FOTOMORGANAT NË PËRCEPTIMET POLITIKE

Shkruan: Profesor Rrustem Bajraktari, Nënkryetar i Ballit Kombëtar Demokrat për Republikën e Kosovës

Vetbesimi injorant i disa liderve partiak, po i fundosë nga dita në ditë shpresat për mëvehtesi, siguri, punësim, drejtësi dhe prosperitet. Kjo është rrjedhojë e vetidolatrisë së disa liderëve që edhe kur nuk shohin, pohojnë se shohin, edhe kur nuk dijnë, deklarohen si të ditur, e edhe kur janë në gjumë, thonë – zgjuar jemi.

Të jesh nikoçir në një familje kërkohet kujdes e lere më të bëhesh kryeminister e president i një populli-shteti sikur këta që i kemi dhe bëjnë gjymeri me armiqët duke u falur me mijëra hektar tokë dhe mbjellin shtete brenda Kosovës! Te ne ishin dhe mbetën thembër e Akilit: Enveristet, Titistet e Rankoviqistet, disa nga të cilët janë kyqur në qeverisjen e Kosovës, të cilët duhet ta dijnë se duhet ditur ditur alfabeti politik, për tu kuptuar teksti politik, duhen ditur aksiomat ideologjike, për tu kuptuar filozofia e politikës globale, rajonale apo vendore. Në të gjitha segmentet e partitures politike, ne si popull çalojmë edhe për atë, sepse besojmë lehtë dhe harrojmë lehtë.

Në këtë aspekt, sa fleksibël janë sërbo-malazezët, ju përkujtoj se në qershor të vitit 1944, në Ravna Gora, 20 000 çetnik i hoqen kokardat e i vunë titovkat me yll në kokë. Prej tyre u formua BRIGADA E BOKELIT dhe Brigada e Dytë proletare MALAZEZE, që kaluan nëpër Shqiperi per të na sulmuar kah shpinda tok me 3 brigada shqiptare. Komandanti çetnik Bogolu Paviqeviq u bë shef i OZNES dhe PROKUROR për likuidimin e BALLISTËVE dhe nacionalistëve shqiptar, duke na vu zgjedhen per mbi 5 dekada plot mizori e tirani gjenocidale robëruese. Pra, mjerë populli të cilit i prijnë të pa ndërgjegjshmit dhe të paditurit.

Aktualisht na duhet fokusim i diturisë, që të shpëtojmë nga humnera e diletantizmit politik dhe korrupsionit të një shtrese që konsiderojnë veten si të vetmit të merituar në luften paraprake. Të kthjellemi sëbashku që ti japim prioritet shoqerores ndaj individuales, prioritet kombëtares ndaj farefisnores, prioritet shtetit ndaj korrupsionit, prioritet drejtësisë ndaj hipokrizisë! Respekt ndaj opinionit tonë që po perjeton në kurriz peshën e rëndë te hipokrizisë aktuale politike në mbarë trojet tona ARBËRORE!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top