GADISHULLI ILIRIK DHE E LIGA QE I RRI SIPER

SHKRUAN: SYLË BAJRAMI

Vendkufi i popujve te ndryshem, i kulturave te ndryshme, i religjioneve e i ideologjive te ndryshme.
Per nje bashkjetese, ne paqe, dhe per nje mireqenje te te gjitheve, paksa e veshtire.
Por, gjithesesi, e mundeshme.
Resurset natyrore, fuqia e punes, pozita gjeostrategjike jane me se te mjaftueshme per nje zhvillim dhe per nje qendrushmeri te raporteve te mira fqinjesore.
Dhe, shtrohet nje pyetje e thjeshte qe kerkon nje pergjigje teper te zoreshme.
Pse po ndodhe e kunderta?
Luftera, perplasje, varre, hasmeri e varferi , ketu, ne kufinjet e nje Europe tjeter e pjese e se ciles eshte edhe ky Gadishull.
Pse!?
Ku eshte faji dhe kush eshte fajtori!?
Nje mentalitet mesjetar!
Nje kapercim, atehere kur nuk duhej, dhe nje rikthim mbrapa, i vonuar, ne sistemin kapitalist!?
Apo, nje interesim i nje spektri me te gjere, qe ky Gadishull te mbetet keshtu si eshte. I varfer, me konflikte dhe me kufinje te pakapercyeshem, ne mes te banorve, qe e popullojne kete Gadishull.
Ata qe po e paguajne çmimin me te larte te kesaje te keqeje jemi ne, shqiptaret.
Arsyeja eshte krejt e thjeshte.
Sepse jemi populli autokton.
Ata qe erdhen, kuptohet, si pushtues, perdoren te gjitha menyrat per te na mbajte te pushtuar.
Na coptuan.
Na vrane.
Na syrgjynosen.
Na bene deri edhe Perandor, vezir, gjeneral e kryetar shtetesh qe nuk ishin tonat.
Na asimiluan duke na e mohu shkollen, duke na e mohu lutjen ne gjuhen amtare, duke na e mohu urdherin ne gjuhen e nenes.
Dhe, ne, prap mbetem pjese e keti Gadishulli.
Gjate tere kesaje historie, e edhe sot, armikun me te madh e patem ketu brenda.
Brenda ,sepse asnjehere nuk ditem dhe nuk arritem qe te kemi Kryetar qe do te udheheqte shqiptaret.
Gjeneral qe do te ju printe, ne lufte, shqipetareve.
Mesues qe do te mesonte femijte e shqiptareve…..!
Atehere e edhe sot, kryetar te pjeseve, gjeneral te ushterive, mesues te shkollave, andej e kendej, ne disa cope shtete, cope ushtrishe e cope shkollash.
Pse nuk behen bashk!?
Nuk i lene apo nuk deshirojne.
Te dyat. Por kjo e dyta po del shume e fuqishme.
Nese keta lider, qe i kemi, jan pengese atehere fajin e ka populli qe i zgjedh.
Nje eshte e sigurt.
Te bashkuar te gjithat do ti kishim me shume.
Por do te ishim me te fuqishem ne perballje me te keqiat qe kane gjete strehe ne Gadishullin Ilirik.
Keshtu sikur jemi ,te ndare, na pret nje kohe teper e veshtire.
Nuk do te arrijme ti ndalim te gjithe “Trenat” qe do ia mesyjne ketyre trojeve, edhe ashtu te tkurrura e te shkretuara me shekuj.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top