Gjermania e pushtoi Mitrovicën në vitin 1941, ndërsa Franca e çliroi më 1999!

Në pronocimin rreth bisedimeve të Hashim Thaçit me Serbinë në Bruksel, kryetari i LVV-së, Albin Kurti, shkretoi me sa vijon:

“Mbrëmë në Bruksel u zhvillua takimi i tretë i Thaçit me Vuçiqin. Edhe ky takim pa mandat nga Kuvendi, pa platformë parimesh e pa ekip negociator. Nga një njeri pa legjitimitet e pa kredibilitet, pa kompetencë e pa autoritet. Plani i Serbisë për marrjen e veriut të Kosovës është lakmi shovene e admirim nostalgjik për Gjermaninë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. 75 vjet më vonë, Serbia e do pjesën e Kosovës që ishte nën Gjermaninë e Hitlerit. Kolaboracionisti i saj shqiptar, kësaj radhe është president yni. Por, shekulli është tjetër…

Sot, më 9 nëntor, janë bërë katër muaj prej se qeveria na e solli në Kuvend raportin mbi arritjet dhe sfidat në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit. Mirëpo, Kryetari i Kuvendit dhe veglat e tij në kryesi aty, nuk e dëshirojnë shqyrtimin dhe vlerësimin e dialogut 2011-2017, marrëveshjet e bëra dhe rezultatet e tyre. Që prej 9 korrikut 2018, ai nuk do që ta fus në agjendë parlamentare e ta sjellë në seancë plenare këtë raport të qeverisë. Ky kryeparlamentar është kolaboracionist i kolaboracionistit.”

Albin Kurti, jo vetëm si kryetar i LVV-së, por edhe si kuadri më i preferuar i stafit marksist-leninist, pasues besnik i gënjeshtrës së madhe të Millan Zeqarit e Pavle Joviçeviqit, para se ta gënjejë opinionin shqiptar për realitetin e vitit 1941, duhet të ballafaqohet me gabimet e veta trashanike dhe ato të shokëve të tij që e kanë mbështetur puçin ushtarak, duke e shkelur rëndë vullnetin e kombit shqiptar të shprehur në Deklaratën e Pavarësisë (2 Korrik 1990), Kushtetutën e Kaçanikut (7 Shtator 1990), si dhe Referendumin e vitit 1991.

Albin Kurti, prononcimi juaj nuk është asgjë tjetër, përpos minim i qëllimshëm i përpjekjeve të Gjermanisë, për ta ndaluar ndarjen e Kosovës.

 

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top