Me rastin e Ditës së Pavarësisë, homazhe në Ferizaj

Balli Kombetar DemokratMe rastin e 8 vjetorit të rishpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Dega e Ballit Kombetar Demokrat ne Ferizaj, e shoqeruar nga Kryetari i Nendeges dhe kryesia e OBKD-s në fshatin Bibaj, së bashku me vendasit dhe bashkveprimtarë të tjerë, në praninë e qytetarëve të shumtë, kanë bërë homazhe tek lapidari i dy vëllezërve: Avdi e Shaq Biba, në fshatin Bibaj te Ferizajit.

Jemi këtu si çdo herë me parë, në shenjë nderimi dhe respekti për luftën e shenjtë të Ballit Kombëtar për Shqipëri etnike. Kjo është një ditë, në të cilën ne i kujtojmë me krenari përpjekjet për liri dhe Bashkim Kombëtar të Shqiptarëve. Poashtu, Kryesia e Organizatës Balli Kombëtar Demokrat bëri homazhe edhe tek varrezat e dëshmorëve te UCK-së në Ferizaj.

 

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top