HAJMALI ME PESË PARË MYSHEME

SHKRUAN: SEFEDIN KRASNIQI

Hipokritët tucana
Plot pesëmbëdhjetë vite, çele guri gojen. Madje shumica apsolute ia keni puthë dorën sikur papës e ia keni rreh krihët. I keni dhënë epitetin më të mirë të mundshëm. I keni thënë për 15 vite ÇLIRIMTAR… Dhe askush s’ka guxuar as t’i qaj më të dashurit e vrarë krejt pafajshëm, sepse shpalleshin brenda nate tradhtarë e spiunë.
Para, do thoja, pesë viteve, të njejtit u ngritën në këmbë me kucë e me macë, me pula e pata që nga çlirimtari e shndërruat në hajn, në PAN hajnia, në kriminel, në vrasës, në këmbyes tokash të Kosovës (për të shpetuar bythen)!
Tash, pothuajse njëjta tufë hipokritësh keni filluar të “vajtoni” se ngritja e aktakuzës ndaj Thaçit qenka “shembja e themeleve të shtetit të Kosovës”. Gënjetër e gënjeshtarëve tucana. Mos spekuloni më tutje! Mos spekuloni kot!
Secili që është i dyshuar për krime duhet të deshmojë se nuk është fajtor. Kosova nuk ka lindur për tu shkatërruar, se ky apo ai i dyshuar apo i denuar nga drejtësia e ka edhe tapinë e saj në xhep dhe pa të gjithçka fundoset. Kosova nuk është e asnjë individi që ka bartur amblemen e UÇK-së. UÇK ishim të gjithë: dikush me pushkë, dikush me DM e FRS apo $ e diksuh me pendë. Prandaj Kosovës s’mund t’ia lëkund themelet, sikur ndonjë termet, nga denimi apo vdekja e asnjërit prej nesh.
Kosova është e përjetshme!

NB: Vetëm Albini mund të jetë i dëshpruar, sepse për të mbijetuar politiksht duhet ta gjej me qiri e me pishë një oponent politik. Kështu e kanë marksistët anarkistë…

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top