FTESË PUBLIKE

Duke pas parasysh zhvillimin e ngjarjeve politike në vend dhe mënyrën e funkcionimit të Shoqatës së Veteranëve, me vetëdije të shëndoshë dhe përgjegjësi morale i bëj ftesë publike z. Fatmir Limani për një takim të përbashkët ku temë diskutimi do të jetë dorëheqja ime nga pozita (de jure) e kryetarit të SHVL-së dhe fshirja e emrit tim në regjistrin qëndror të RM-së dhe ate:

1. Kërkoj që edhe formalisht të pranoni autorizimin për organizimin e punës së mëtutjeshme të shoqatës sidhe mbajtjen e Kuvendit vjetor i parapar sipas ligjit për shoqata qytetare, Statutit dhe akteve tjera të shoqatës;

2. Autorizimin për deponimin e nënshkrimit në bankë;

3. Arsyeja e lartshënuarës është si rezultat i moskoordinimit dhe mosfunkcionimit të deritanishëm dhe pasoj e së cilës janë moszbatimi i obligimeve dhe detyrimeve ligjore siç janë:

a. Përgatitja, nënshkrimi dhe dorëzimi i llogarisë përfundimtare në fund të çdo viti;

b. Mungesa e mbajtjeve të mbledhjeve të kryesise dhe organizimi i Kuvendit për miratimin e llogarisë përfundimtare dhe raportit vjetor të punës së shoqatës; dhe

c. Ky gjest i imi besoj që pozitivisht do të vlersohet edhe nga anëtarët tjerë të Kryesisë, me shpresë të debllokimit të pengesave dhe ecurisë së mbarë në organizimin e punës procedurale dhe aktiviteteve të mëtutjeshme të shoqatës konform programës së saj.

4. Nëse nuk marë përgjigje kthyese, do të jem i detyruar të marë iniciativ për çregjistrimin e SHVL-UÇK-së nga regjistri qëndor duke e pushuar aktivitetin e saj dhe duke e liruar veten time nga përgjegjësit dhe obligimet ligjore.

Mbetem me shpresë që pozitivisht do t’i përgjigjeni ftesës sime qëllimirë me intereses të përgjithshëm dhe në veçanti për ruajtjen dhe kultivimin e mëtutjeshëm të vlerave të dalura nga lufta legjitime e popullatës shqiptare në Maqedoni dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Me respekt
Daim Hiseni, Kryetar i SHVL të UÇK-së

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top