Shkruan: Dr. Rexhep Gjergji
Shenjëzimi i vijës kufitare me Malin e Zi është bërë temë kryesore që shqetëson publikun kosovar dhe ka paralizuar pjesërisht institucionet e Kosovës për një vit e më tepër. Kjo për faktin se marrëveshja e nënshkruar vitin e kaluar në mes Kosovës dhe Malit të Zi ishte bërë larg syve të publikut, pa bashkëpunim me ekspertët, duke anashkaluar plotësisht Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe ankesat e pareshtura të qytetarëve, tokat e të cilëve mbesin brenda territorit të Malit të Zi me marrëveshjen e nënshkruar. Për pasojë reagimi ishte mjaft i ashpër, herë herë edhe me mjete jodemokratike, dhe nxori në pah një numër të madh lëshimesh të cilat i kishte bërë Komisioni shtetëror i Kosovës për Demarkacionin. Analizat detaje që bënë grupe ekspertësh, dëshmitë e qytetarëve të Pejës dhe komunave tjera që preken me këtë marrveshje sollën fakte të pakundërshtueshme se me marrëveshjen e nënshkruar Kosova humbë mbi 8300 hektarë tokë me kullota, burime ujrash, pasuri pyjore dhe mbi të gjitha, Kosovës i zihen pozita të rëndësishme strategjike, fakt ky që për Kosovën paraqet rrezik permanent.
Përkundër të gjitha këtyre, në vend që Qeveria e Kosovës këto shtetësime reale dhe të bazuara t’i adresojë dhe t’i trajtojë me seriozitein e nevojshëm, ajo me një arrogancë të papërmbajtur kërcënoi, ofendoi, denigroi, etiketoi dhe s’la gjë të keqe pa bërë me të vetmin qëllim që tua mbyllë gojën të gjithë atyre që guxojnë të flasin dhe të kundërshtojnë këtë marrveshje të turpshme të nënshkruar me Malin e Zi. Dhe më e keqja, gjithë kësaj fushate të egër e të shfrenuar kundër oponentëve të marrëveshjes po i prijnë kryetari dhe kryeministri i Republikës të cilët do të duhej të ishin gardianët e mbrojtjes së tërsisë territoriale të vendit dhe do të duhej të falenderonin të gjithë ata që për motive thjeshtë patriotike dhe profesionale po bënin një punë të shkëlqyer në interes të vendit. U deshtën më tepër se një vit që të organizohej një debat profesional e shkencor për trajtimin e kësaj cështje. Për çudinë e të gjithëve, në fjalët e tyre hyrëse, kryetari dhe kryeministri i vendit prejudikuan rezultatin e debatit duke paralajmeruar se marrëveshja e demarkacionit brenda ditësh do të votohej në Kuvendin e Republikës!
Debati i 3 gushtit vërtetoi katërcipërisht se Kosova humbë mbi 8300 hektarë tokë. Grupi i ekspertëve nxori nëj mal argumentesh (fakte dhe dokumente) që e vërtetojnë këtë të keqe që po i servohet Kosovës me dhunë nga kreu i saj shtetëror. Pyetjet e shtruara nga grupi i ekspertëve dhe deputetët pjesëmarrës në Konferencë nuk morën asnjë përgjigje përveç deklaratave të qullta që u referoheshin dokumenteve të ndryshme të cilat nuk ishin aspak relevante për temën që diskutohej.
Deklarata e qeverisë, pothuajse ende pa mbaruar konferenca, dhe procedimi i menjëhershëm i marrëveshjes për votim në Kuvend, shënoi kulmin e panikut të Qeverisë nga përgjegjësia për dëmin e madh që po i shkakton vendit me këtë marrëveshje. Shpjetësia e procedimit të marrëveshjes në Kuvend ishte përpjekje që marrëveshja të kontarbandohet në Kuvend ende pa u konsoliduar mendimi i deputetëve nga faktet tranditëse që dëgjuan në Konferencë.
Përkundër propagandës gebelsiane qeveria nuk arriti të siguroi numrin e nevojshëm të votave të deputetëve për votimin e dokumentit. Të gjendur të mbështur për muri ata u detyruan që votimin në Kuvend ta shtyjnë për një shtator 2016.
Ndërkohë u intensifikua fushata ndaj deputetëve që po e kundërshtojnë këtë marrëveshtje të dëmshme për Kosovën duke i akuzuar e deniguar me sajesa nga më të ndyrat. Koncentrimi i fushatës po drejtohet kundër deputetëve “rebel” dhe ekspertëve të cilët nxorën në pah dhe vërtetuan dëmin që i bëhet Kosovës.
Në këtë mësymje kundër deputetëve “rebel” fatëkeqësisht prinë udhëheqja e LDK e cila me fabrikime nga më të ndytat përpiqet të shuaj çdo zë që guxon të mos pajtohet me kryetarin e partisë dhe rrethin e tij të ngushtë të kryesisë, të cilët me shumë vendosmëri hecin rrugës së shkatërrimit të LDK dhe rrugës së tradhëtisë së ndaj vëndit. Deklarata e tyre e bërë dje në emër të LDK e vërteton këtë fakt.
Nuk e di se si më ngjanë ky vit me vitin 1988/89? Situata, individ dhe deklarata që po përsëriten!
Prandaj, ju bëj apel deputetëve te Kuvendit të Republikës së Kosovës, veçanërisht atyre të LDK, që të mos votojnë këtë marrëveshje. Le ta mbajnë me dinjitet besimin e dhënë nga votuesit e tyre. Le të mbetet kjo marrëveshje vetëm si një përpjekje tradhtie e dy nënshkruesëve të saj dhe Kryeministrit të Kosovës që është bërë avokati më i madh i Malit të Zi vetëm që të ruaj karrigën e vet.
Nese ty te ngjan kjo sot me vitin 1988/89 …..me me lejo me ta qkërdhy bash at non te qenefit komunist matematikor.
SI DUKET DISA KOSOVARE NUK DIN KUPTIMIN E TOKAVE TE TYRE, OSE JAN PRO MALAZES, ATA QE KAN NENSHKRUAR , PA TJETER KAN MBUSHUR XHEPAT, SOT DHE PRESIDENTI AMERIKAN QE JU DHA LIRIN KOSOVARVE KA BERE NJE KOMENT, THOT, JAN FJALET E TIJ, UNE NUK KUPTOJ KOSOVARET, ATA DERDHEN GJAK PER TOKAT E TYRE, ME MIJRA DESHMORE, DHE PO JA FALIN TOKAT MALIT TE ZI, SKA KUPTIM.