At Ambroz Martini NË KONGRESIN E LIDHJES KOSOVARE 1973

Ushtarë e ushtare të Kosovës Shqiptare, mirë se ju kemi gjetë!

Faleminderit me zemër organizuesve të çmueshëm të këtij Kongresi Botënor Kosovar, që kanë pasë mirësinë me më thirrë, edhe jam krenar në shpirt, si meshtar shqiptar, si Françeskan i qerdhes At Gjergj Fishtës me kenë në zemrën e kosovarëve, se i mbajë në zemër, i ruej në zemër, i mbrojë me shpirt, e për të cilën kam punue dhe do të punoj deri në frymën e fundit të jetes teme.

At Daniel Gjaçaj, Françeskan Shqiptar me të cilin kam folë dje në telefon, i cili asht i zgjedhun prej Papës së Shejtë si përfaqësues i përgjithshëm për të gjithë katolikët shqiptarë në Botën e Lirë, më ka ngarkue me ju thanë kosovarëve këto fjalë:

“Gjithmonë e gjithkund, ne Fretënve Françeskan na keni me ju, për Kosovën Tuej dhe për Kosovën tonë. Trimat e Kosovës, ku sot pushojnë 60 000 mijë trupa të ri, e ku pushojnë ndër ta Françeskan të pushkatuem prej armëve barbare serbijane, n’atë Kosovë e kena mendjen, n’atë Kosovë e kena zemrën, n’atë Kosovë i kena të koncentrueme të gjitha aktivitetet tona si Françeskan Shqiptarë, me pa T’REALIZUEME lirinë e Kosovës tonë Shqiptare.”

Prej Kalifornie, ku e zhvilloj aktivitetin tim kombëtar, por edhe si fetar jam i ngarkuem prej Sekretarit të Ballit Kombëtar Nue Prennushit me ju pru të flakta urimet ma të përzemërta për ju, për Kosovën tonë, prej tij dhe prej të gjithë shqiptarëve të mirë që luftojnë për nji Shqipni etnike.

***

Shqipnija etnike, ky Flamur Kuq e Zi dhe lirija fitohen vetëm prej njerëzve që nuk zbrapsen. Sa llafazana që flasin rrugash e qesin fletushka e gazeta të kamuflueme komunistash, që organizohen për me shkatërru fuqitë kosovare, ata janë anmiqtë e Shqipnisë, janë anmiqtë e Flamurit Kuq e Zi. Shqipnija etnike ka vetëm nji Zot. Shqipnija etnike ka vetëm nji përfaqësi, nji komitet. Sa parti dollarësh lejnë e rrëxohen, çohen e ulen si bora në shi, ne nuk na interesojnë dhe nuk duhet asnjëherë të na interesojnë. Ne e kemi Ballin Kombëtar, i cili ka lind në ditët e zeza të 7 prillit 1939 në zemrën e rinisë shqiptare. Dëshmija e lirisë, dëshmija e pamvarësisë, trimat e provuem të Ballit, ushtarët e dalluem kanë punue, janë orvatë me shpirt për me mbajtë nalt Flamurin Kuq e Zi, dëshirën e Shqipnisë etnike.

Si frat shqiptar, i kam ra kryq e tërthuer Shteteve të Bashkueme, jam 26 mote larg Shqipnisë teme, larg Shqipnisë tuej, jam si ju, emigrant politik. I kam ra kryq e tërthuer Australisë. Jam orvatë me i lexue në fytyrë shqiptarët, me e përshkue zemrën e shqiptarëve. Krenohem dhe gëzohem që shoh se anëtarët e Ballit Kombëtar janë gjithmonë të ri, janë gjithmonë kreshnikë, kanë zemra çeliku dhe askush nuk ja u mohon të drejtën se janë ri, sikurse asht e re për jetë të jetëve ideja e Ballit Kombëtar, feja jonë jetike, Shqipnija etnike.

Duhet prandaj, Ju kosovarë, vllaznit e mi, me i koncentrue fuqitë tueja rreth njerëzve që dinë me hecë, rreth njerëzve që nuk ju mungon guximi, rreth atyre që janë ushtarak të lindun, rreth ballistave të cilët e kanë tregue vehten se janë të pamohueshëm. Janë ushtarë që s’përkulen, janë trima që s’dorëzohen dhe atë Flamurin Kuq e Zi e mbajnë në shpirt, e mbajnë në zemër edhe nën pranga, nën kundërshtime, nën çpifje, nën paditje, nën njimijë trazime prej anmiqve t’Shqipnisë, prej të huajve dhe prej shqiptarëve.

Lufta bahet prej burrave, prej trimave, kurse organizimi bahet prej njerëzve që janë strateg të lindun. Zoti sekretar, jemi të betuem në Flamurin Kuq e Zi e mbi vorret e 60 000 mijë kosovarëve, me ju ndihmue me zemër e me shpirt, po ta lypi fjala e klerit, prej rrugave, prej shkollave, në lufta e kundërshtime, na keni me ju. Po ta lypi shkambi, po ta lypi pena, s’kemi me ju shmangë. Fjala jonë, muhabeti jonë për shpirt e për hirin e Atdheut, e jo për interesat, asht me ju, sepse ne jemi të edukuem në shkollen e Fishtës së Madh, i cili tha:

“Der sa t’muj me ligjërue,
e der’ sa gjallë me frymë un jam,
Kurrë Shqipni s’kam me t’harrue,
Edhe n’vorr me t’përmed un kam.”

Do të orvatemi me shpirt me ju ndihmue, me kanë me ju në të gjitha rrethanat që kërkojnë përparim, organizim shpirtnor për Kosovën tonë, për Kosovën tuej, për Kosovë e Çamëri, e për Shqipninë tonë të lirë. Ju them të mirreni vesh ndër veti ju që fort e dini dhe e ndieni në shpirt nevojën e lirisë së Kosovës, nevojën e lirisë së Çamërisë, nevojën e Shqipnisë etnike. Duhet me ditë, si trima që keni kenë, si burra qi keni kenë të parët, të jeni të organizuem, të bashkuem pa kurrfarë interesi veçse për Shqipni etnike.

Por, mjerim në kurbet, në taksirat kam pasë rast me pa Kosovën e robnueme, kam pa vorret e vllazënve të mij e vllazënve tuej. Kosovar, më ka tesh shpirti, më ka lotue zemra gjak, asht e pamujtun që na mund të jetojmë me rracën e shkjaut, se si njohim asnji për be; na shqiptar, ata janë shkje. Ne s’na mban nji qiell e dhé.

Unë, si meshtar katolik e simbas drejtuesve Françeskan kam obligim, i pari i të cilëve para 800 vjetëve thotë:

” Të lumët ata që orvaten për paqen, se kanë me u thirrë t’bijtë e Zotit”.

T’ishim bashkë ndoshta nëpër këto kohë po, por jo, kurrë nuk e mbajë, kurrë për së gjalli, se jam rritë në shkollën e Fishtës, i cili thotë:

“Asht ma mirë ndën dhé me ra, se për së gjalli me ndejt nën shkja”.

Kur Ali Pashë Gucia do lente vendin, nusen e re e djalin në djep dhe do shkonte nga Kosova me u marrë vesh për punët e Shqipnisë, kthehet dhe i thotë grues:

“Në kjoftë se Mali i Zi vjen kup e bjen këtu në Guci, deri sa të jetë djali kërthi, pashë natën që të ka falë, ma ndigjo grue nji fjalë, bane zemrën gur e krep, e preja djalit kryet n’djep”.

Shkijet i kena pasë gjithmonë anmiq. Me ta s’kemi të bajmë paqe. Me forcë, me aktivite, me vullnet, të gjithë së bashku. Na me ju e ju me ne, do të luftojmë, se Zoti asht me ne. Do ta lirojmë Kosovën. Do ta lirojmë Çamërinë, se Zoti e ka falë Shqipninë për shqiptarë.

Na si fetar jemi të gatshëm, të vendosun e të betuem, kemi me u ba korrtarë, priftën, fretën e hoxhallarë, për me mbrojtë Ballin Kombëtar, e cila është e vetmja forcë që lufton për Shqipninë etnike.

Rroftë Kosova votër burrash
Kjo çerdhe Bajram Currash

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top