FTESË E KRYETARIT TË BALLIT KOMBËTAR DEMOKRAT NË KOMUNËN E GJAKOVËS

Të nderuar qytetarë të komunës së Gjakovës

Komunës tonë, sot më shumë se kurrë i duhet një forcë politike me vizion të qartë për zhvillimin ekonomik, arsimin, shëndetsinë, politikën komunale dhe çështjen e adresimit të interesave tona kombëtare në nivel të Republikës së Kosovës. Nuk duhet të harrojmë se Gjakova, jo rastësisht është lënë pas dore! Mendoj se ka ardhur koha që bashkarisht ta ndryshojmë këtë gjendje dhe t’i adresojmë shqetësimet tona të drejta përmes Degës së Ballit Kombëtar Demokrat në komunën tonë. Unë, Ilir Kabashi, kryetar i posazgjedhur i Degës së BKD-së në komunën e Gjakovës, ju ftoj të gjithëve: intelektual, afarist, artist, sportist, zejtar, blegtor etj., që të bashkoni forcën tuaj intelektuale dhe atdhetare me degën tonë. Ju premtoj kreativitet, strukturë, hapësirë dhe mundësi participimi e veprimi modern politik. Jam i bindur se duke shfaqur vlerat tona të kulturës së bashkpunimit, ne do i arrijmë rezultatet dhe do i realizojmë pritshmëritë e qytetarëve të Gjakovës. Në këtë rrugëtim të përbashkët ne do hasim në batica dhe zbatica, qofshin ato në nivel të komunës apo në nivel të Republikës, por megjithatë, unë jam i bindur se së bashku me Ju, ne do ia dalim të jemi shembull i sjelljes së mirë, si dhe veprimit e gjykimit të drejtë. Për komunën tonë! Për Gjakovën konservatore! Aderoni te Dega e Ballit Kombëtar Demokrat.

Ju mirëpres krahëhapur në radhët tona

I Juaji

Ilir Kabashi, Kryetar i Degës

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top