Fjalimi i Trump që tronditi botën

Shkruan: Rexhep SHAHU

Vendosja jonë është gati të zëvendësojë një sistem të dështuar dhe të korruptuar. Me një qeveri të re të kontrolluar nga ju, amerikanët. Media dhe organizatat ekzistojnë vetëm për një gjë, të pasurohen për veten e tyre. Këto organizata kanë triliona dollarë në lojë në këto zgjedhje. Fushata jonë paraqet një rrezik serioz për këto organizata. Këto nuk janë zgjedhje për katër vitet e ardhshme, por një udhëkryq që do të vendosi nëse ne, njerëzit, do të marrim kontrollin mbi qeverinë tonë. Të njëjtët organizata politike janë fajtore për të gjitha fatkeqësitë tona tregtare dhe emigrimin masiv.
Këto organizata politike janë fajtore për ikjen e fabrikave nga amerika në meksikë dhe kinë. Është një strukturë e fuqishme botërore që është përgjegjëse për gjendjen tonë ekonomike. Vendimet e tyre kanë sjellë zhvatjen e klasës punëtore dhe zhvatjen e vendit tonë duke sjellë që pasuria të përqëndorohet vetëm në xhepat e disa korporatave dhe organizatave politike.

Kjo është një përpjekje për shpëtimin e kombit tonë dhe kjo do të jetë mundësia e fundit për ta shpëtuar. Këto zgjedhje do të vendosin nëse ne jemi një vend i lirë apo thjesht kemi iluzionin e demokracisë dhe jemi duke u kontrolluar nga një grup i vogël me interesa speciale.

Ky është realiteti, ju e dini, ata e dinë, unë e di dhe pak a shumë e gjithë bota e dinë që “makineria Klinton” është në qendër të kësaj gjeje pasi e këmi parë edhe vetë në dokumentat e rrjedhura nga WIkiliks, ku Hillary Klinton takohet me banka ndërkombëtare për të planifikuar dëmtimin e sovranitetin tonë me qëllimin që të pasurojë akoma edhe më shumë këto fuqi botërore, miqtë e saj me interes të veçantë dhe financuesit e saj. Por, ndershmërisht ajo duhet çuar në burg.

Arma më e fuqishme e lëshuar nga Klinton është media dhe shtypi. Lë të jemi të qartë për diçka, Media Korporative nuk është më e përfshirë në gazetari por, janë një grup me interes të veçantë ku nuk ndryshojnë aspak nga një lobist, me një kapital ekonomik dhe më nje agjendë politike dhe kjo agjendë nuk është për ju por, është për ata vet dhe kushdo që u del kundra është një abuzues seksual dhe një racist. Ata do të gënjejnë, gënjejnë, gënjejnë dhe përsëri do të bëjnë atë çfarë është e nevojshme për të arritur qëllimin e tyre.

Klintonët janë kriminelë, mos harroni që organizata që i mbron ata është përfshirë në një fushatë masive kriminale të mbushur me gënjeshtëra duke përdorur departamentin e shtetit dhe fondacionin “Clinton” për t’i mbajtur ata në fuqi. Ata do të hidhnin çdo gënjeshtër kundër meje, familjes time dhe të dashurve të mi, duke provuar gjithçka për të më ndaluar. Gjithsesi, i pranoj këto “shigjeta” për ju dhe për lëvizjen tonë, në mënyrë që të mund të marrim sërish mbrapsht vendin tonë.

E dija që kjo ditë do të vinte por, nuk e dija kur… Dhe e dija që njerëzit Amerika do të ngiheshin mbi gjithçka për të votuar për të ardhmen që ata meritojnë. E vetmja gjë që mund ta ndalojnë këtë “makineri” jeni ju dhe e vetmja forcë aq e madhe sa të mund ta shpëtojë këtë vend jemi ne. Të vetmit njerëz që mund të votojnë për të shembur këtë administratë të korruptuar jeni ju, njerëzit Amerikanë. Qytetërimi jonë ka ardhur në një moment kritik, unë nuk kisha nevojë që të kandidoja për president. Kam ndërtuar një kompani të madhe dhe kam një jetë të mrekullueshme. Mund të kisha ndenjur duke shijuar frytet e viteve të shumta të bizneseve të suksesshme me familjen time ne vend që të bëhesha shënjestra e këtyre sulmeve dashakeqëse. Por ky vend më ka dhënë kaq shumë gjëra saqë ndihem shumë i fortë dhe gati për t’i dhënë këtij vendi që e dua shumë diçka mbrapsht.

Po e bëj këtë për njerëzit, për lëvizjen dhe do ta marrim sërish këtë vend për ju dhe do ta bëjmë Amerikën të madhe sërish.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top