SHKRUAN: HISEN BERISHA
Historia e kombit shqiptar është e mbushur përplot me ngjarje, data, lëvizjesh nacionaliste për identitet dhe shtet. Por, pothuaj të gjithë udhëheqësit e këtyre lëvizjeve nuk ishin viktima të traditës doktrinore “revolucioni i ha bijtë e vet” por të eliminimeve mizore fizike, nga armiqtë historik dhe falangat e tyre të cilët çdo herë kanë ekzistuar, si fatkeqësi e kombit.
Në mesin e tyre ishte edhe lideri/komandanti politik dhe ushtarak i kryengritje së përgjithshme kombëtare për pavarësinë dhe shtetin e Shqipërisë Hasan Prishtina.
Kur lexohen kronikat e kohës dhe dokumentet arkivore, aty dëshmohet për luftën që iu bë idesë së tij për lëvizje kombëtare dhe kryengritje të përgjithshme për identitet, shtet, çlirim dhe liri. Hasan Prishtina përfundoi i vrarë mizorisht!
Po këtë fat e patën edhe burra e figura kombëtare si: Ismail Qemal Vora, Luigj Gurakuqi, Enver Hadri, Vëllezërit Gërvalla, e deri te Heroi i Çamërisë Festim Lato.
Viti 2016, me 30 tetor i dha jetë edhe një ëndrre të kombit tonë për çështjen ende të gjallë të Çamërisë.
Në Hagë, në praninë e dhjetëra përfaqësuesve të komuniteti çam, e qindra përkrahësve nga kudo nepër botë, edhe atyre arbëreshë, në një kuvend të përbashkët u shpall Pavarësia e Çamërisë dhe përmes Deklaratës së Pavarësisë – Çamëria u shpall Republikë.
Në një dokument programor prej disa pikash u specifikua rruga politike që do ndjekin përfaqësuesit çamë për realizimin e ëndrrës së tyre, të dhunuar tash gati një shekull, për identitet dhe shtet të tyre në trevat etnike të çameve dhe arvanitasve nën sundimin e Greqisë.
Ofroj kjo qeveri në ekzil, një rrugë politike shumë të ngjajshme me atë që ndoqën shqiptarët e Kosovës, në fund vitet ’88-89 dhe vitet ’90-99.
Shpalosi lideri çam Lato, një politikë programore që me krenari e bindje e identifikonte me rrugën e mençur, të urtë e paqësore që e kishte sprovuar tashmë me rezultat, Presidenti i lavdishëm i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.
Ishin këto ditë e vite që iu dha jetë çështjes që pretendohej të stërkeqej e t’i kalonte harresës historike, politike e ligjore, jo vetëm nga pushteti diskriminues grek i të gjitha periudhave që nga 1913, e ‘45, e deri në ditët e sotme kur u bënë pazare me trevat etnike nën sundimin e Greqisë pa i konsideruar fare kërkesat dhe objektivat programore të çamëve të organizuar tashme në institucionet e tyre edhe pse në ekzil.
Por, vlerësimi i historisë do të jetë i pamëshirshëm.
Disa do t’i rreshtojë në anën e errët të saj, për kompromiset e tyre të turpshme në dëm të çështjes kombëtare e çame, për tu ndjerë të turpëruar përgjithmonë.
Lufta kur e ke armikun e identifikuar dhe drejtimin e frontit të qartë se kah duhet t’i orientosh energjitë dhe fuqitë tua, është më e lehtë se sa kur e ke frontin të shpërndarë.
Çamët e organizuar në Republikën e tyre dhe lidershipin që i udhëhoqi, në krye me Festim Laton, nuk e patën vetëm një front.
Ani, ishte e pritur kjo! Se po luftohej për të drejtën e shenjtë çame dhe për të vendosur drejtësi mbi një padrejtësi, që do duhej të rëndonte mbi ndërgjegjjen kombëtare dhe ndërkombëtare.
Por, asnjëherë nuk kishin llogaritur se do të detyrohen që frontin ta zhvillojnë edhe në ballë, edhe në krahë, edhe ne prapavijë.
Nuk e kishin menduar frontin jashtë institucioneve greke dhe shtetit grek.
Nuk ishin të gatshëm që të mbrohen edhe nga forcat e errësirës, edhe e dekadencës që po mëtonin ta kalonin në gjumë letargjik çështjen çame.
Nuk ishin përgatitur se lufta qoftë edhe përmes doktrinës “Komploti i heshtjes” apo në shumë raste edhe e hapur nga falanga filogreke që hanë bukën e Shqipërisë e bëjnë punën e grekut, do të ishte me e egër se ushtria greke që granatonte me artileri malet e Çamërisë, duke ju dëftuar natën e ditën Ushtria Çlirimtare e Çamërisë.
Nuk ishin të përgatitur për tu përballur me konspiracioniet me të cilat vrapuan kush e kush nga prokuror e deri te politikan matrapaz e profiter në emër të çështjes çame, ta etiketonin si çka jo tjetër, përveç se jo bir të Çamërisë, që po flijonte me dijet dhe fuqitë e tija çdo gjë për të mbajtur dhe ngjallë shpirtin luftarak të çamëve për liri dhe të drejta e kthim në trevat e tyre në Çamëri, ashtu siç e kishte mësuar historia dhe tradita, duke ndjekur shembullin e Abdyl Frashërti e Hasan Prishtinës.
Po a mund të etiketohej një lider i cili në moshën 9 vjeçare kishte përjetuar internimin komunist të tërë familjes në burgjet famëkqija të Spaçit e Burrelit; një fëmijë e djalë i Çamërisë që ishte rritur në internim komunist duke parë nënën e tij se si tërhiqte gurë zvarrë nëpër guroret e burgut dhe kur përkulej për tu falur para zotit të vet, rrihej me dru deri në alivanosje, deri sa mbetej e shtrirë para terrorit të kuq e në sytë e Zotit të vet.
A mund të anatemohej një djalë i Çamërisë që kur demokracinë e Shqipërisë dhe shtetin shqiptarë e kishin pushtuar forcat grekofile të “vorioepirit” dhe po e terrorizonin Vlorën me keq se ç ‘bëri Gjenerali famëkeq Zerva, i doli në mbrojtje qytetarëve vlonjat e çam të Vlorës duke luftuar i vetëm përballë bandave që kishin kapur edhe çdo segment të shtetit dhe po terrorizonin në emër të ëndërrës shoveniste greke të “vorioepirit”.
A mund të anatemohej një djalë që vetëm në emër të kësaj sakrifice, nuk kishte mundësi të jetë as në varrimin e të atit për t’i dhënë lamtumiren e fundit.
A mund të anatemohej një djalë i Çamërisë që po gjente forcë të ngjallte çështjen çame edhe pse zemrën e kishte copë-copë të gërryer nga kurbeti dhe malli për atdheun e ndaluar.
A mund të anatemohej një djalë që kur e lypi kombi, ishte edhe në frontin e UÇK për çlirimin e Kosovës, edhe në UÇPMB, edhe në UÇK-ombëtare, pra kudo në frontet ku luftohej për liri, barazi, demokraci, shtet dhe dinjitet kombëtar.
Jo, ju mund ta etiketoni si të doni, për atë se si i siguronte fondet që të mbanë të ndezur pishtarin e luftës për liri, barazi, demokraci e shtet në Çamëri;
Ju mund ta etiketoni si të doni për mënyrën e vdekjes, sepse këtë moral keni.
Por, një është e sigurtë se ai vdiq për Çamërinë, për të mos e ndalur kurrë luftën politike, ushtarake, diplomatike dhe në çfarëdo forme për të bërë Çamërinë të lirë dhe për kthimin biblik të çamëve në token e tyre të shenjte Çamërinë, për Republikën e Çamërisë shtet i çamëve dhe arvanitasve në trevat e tyre historike.
Ua tregoi këtë me politkat programore që kanë vetëm tri opsione për të vendosur paqe në rajon:
1. Republikën e Çamërisë, në një federatë/konfederatë, si fazë tranzitore, me Greqinë;
2. Republikën e Çamërisë, si eepublike e si shtet të pavarur; dhe
3 Çamëria t’i bashkëngjitet trungut aty ku takon, pra Shqipërisë.
Në politikën e tij programore nuk kishte alternativë tjetër.
Në këtë platformë po punonte kudo ku i jepej mundësia të takonte dikë apo të thoshte dy fjalë për Çamërinë. Bëri që shumë dyer të hapën dhe në shumë forume ndërkombëtare të depërtonte zëri i Çamërisë.
E anëtarsoi Çamërinë në UNPO (Organizatën Ndërkombëtare të Popujve të pa Përfaqësuar ) dhe në Edinburg të Irlandës në Mbretërinë e Bashkuar, të miratohej rezoluta për Çamërinë, që njeh të drejtën e çamëve që tu organizohen në institucione shtetërore në trevat e tyre krahas kthimit biblik, kthimit të pronave dhe njohjen e lirive dhe të drejtave politike në vendin e tyre. Në shumësinë e Rezolutave që u propozuan, vetëm e Çamërisë dhe ajo e Distriktit të Columbisë i njohur si Washington DC në SHBA, kaluan me votën unanime aprovuese të 110 shteteve anëtare.
Kjo e gëzoi pa masë! sepse ishte një internacionalizim i jashtëzakonshëm i çështjes çame, që se kishim paramenduar të ndodhte me aq shpejtësi.
Nuk ishte Fesitm Lato vetëm një luftëtar apo një lider që donte të shtyente përpara vetëm procesin politik e ushtarak për Çamërinë.
Çështjen çame e bëri edhe çështje të drejtësisë ndërkombëtare, e dërgoi edhe në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, e ngriti në sferat e kulturës dhe të sportit.
Përmes ekspozitave edhe në hollët e Parlamentit Evropian, ai demonstroi me fakte e fotografi, si dëshmi historike të masakrave gjenocidiale të bëra ndaj popullit çam, nga pushtet greke të të gjitha periudhave e edhe sot, kur Greqia është anëtare e BE dhe NATO si njollën amorale që po e mallkon perspektiven e Evropës.
E promovoi Çamërinë edhe si hapësirë investive dhe me mundësi zhvillimore e kapacitete që garantonin pavarësinë e saj dhe funksionalitetin si shtet, si resurse jo vetëm humane sa edhe ekonomike e industriale.
Po e shihte një dritë të fuqishme në fund të tunelit në të cilin e kishte kadandisur jo vetëm regjimi komunist por edhe profiterët politik të kohës së demokracisë e pluralizmit në Shqipëri, që në vend të luftës për liritë dhe të drejtat e çamëve në trevat e tyre dhe kthim, e kishin/e kanë shndërruar çështjen çame në karrem për përfitime e biznese.
Për këtë edhe i luftonte deri në paskrupullsi dhe për këtë do t’i gjykojë edhe historia një ditë. Do i malkojnë edhe vuajtjet e dhimbjet e nënave e baballarëve Çam.
Sot, edhe mund ti nënshtrohet gjykimit jo të shëndoshë të strukturave e qarqeve edhe shtetërore e jo vetëm, por gjykimi i historisë do të jetë vendimtar një ditë.
Festim Lato dhe bashkëveprimtaret çamë, punuan për historinë e jo për politikat ditore që janë larg të qënurit kombëtarë dhe të bazuara në sistem vlerash kombëtarë.
E tërë historiografia e tij dhe angazhimi, na e përcjellë zëshëm një amanet:
“Të mos lejohet kurrë që të shuhet pishtari i lirisë për Çamërinë dhe kthimin e çamëve në vatrat e tyre në Çamëri; Jetësimi i Republikës së Çamërisë si shtet i çamëve dhe arvanitasve; Për këtë duhet të sakrifikojmë çdo gjë edhe veten tonë. Pa Çamërinë atdheun tonë, nuk mund të ekzistojmë as Ne. Avangarde nderi e fitores, do të mbeten Ushtria Çlirimtare e Çamërisë”.
E Ne betohemi sot mbi këtë amanet!
Mbahuni të fortë, e Zoti u lashtë shëndosh familje e madhe Lato.
Zoti u lashtë shëndosh të gjithë juve bashkëveprimtarë e bashkëluftëtarë të çështjes çame!
Zoti u lashtë shëndosh popull i Vlorës, i Shqipërisë, i Kosovës, i Kosovës lindore-Luginës, Malësive të Ulqinit, dhe Çamërisë, e çamëve kudo të dektisur nëpër Botë.
Lavdi emrit dhe veprës së Heroit të Çamërisë, Festim Lato!
Zoti e bekoftë popullin shqiptar çam e arvanitas dhe Republikën e Çamërisë!