Gazetari rus pyet këshilltarin e Trumpit për Kosovën, përgjigjia e tij shokon Serbinë

Politika amerikane karshi Kosovës nuk pritet të ndryshojë, sidomos pas ardhjes në pushtet të Donald Trump, për të cilin thuhet se “do të ketë raporte të mira me Rusinë”.

Dje, në një konferencë të stafit të Trump, një gazetar rus ka pyetur se cila do të jetë qasja amerikane karshi Kosovës. Përgjigja e njërit prej këshilltarëve të presidentit të porsazgjedhur amerikan ka lënë të nënkuptohet se politika e jashtme amerikane nuk do ta ketë Kosovën në krye të agjendës.

“Çështja e Kosovës do të trajtohet ashtu siç është trajtuar deri tash. Do t’i ndihmojmë ata të vendosin për veten e tyre e për të ardhmen. Ne kemi probleme më të mëdha për t’u marrë nëpër botë”, ka qenë përgjigja e këshilltarit të Trump në pyetjen e gazetarit rus, në konferencën që ka zgjatur rreth tre orë e gjysmë.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top