Siç jemi informuar detalisht nga qarqe jozyrtare, por të besueshme të Gjykatës Speciale, për intervistim pranë kësaj Gjykate ftesa është dërguar kaherë edhe në adresë të Hashim Thaçit, president aktual i Republikës së Kosovës.
Duke marrë në konsideratë interesin e shtetit, e ftojmë presidentin e Republikës të jap dëshmi transparence dhe, në rast se ka pranuar ftesë si i dyshuar, para qytetarëve të vendit të dëshmojë përkushtimin e njëjtë si kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj.
Një vend i ballafaquar me anmiqtë më të mëdhenj të qytetnimit autokton shqiptar, ka nevojë për një president unifikues, i cili nuk e fshehë të vërtetën e vet për ballafaqim jodinjitoz me Gjykatën Speciale.
Kosova po rrezikohet nga pushtetarët e pandërgjegjshëm, si dhe elektorati i paemancipuar sa duhet në aspektin politik.