FRIKA NGA EMISARËT E BOLTON-it, THAÇIT, DHE INATI I RAMUSHIT

SHKRUAN: RAMAZAN BEKTESHI – Alexandria, Virginia

SHKURT E SHQIP

Prishtinë, 1. Shatëll-diplomacia me emisarët e Bolton-it javën e kaluar ishte një mision i dështuar jo-diplomatik dhe amatoresk i ekipit të Këshillit për Siguri Kombëtare. Ata gabimisht zgjodhën Bondsteel-it si kërcnim për të frikësuar politikanët shqiptar. Fatkeqësisht, ata nuk frikësuan politikanët kryeneç por popullin liridashës që me atë bazë është i lidhur emocionalisht. Emisarët e Bolton-it harruan për një çast sentimentin dhe dashurinë e sinqertë te shqiptarëve ndaj Amerikës. Amatorizëm treguan edhe politikanët tanë, që lajmin që u kumtua jo që s’e mbajtën në konfidencialitet por rrufeshëm e përhapën për të bë fajtor kundërshtarët politik. Ky s’ishte qendrim zyrtar amerikan por bota virtuale dhe mediat e masakruan lajmin duke e shëndrruar në një spektakël tmerri dhe agonie. Kjo nuk duhet te zvogloj seriozitetin e vërejtjes amerikane për Tarifën e ripërseritur në Shkup nga Filip Riker. Ka një të mirë këtu, ambasada amerikane në Prishtine ishte e dinjitetshme.

Tiranë, 2. “Samiti i diaspores” ishte një show i Rames dhe HTH për të promovuar politikat e tyre tinzare, bizarre, vëllavrasëse e të tradhëtisë. Kryefjala ishte ‘dispora’ por pas saj mëshihej trojka (Rama, HTH, Ali). Pati fjalime te zjarrëta te HTH por i nivelit fillor dhe mori ovacione nga kori fillor. Retorika e HTH vazhdon edhe pas Tiranës, ai mbetet figura më e urrejtur dhe kontraverze në Kosovë për momentin, jo vetëm përshkak të rrenave pa kripë, por pse ‘e solli ujkun në stan’.

Në mal, 3. Ramushi si për kob vazhdon me kokëfortësinë e tij prej muri. Asnjë nga sanksionet që u ndërmorrën ndaj tij dhe kadetëve tanë nuk i bëjnë përshtypje, por me demagogji njejtë si HTH, vazhdon të arsyetoj inatin. Zatën HTH s’e nënshkruante Rambujenë e tash një komandant tjetër nuk nënshkruan tarifën që është duke u shëndrruar në kontrabandë. Rënjen e Ramushit po e shfrytëzojnë kundërshtarët e tij politik në emër të pro-amerikanizmit e që në fakt nuk janë as përafërsisht me pro-amerikan se Ramushi, ndoshta, me pro-rus. Mirëpo, nuk mjafton vetëm të thuash se jam pro-amerikan e mos t’i dëgjosh miqtë. Ramushi shkoi kurban për hirë të inatit të vet dhe hileve të atyre qe e shtinë në valle. Pas tij radhën e ka HTH me kompani, sepse komandantët, le qe s’dinë të udhëheqin shtet por edhe ia bëjne varrin shtetit dhe njëri tjetrit. Rënja e Haradinajt në kulmin e popullaritetit të tij që udhëheq në sondazh ndaj HTH do të ishte një hile e madhe e HTH dhe një kokëfortësi irracionale e Ramushit.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top