Bedri Curri pak ditë më parë është gjetur i vdekur në një mal në afër të shkollës në Korroticë të Epërme. Vdekjen e Bedriut i cili ishte pjesëtar i UÇK-së, e kanë konfirmuar edhe policia, të cilët thonë se trupin viktimës e kanë gjetur pa shenja jete.
Sipas disa burimeve të “Bota sot”, Curri i cili ishte pjesëtar i UÇK-s, ai ishte edhe një dëshmitar i mundshëm për Gjykatën Speciale. Sipas disa personave, që nuk duan të prononcohen me emër e që e kanë njohur nga afër Bedri Currin, thonë se ai ishte një dëshmitar për Gjykatën Speciale dhe kjo ishte edh arsyeja e vrasjes së tij. Të njëjtit thonë se ai dhe familja e tij nuk kishin hasmëri me askënd, dhe nuk ka pasur tjetër arsye që të qoj deri te vrasja e tij.
Njerëzit që e kishin njohur nga afër Bedriun e përshkruajnë atë si një njeri të urtë, që sipas tyre asnjëherë nuk do të hynte në problem me njerëz. Madje thonë se ai shpesh vinte për vizitë tek familjarët në Korroticë të Epërme dhe së fundi kur u vra, ai kishte ardhur për një vizitë të shkurtër.
Ndryshe, Bedri Curri ishtë bërë pjesë e UÇK-së, kur sapo kishte hyrë në moshën madhore, ndërsa u vra në moshën 37 vjeqare. Bedriu jetonte në Zvicër me familjen e tij, dhe pas la gruan dhe dy fëmijë të vegjël.
Poashtu edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar vrasjen e Bedri Curit.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës, trupi i pajetë i personit të gjetur në orën 16:15, është i një mashkulli 37 vjeçar, B.C.
Policia këtë rast e ka cilësuar si vrasje dhe ka njoftuar se janë duke hetuar rastin.
“Nga ana e ekipit mjekësor është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete, bëhet fjalë për: B.C. mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”.
Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, rasti është cilësuar si vrasje dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. Ndërkohë që nga hetuesit policor me një përkushtim të madh po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit duke intervistuar një numër personash në cilësi të dëshmitarëve apo edhe të tjerë, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, thuhet në komunikatë.
BotaSot