Gjykata çertifikoi Beqajn si kampioni i Edi Ramës në fushën e vjedhjes

Gjykata e Tiranës rrëzon pretendimin e Ilir Beqës, u ankua për denoncimet e kreut  të PD-së Basha për afera korruptive në shëndetësi

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar pretendimin e Ilir Beqës, i cili u ankua për denoncimet që ka bërë kryetari i PD, Lulzim Basha, për hajdutërinë e tij në shëndetësi, më e madhja se në çdo sektor tjetër të qeverisë, për rrënimin e spitaleve, për mungesën e ilaçeve dhe materialeve bazike.

Ky është gjyqi i dytë i Beqajt ndaj Bashës, sepse të parin gjykata e pushoi për shkak se paditësi nuk u paraqit. Ilir Beqaj e ripërsëriti edhe një herë padinë dhe gjykata vendosi ta rrëzojë atë.

Për këtë, reagoi edhe Partia Demokratike, ndërsa thekson se Gjykata e çertifikoi Beqën si kampionin e Ramës në fushën e vjedhjes.

“Gjykata e Tiranës ka rrëzuar pretendimet e Ilir Beqës, i cili u ankua për denoncimet që ka bërë kryetari i PD, Lulzim Basha, për hajdutërinë e tij në shëndetësi, më e madhja se në çdo sektor tjetër të qeverisë, për rrënimin e spitaleve, për mungesën e ilaçeve dhe materialeve bazike. Z.Basha dhe Partia Demokratike kanë denoncuar ashpër koncesionet e check-up dhe të sterilizimit, afera të pastra financiare, ku Beqaj ka firmosur ndarjen e 350 milionë eurove me klientët e tij dhe të Edi Ramës. Ilir Beqaj ka qenë vazhdimisht i akuzuar nga kryetari i PD dhe nga mbarë opinioni publik, si hajdut me çizme, si kampioni i korrupsionit, që e ka kthyer shëndetësinë në kantierin më të madh të përfitimit për veten e tij e për Ramën, ndërkohë, duke sjellë rrënimin e shërbimit më të rëndësishëm në vend , që i ka kushtuar edhe jetën jo pak qytetarëve.

Me Ilir Beqën, spitalet s’ kanë ilaçe, mungojnë dorashkat për operacionet, pacientët shtrihen koridoreve, nuk ofrohet kimioterapia sepse nuk punon pajisja e kobaltit, medikamentet e skaduara po bëjnë kërdinë, ndërkohë që ministri u dërgon mesazhe qytetarëve që kanë ndërruar jetë pikërisht për shkak të rrënimit që ai ka shkaktuar. Gjykata e Tiranës sot, edhe pse nën shantazhet e vazhdueshme të hajdutit Ilir Beqaj, ka çmuar se akuzat për korrupsion në shëndetësi, nuk janë shpifje.

Tashmë është e çertifikuar edhe zyrtarisht se Ilir Beqaj, është kampioni i Edi Ramës në fushën e vjedhjes, dhe përgjegjës për krimin e madh që bëhet ndaj shqiptarëve me kthimin e shëndetësisë në biznesin më të madh Rama-Beqaj, në kurriz të qytetarëve”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top