Vizita e Sekretarit të Shtetit John Kerry në Shqipëri është vizitë historike, sepse ajo mbështetë vazhdimësinë e thellimit të miqësisë dhe trajtimit me prioritet të marrëdhënjeve strategjike të të gjithë shqiptarëve në siujdhesën ilirike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në mbamendjen kolektive të kombit shqiptar, rikujtohet me nostalgji edhe vizita e ish-Sekretarit të Shtetit James Baker në vitin 1991.
Në VITIN JUBILAR, 25-vjetorin e rënjes së sistemit komunist, ne mund të pohojmë se marrëdhënjet shqiptaro-amerikane janë kultivuar si asnjëherë më parë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me forcën e besimit të patundur te liria dhe demokracia, e garantuan kapitulimin e planeve shfarosëse dhe largimin e soldateskës serboruse nga Kosova. Ato i dhanë dhe po i japin një ndihmë të pakursyer Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugën e tyre drejt integrimeve kombëtare dhe euroatlantike. Prandaj, në këtë vizitë domethënëse për të gjithë shqiptarët, ia vlenë të përkujtojmë edhe mesazhin e ish-Sekretarit Baker, “FREEDOM WORKS”.