FERAL TRIBUNE – JAMES BOND NGA VUSHTRRIA

Nga NENAD HLAÇA, Feral Tribune – Përktheu SEFEDIN KRASNIQI

AHMET KRASNIQI OSE HISTORIA E NJË FATI TRAGJIK (1991-1998)

“Ata që e vranë Ahmet Krasniqin në Tiranë, e kanë vra vizionin e Metush Krasniqit për çlirimin e Kosovës” (Sabri Novosella)

Një hyrje e shkurtër për të kuptuar rrethanat e kësaj interviste të panjohur në gjuhën shqipe

Kur në vitin 1994 arrita të kontaktoj direkt me telefon me Ahmet Krasniqin, gjatë bisedës më foli se, “jetonte shumë keq dhe ishte në gjendje të mjerueshme, se duke shitur pemë e perime në tregun e Rovinjit, e herë pas herë, duke ruajtur tregun natën, ia arrinte të mbijetonte me familje”. Ky fakt më trishtoi shumë. Gjatë bisedës, më tregoi gjithashtu se ia kishte dhënë një intervistë një gazetarit për gazetën Feral Tribune, por ende s’ishte botuar, e as që kishte mundësi, vetë ai, të ma dërgonte, por më porositi që ta gjeja gjithqysh. Pasi më tregoi datën e botimit, shfrytëzova rastin dhe nëpërmes babait të një kolegut të punës, kroat me origjinë nga Zara, Damir Batur, e porosita dhe pas pak kohe munda ta kem në dorë.

Një ditë (korrik 1994), gazetën dhe intervistën ia tregova oficerit të karrierës, Hilmi Nebihit, i cili ma lypi t’ia huazoj për lexim, por nuk ma ktheu kurrë. Kjo intervistë nuk është botuar ende në gjuhën shqipe. Mu për këtë, pasi pata disa përplasje me disa persona se njëfarë Mensur Kosumi (a*), ish-komandant gjatë luftës në Zhilivodë e paska dhënë një intervistë të pistë për Ahmet Krasniqin dhe disa oficerë tjerë në Kroaci, pas tetëmbëdhjetë vjet e gjashtë muaj, vendosa t’i drejtohem dhe t’ia kërkojë redaksisë së gazetës Feral Tribune. Për habinë time të këndshme, pas një kohe shumë të shkurtër, e sigurova përsëri dhe fillova, menjëherë, ta përkthej në gjuhën shqip…, pra intervistën që e kisha lexuar në vitin korrik të vitit 1994!

Fatkeqësisht shumë shkrime, intervista, libra në dorëshkrim, madje edhe Plani për çlirimin e Kosovës, Ahmet Krasniqit me hile po i mbahen peng, nga njerëz që nuk di si t’i quaj? Të gjithë ata që disponojnë me to, deri para disa viteve, jam munduar t’i kuptojë e t’i arsyetojë, sepse vrasjet politike që pasuan, pas vrasjes së Ministrit të Luftës, Ahmet Krasniqit, si gjatë luftës dhe pas luftës kanë mundur ta frikësojnë çdo njëri. Ndërsa, tash që kemi hy në vitin e pesëmbëdhjetë të vrasjes së ministrit, me atentat në Tiranë dhe “zyrtarisht” SHIK-u i Kadri Veselit dhe përgjimet e fundit në Kosovë (me aktorin Grabovci dhe aktorët tjerë) po tregojnë se çdo njeri i dyshuar është përgjuar dhe pa dyshim se për çdo vrasje politike dihen njerëzit që i kanë porositur, ata që i kanë paguar e ata që kanë ngrehur gishtin, konsideroj se të gjithë ata që i ruajnë në xhepa, materialet që i përkasin Ahmet Krasniqit, për t’i lexuar nëpër tubime përkujtimore apo të ngjashme e lëndojnë Ahmetin. Ky gjest nuk u bënë nder, madje i ngarkon më barrën nga e cila një ditë do të rrezohen vet. Pse? Sepse, Ahmeti i shkroi që opinioni i gjerë të dijë se iu kishin bërë shumë të padrejta. Ahmeti donte të flitej për te… dhe donte që opinioni i gjerë të kuptojë se lufta kroate-serbe ishte bërë me marrëveshje dhe mu për këtë nuk e kishte përkrahur kyçjen e shqiptarëve në luftën kroate. Ai, madje me guxim, i kishte inkurajuar ta braktisin APJ-në.

Për vrasjen e ministrit të Mbrojtjes dhe themeluesit të FARK-ut, qëndrimin e institucioneve të Shqipërisë, së asaj kohe, si dhe të opozitës i kam ilustruar me tri fusnota! Të gjitha këto fusnota tregojnë për manifestimin dhe qëndrimin (armiqësor) të institucioneve të Shqipërisë të asaj kohe: Presidentit – Rexhep Majdani, kryeministrit – Fatos Nano dhe shefit të SHISH – Fatos Klosi. Kompletimin e skenës politike dhe tragjike e kam ilustruar me një fusnotë se cili ishte qëndrimi i opozitës, Sali Berisha, kryeministër aktual e Shqipërisë (1* , 1a*, 1b).

Intervistës së Ahmet Krasniqit në gazetën Feral Tribune, ia kam shtuar edhe një intervistë të gazetarit të programit slloven, të radio Koper-Capodistria, Leon Horvatič, të datës 23 qershor 1992, ku flet gjenerali Çad (Čad), i cili e kishte burgosur, me urdhër të vet, Ahmet Krasniqin. Pasi ky ushtarak slloven ishte implikuar thellë në jetën e Ahmet Krasniqit, që më vonë do të ketë konsekuenca tragjike për Ahmetin, vendosa të hulumtojë që lexuesi shqiptar të kuptojë se shumëkush mendon gabimisht që në luftërat në mes Serbisë dhe republikave tjera të ish-Jugosllavi kemi pasur aleat për të cilët është dashur që ushtarët dhe oficerët shqiptarë nga Kosova t’i lënë eshtrat në fushëbetejat dhe në tokat e tyre. Nga shumë shkrime të kohës, e zgjodha atë të radio Koper-Capodistria, të gazetarit Leon Horvatič. Në mungesë të kulturës së gjuhës sllovene, iu luta për përkthimin e saj kushëririt tim, Naser Krasniqit, pasi e ka bërë shkollimin në gjuhën sllovene dhe tashmë i ka përkthyer në gjuhën shqipe dy romane të shkrimtarit modern slloven – Franjo Frančič.

Sefedin Krasniqi

Intervista – Nenad Hlaça (11 korik 1994) FERAL TRIBUNE (Kroaci)

JAMES BOND NGA VUSHTRRIA

Duhet ditur se gjenerali Çad (Čad) ka qenë njëri nga gjeneralët më të egër nga e ashtuquajtura APJ, i vetmi komandant korpusi i cili e ka kryer urdhrin e SIV (KEF) lidhur me kontrollin e kufijve në Slloveni.(2*)

Shumë djem hercegovas dhe dubrovnikas të vrarë, i kanë vajtuar me lot nënat çka u kanë bërë tanket e Marijan Çad, – thotë Ahmet Krasniqi, të cilit ia bënë gjyqin edhe serbët edhe kroatët duke cilësuar armik, ndërsa bandat e SHIK-ut të Kosovës, për turpin e botës, e vranë me atentat në Tiranë më 21 tetor 1998 (v.j.)

Nga gjuha kroate: Sefedin Krasniqi

Drejtësia dhe padrejtësia, dy emra abstraktë, të cilët ndodhitë e luftës i relativizojnë deri në nivelin e absurdit dhe degradimin e tyre e kanë përjetuar këto ditë në personin e quajtur Ahmet Krasniqi, ish nënkolonelin e jugoushtrisë dhe komandantin e kazermës ushtarake „Kanjiža“ (Kanjiža) në Gospiç.

Nuk do të kishte arsye të veçantë për të përshkruar edhe një fat të goditur nga shakullinat e luftës, sikur Ahmet Krasniqi mos të kishte pasur rol domethënës, por tash gati edhe të harruar, në luftën patriotike kroate.

Me origjinë nga Vushtrria e Kosovës, Ahmet Krasniqi i takonatij brezitë shqiptarëve të cilët duke u shkolluar në ish APJ është munduar të gjej vend në shoqërinë jugosllave krejt e pafavorshme për shqiptarët, por fakti se rrjedh nga një familje balliste do të mund të merrej si tregues i suksesi të „edukatës socialiste“, por kur pas ngjarjeve të njohura te vitit 1981, milicia serbe ia arreston dhe burgos të vëllain, karriera e Ahmet Krasniqit ndërpritet dhe merr dënimin duke e transferuar nga kazerma elite „Marshall Tita“ në Zagreb, në garnizonin provincial në Gospiç. Aty edhe e gjen lufta e vitit 1991.

„E pata kuptuar me kohë kush ishin qëllimet e politikes sipas ‘Memorandumit’ e cila çdo ditë e përshkonte edhe APJ (Armata Popullore Jugosllave) e atëhershme“, e fillon tregimin Ahmet Krasniqi, i cili për momentin, jeton te një kushëri në Rovinj, dhe vazhdon: „Në qershorin e vitit 1991 kam rënë në kontakt me Gardën Kombëtare Kroate dhe Shtabin e Krizës për Likë. Atëherë ka qenë lehtë ta braktisësh APJ dhe të kalosh në GKK (Garda Kombëtare Kroate), por pata marrë urdhër nga Qeveria (kroate), nëpërmes disa komandantëve të saj, të bëj gjithçka në ruajtjen e sasisë sa më të madhe të armatimeve që kanë qenë në hangarët e kazermës „Kanjiža“. Se çfarë gjendje mbretëronte aso kohe, e ilustrojnë të dhënat se në atë kohë kanë ekzistuar planet dhe rrugët për evakuimin e tërë banorëve të Likës kah Senji, mbi Velebit, për mungesë të pajisjeve me armatime”

REFUZIMI I URDHËRIT

«Është fjala për së paku dhjetëmijë lloje armatimesh të kalibrave të ndryshëm, nga revolet deri te raketat kundër ajrore dhe raketat kundër tankeve. Shtrohej pyetja, si do t’i ruaja, këto armatime, për Gardën Kombëtare Kroate? Në atë kohë erdhi një telegram nga Gjeneral shtabi i APJ për mobilizimin e njësiteve në Graçac të cilën e mbanin nën kontroll njerëzit e Martiçit me armët e kazermës ’Kanjiza’, na tregon Krasniqi dhe vazhdon tregimin: “E refuzova urdhrin në fjalë edhe pse personalisht ma ka dorëzuar dorë ndihmësi i sekretarit federativ, gjenerali Boriç, të cilit i thash dihet se si merret armatimi: Duhet të jenë të pranishëm komandanti i korpusit dhe komandanti i divizionit. E dija se gjithë atë armatim me njerëzit e Martiçit donin ta merrnin natën (3*). Gjatë gjithë asaj kohe kam lajmëruar në Rjekë se gjendja e sigurisë ishte normale dhe se nuk më duhej ndihmë në kazermë. Në të njëjtën kohë i kam udhëzuar ushtarët jo serbë të brigadës sime se si të ikin – ta braktisin APJ, ashtu që kazerma mbeti vetëm me gjashtë ushtarë. Njëkohësisht kam kontaktuar me shefin e MUP (MPB-Ministria e Punëve të Brëndshme) për Gospiç, Josip Kazda duke i kërkuar që ta sulmojnë kazermën, sepse kishte mundësi që njerëzit e Martiçit t’i merrnin tërë ato armatime (4*). Nuk u realizua për shkak të frikës nga reagimi ndërkombëtar. Megjithatë, para kazermës u vendosën rojet e MPB (Ministrisë së Punëve të Brëndshme).

BOEING-u SIKUR XHIP I ZI I POLICISË

Por as organet e KOS (Shërbimi Informativ i Ushtrisë), nuk kanë qenë naiv. Pas thyerjes së urdhrit të Boriç-it, të 26 gushtit, më transferuan në Riejkë. Domethënë, morëm urdhër t’i minojmë të gjitha hyrjet e kazermës. Pjesërisht edhe e kam bërë, por unë planet e minimit përbllokim tashmë ia kisha dorëzuar Shtabit të Krizës për Likë para se të më tërheqin në Rjekë. Atëherë kam mundur të them se çfarë është dashur të bëj e kam bërë, por jo, më 13 shtator kam udhëtuar me vetiniciativë në Gospiç për ta takuar shefin e Shtabit të Krizës për Likë, Ante Karic, i cili kishte një mbledhje të fshehtë me komandantët tjerë dhe bëmë planin për marrjen e kazermës. Dy orë para ndërhyrjes në kazermë, u ktheva në Rjekë.

“Posa arrita në Rjekë (bashkë me lajmin se kazerma ‘Kanjiza’ ka rënë në duar të Gardës Kombëtare Kroate, me sasi të madhe armatimi) më arrestuan. Tri ditë më kanë mbajtur të mbyllur nën dry në zyrë, pastaj më kanë transferuar në burgun ushtarak në Trsat. Më kanë burgosur flamurtarët Riziq (Rižić) dhe Kovaçeviq (Kovačević),me fjalët: “Të privojmë nga liria me urdhrin e gjeneralit Çad! Të dytë, këta flamurtarë, sot jetojnë në Rjekë me familjet e tyre dhe pensionet e tyre. (Rizic dhe Kovacevic kanë qenë kroatë për ata që mendojnë se kroatët ishin miq të shqiptarëve – v.j.), thotë Krasniqi dhe vazhdon:

“Në burg kam qëndruar 34 ditë. Sipas ligjit të APJ, të asaj kohe, ka qenë e kundërligjshme. Megjithatë, gjenerali ka pasur drejtë të më mbaj të paraburgosur pa urdhër, por për më shumë ditë është dashur të ketë vendim nga gjyqtari hetues. Në atë kohë, gjyqi i qarkut të armatës së pestë ka qenë nën bllokadë apo i kapur, pra s’ka mundur të lëshojë urdhër. Pra e gjithë kjo maskaradë ka qenë me iniciativën personale te gjeneralit Çad. Të gjitha dokumentet i ka nënshkruar gjenerali Çad. Kjo është me rëndësi sepse më vonë iniciova një padi kundër tij, në gjyqin komunal të Rjekës, e cila u cilësua si jo e bazuar me motivacion se Çad nuk ka dhënë kurrë urdhër, e kjo është marrëzi”.

“Organet e KOS pastaj më transportuan në aerodromin ushtarak në Pulë”, vazhdon Krasniqi tregimin, i cili u përngjan filmave të James Bond-it. “Prej këtu, me aeroplan Boeing, të kompanisë ugandeze Borgas, të njohur në aferën ‘Kikas’ më kanë transportuar në Beograd. Gjyqtari hetues i armatës më akuzoi në bazë të padisë v.p.9242 të Rjekës (me të cilën urdhëronte gjenerali Çad) sipas nenit 121, paragrafi 1, minim ifuqisëluftarake tëforcave të armatosura të APJ. Për këso akuze, në kushtet e luftës, mund të dënoheshe me vdekje”.

“Në gjykim jam mbrojtur”, thotë Krasniqi. “Në një moment, gati kam pranuar, ngase u vura nën presion të jashtëzakonshëm psikologjik. Megjithatë, u përmbajta. Më ndihmoi edhe një gjë. Ushtria kroate më harroi. Sikur dikush nga Armata Kroate të më kishte kërkuar për ndërrim, organet e KOS do të më likuidonin. Veç kësaj, gjyqtari nuk ia doli të gjej dëshmitarë, sepse serbët e kazermës “Kanjiza” tashmë ishin në Krainë dhe në atë kohë ka qenë i ndërprerë korridori te Drventa. U lirova të mbrohem në liri! Çfarë lirie!?
“Nga burgu më dërguan në frontin kroat, në përbërje të brigadës 544, brigadës së motorizuar të Shabacit (5*) dhe atë me urdhër të Andrije Borojeviq. Është me rëndësi domethënëse, se në këtë kohë, ndodhi një rrëmujëe plotë emoralit te rezervistët e Maçvës me rrethinë. Rezervistët e Shabacit, pesëqind veta, i gjuanin armët dhe me vetë dëshirë e lëshonin frontin, pasi një natë ishin vra 24 ushtarë. Më vendosën një Tenj, pa më caktuar kurrfarë detyre (rrogën e merrja sikur komandant i Brigadës së Gospiçit e stacionuar në Bar

E SHPETOI ORGANI I KOS-it

“Përveç jugoushtrisë, atje kishte edhe shumë çetnikë. Ushtarëve dhe oficerëve rezervë u thosha: Nëse u jepni municion çetnikëve, ata do të shtinë mbi kroatët, e kroatët do të shtinë mbi ju. Nëse u vriten njerëzit, juve u pret plumbi në Shabac, e ju duhet të jetoni me ata njerëz. Morali luftarak i rezervistëve ka qenë në zero dhe unë e kam shfrytëzuar. Kështu që gjatë gjithë kohës ( prej dhjetorit të vitit 1991 deri në shkurt të vitit 1992) nga Brigada e Shabacit nuk është shkrepur asnjë granatë mbi Osjek. Çetnikët disa herë janë munduar të më likuidojnë, ngase e kuptuan çfarë bëja. Më ka shpëtuar, çfarë absurdi, organi i KOS i cili më përcillte për të mos ikur. Në të vërtetë, KOS-i si organizatë nuk ka mundur të pranojë që pa plan të më likuidojnë çetnikët. Kjo edhe më ka shpëtuar.

Gjendja u keqësua kur në shkurt të vitit 1992 erdhi nënkoloneli Spanovic, shef i shtabit 544, i brigadës motorike dhe në mungesë të komandantit të brigadës, nënkolonelit Vlada Lidek, urdhëroi zjarr mbi Osjek edhe pse nuk na sfidoi askush. Kur u kthye komandanti i tregova çfarë dhe si kishte ndodhur dhe i kërkova transferim ngase historia, i thash, një ditë do ta vërtetojë kush çka ka bërë ato ditë. Isha i përgatitur për gjithçka.

Më transferuan në Shabac. Nëpërmes lidhjeve me ilegalët shqiptarë disa herë jam munduar ta kaloj kufirin e Maqedonisë. Pas tentimit të katërt, ia dola, me ndihmën e dhe përcjellën e shqiptarëve ilegalë të armatosur. Nga Maqedonia kam kaluar në Shqipëri”. (5*, 5a*, 5b*)

“Më vonë kur niset edhe familja ime për Shkup, në kërkim të tyre u vihet pas helikopteri i organit KOS, më kërkojnë te disa të njohshëm me detyrë për të më likuiduar. Nga Shqipëria kam kaluar në Austri me pasaportë shqiptare të rrejshme”.(6*)
“Policia austriake deshi të më kthej mbrapa në Shqipëri, por me intervenimin e ambasadorit kroat në Vjenë kalova në Kroaci.
Derisa kam qëndruar në Vjenë, i kam telefonuar Drazen Jerkoviqit, përfaqësuesit të atëhershëm të qeverisë për Likë dhe shefit të Shtabit të Krizës për Gospiç, tash prefektit për Likë-Senj me të cilin kam bashkëpunuar dhe ia kam kërkuar tre pasaporta për ta tërhequr familjen nga Sërbia. Megjithatë, dhjetë ditë pas ardhjes në Kroaci, më 17 shtator 1992 (plotësisht një vit pas burgosjes, sipas urdhrit të gjeneralit Çad), më ndalon policia e Armatës kroate dhe më dërgon në burgun ushtarak në Karllovc, ku kundër meje ngritin akuzën sipas nenit 119 , paragrafi 1- shërbim në ushtrinë armike”!

M’U BË NJË GJYQ HAIK (I KORRUPTUAR)

“Për punën time kanë dëshmuar njerëzit e Shtabit të Krizës me të cilët kam punuar. Më kanë vizituar në burg. Prokurori ushtarak më ka thënë: “ Atë që e ka thënë Ante Kariç (shefi i atëhershëm i Shtabit të Krizës për Likë) dhe dëshmitarët tjerë për Ahmet Krasniqin nuk do të kishin thënë, as për djemtë e vet. Por çfarë do të bëj shteti, nuk e di. Ja çfarë ka bërë shteti”!

“Diskutimi ka zgjatur 13 minuta. Nuk më kanë lejuar as ta lexoj mbrojtjen time e lere më ta shpjegoj. Njëri nga gjykatësit më tha me ironi: “Nuk ia ke dorëzuar ti Armatës kroate dhjetëmijë lloje armatimesh po gjashtëmbëdhjetëmijë, sepse pas rënies së kazermës tënde, ka rënë kjo e ajo etj…

Dihet e tëra çfarë ka bërë Ahmet Krasniqi për Ushtrinë Kroate. Vendimi për gjykim është marrë për dy minuta. Jam shpallur fajtor dhe më kanë dënuar dy vite burg.

Disa ditë më pas, kryetari Tuđmanshpalli abolimin dhe jam liruar nga burgu”.

PRAPË NË RRUGË

“Kam qenë pa dokument, pa banesë, pa familje. Midis Zagrebit, më ka ra të fiktë nga uria. Më ka ngritur në këmbë fotografi Dino Trtovac. Me ndihmën e Damir Zoriç që atëherë ka qenë në zyrën përrefugjatë kam arritur ta sjellë edhe familjen. Një ish ushtar i imi më ka mbajtur me gjithë familje katër muaj.

Një ditë më thërret brigadieri Josip Bunçuka, me të cilin kam punuar në ‘marshallkë’ e tash është inxhinier i inxhinierisë në Armatën kroate, e më thotë: Përgatitu, do të ndërrojmë me anën serbe me disa ushtarë tonë. Me cilën anë serbe, e pyes i çuditur, po atje më pret togu për pushkatim! Nëse nuk do të shkosh andej, më thotë, ti ktheu, por në vendtakim për ndërrim duhet të vish pasi ata po të kërkojnë. E si mos të më kërkojnë, them vetëmeveti!

“ Kush më garanton se ju nuk më leni aty dhe ikni me veturë? Ma kthen, aty do të jenë përfaqësuesit e Kryqit të Kuq. Mirë, i them, ditën kur duhet të shkojë për ndërrim, paraprakisht duhet t’i lajmëroj miqtë e mi në Vjenë dhe le të jenë edhe ata me përfaqësuesit e Kryqit të Kuq. Kush janë ata të njohshëm? – më pyeti. Christina von Hoff, kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut, me të cilën më ka njoftuar një profesor shqiptar në Universitetin e Vjenës. Pas kësaj bisede, më nuk u deshtë të shkojë për ndërrim”- thotë Krasniqi.

“Tash prapë jam në rrugë, me gruan dhe dy fëmijë. Banesën në Gospiç ma kanë marrë. Në banesën që e kam marrë me qira në Rjekë dhe ku i kam pasur plaçkat, tash banon një oficer i Armaës Kroate. Shkova dhe pyeta për orenditë shtëpiake, më thonë se të gjitha i kanë hedhur. Ma kanë gjuajtur edhe makinën e re të larjes? S’prish punë them. Të paktën m’i jepni fotografitë e familjes. Fotografitë, më thotë oficeri, i ke në Trsat. Gruaja ime gjatë asaj kohe e thërret policinë ushtarake nga stacioni i autobusëve. I them, s’ka gjë, shkojmë. Në të njëjtin moment arrin patrulla duke vrapuar nëpër ndërtesë afër neve. Nuk më kanë njohur. Më vonë, kur kam shkuar t’i kërkojë fotografitë, erdhi patrulla në Trsat në kazermë, e takova udhëheqësin e patrullës i cili më tha: ‘Ke pasur fat që nuk ju kemi takuar ngase do t’ju kishim burgosur për shkak të shqetësimit të oficerit’.

Në fund, me familjen kam shkuar në Rovinj, te një kushëri, ku gjendem edhe tash”, mbaron rrëfimin Ahmet Krasniqi. Së paku këtu, ngase do të duronim urie. Më ka ndihmuar Caritas dhe organizatat humanitare. Ish-ushtarët e mi, kroatë, më kanë dërguar ndihma. Njëri nga Sllavonski Brodi ka ardhur të më vizitojë dhe prindërit e tij më thoshin: Djali jonë është gjysma edhe i yti, ngase ju ia keni shpëtuar jetën në Gospiç. Edhe nga kjo lloj fjalie jetohet”, thotë Krasniqi dhe vazhdon.

ME PERIME E FITOJ BUKËN

“Derisa kam bërë burg në Beograd, për shkak të dorëzimit të armatimit Gardës Kombëtare Kroate, duke i numëruar, me shokun e dhomës, helikopterët të cilët transportonin çetnikët e plagosur nga Vukovari, oficerët e APJ i ndërronin banesat nëpër Kroaci. ‘Duga’ e Beogradit shkruante se si kam bashkëpunuar me ‘ustashët’ kroatë, e ST i Zagrebit se si jam tradhtar i shqiptarëve dhe i Kroacisë. Gjenerali Marjan Çad tash jeton i qetë në Rjekë, në banesën e vet me pension dhe madje flitet se është qytetar i ndershëm i Rjekës, e ai më ka burgosur sepse e kam armatosur Kroacinë. Duhet të dihet se gjenerali Çad është njëri nga gjeneralët më të egër të ashtuquajturës APJ. Ai është i vetmi komandant korpusi i cili i ka respektuar urdhrat e SIV (Këshilli Ekzekutiv Federativ) lidhur me kontrollin e kufijve të Sllovenisë. Atë që ka bërë ai, nuk e kanë bërë komandantët serbë të korpusit të Lubjanës as të Mariborit. Gjenerali Çad njësitet e veta nën gatishmërinëluftaraketë plotë i ka kthyer në Rjekë, më vonë i ka tërheq nga Kroaci në Bokë, duke ruajtur për Serbinë sasi të madhe të teknikës ushtarake. Shumë nëna nga Hercegovina dhe Dubrovniku i kanë vajtuar djemtë e tyre nga tanket e gjeneralit Marijan Çad, dhe kjo duhet të dihet (lexoni intervistën e plotë me gjeneralin slloven Çad, të gazetarit gjithashtu slloven, të radio Koprit, të përkthyer nga Naser Krasniqi- v.j)

I njoh oficerët e KOS-it që më kanë përcjellë pas vitit 1981, e të cilët tash janë në Armatën kroate. Ata sot po thonë, nuk kemi vepruar ne kundër kroatëve, po kundër shqiptarëve. Ju garantoj se nuk ka çeli burgu ku kam qëndruar e nuk kam parë nëpër mure emra kroatësh të shkruar.

Një ditë më thirri gjenerali i Ushtrisë Kroate, Gjuro Srneça dhe më tha: “Të ka përshëndetur gjenerali Shpegelj dhe ka thënë se e di se gjithçka tu ka montuar dhe të bëhesh gati të marrësh detyrën në Armatën Kroate”. Por Shpegelj, s’kaloi shumë kohë e dha dorëheqje, ndërsa Krasniqi, prapë harrohet.

“Do të dëshiroja”, përfundon Krasniqi, “të përsëritet procesi i rrejshëm i montuar dhe të pastrohet njolla nga emri im. Nuk kam para të kërkoj përsëritjen e procesit, duhet ta bëjnë ata që më kanë gjykuar. Nuk mund te jem unë armik i Armatës Kroate pasi e kam armatosur Likën. Nëse njerëzit me të cilët, në fillim të luftës kam punuar ilegalisht, nuk ia kanë frikën likuidimit nga KOS-i, flasin për shërbimet e mia në formimin e Armatës kroate, atëherë vendi im është edhe sot e gjithë ditën në Armatën kroate, e jo në pazarin e perimeve në Rovinj”.

Shpjegime:

[…] 1* – Ishte pothuaj mesnatë. Ai që shtiu mbi Ahmet Krasniqin nuk e dinte mbi cilin person po dërgonte vdekjen. Thjesht i kishin thënë se do të vrisnin një tradhtar të çështjes shqiptare dhe spiun serb. Që po i merrnin jetën pikërisht Ministrit të Mbrojtjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës e dinte mjaft mirë personi i dytë, ai që i tregoi atentatorit personin-objektiv të shënjestrës. Ky ishte nga një qytet me emër të mirë nga Kosova. Deri atëhere njihej si njeri i mirë, por që më pas iu dha shumë pijes. Shumë muaj më pas nga mesnata e 21 shtatorit 1998 do të vritej. Gjendej në një betejë me milicinë e ushtrinë serbe, por plumbin e mori në shpinë.

Lajmi i vrasjes së Ahmet Krasniqit në Tiranë u përhap vetëm me lajmet radiotelevizive të mëngjesit, sepse kur ajo kishte ndodhur gazetat me faqet e tyre të para kishin hyrë e dalë nga shtypshkronjat. Ngjau e njëjta gjë edhe në Prishtinë. Këtu u mor vesh edhe një lajm tjetër: Adem Demaçi pati dhënë një “dorëheqje” të butë nga detyra e përfaqësuesi politik të UÇK-së. Këtë e bëri të ditur më 22 shtator gazeta “Bota sot” me shkrimin e titulluar “Adem Demaçi në pushim të gjatë mjekësor”. Fjalët e përhapura thoshin se ngjarja e papritur kishte ndodhur që në 20 shtator. Prej zyrës së tij qe thënë se “për shkak të stërngarkimit me punë mjekët kanë konstatuar se ai ka një tendosje të tepruar të nervave dhe një keqësim të diabetit. Për këtë arsye mjekët e kanë këshilluar zotëri Demaçin që të deaktivizohet nga të gjitha punët e veta të përditshme dhe të pushojë sa më gjatë”. Në vijim thuhej se të gjitha takimet e parapara me miq të huaj dhe të vendit si dhe takimet e caktuara me gazetarë do të shtyheshin për një afat të pacaktuar.

Që të mos binte harrimi…

Njeriu i UÇK-së, koloneli Dilaver Goxhaj, në shoqërinë e stafit drejtues të gazetës “Rilindja”, mori pjesë në varrimin e Ahmet Krasniqit. Aty ishte edhe Flamur Gashi. Ceremonia e nderimit të fundit dhe përcjelljes për në varreza do të bëhej në Shtëpinë Qëndrore të Ushtarakëve. Rrugës për atje një punonjës i gazetës “Ushtria” e pyeti Goxhajn se për ku po shkonte. Ky u përgjegj se ishte nisur për në homazhin e Ahmet Krasniqit. “Ti do të vish?”, i tha tjetrit. “Jo”, iu përgjegj ky, “Na porositën të qëndrojmë sa më larg ceremonisë që të mos i jepet një pompozitet i madh zyrtar”.

Në homazh ishte edhe bashkshortja e të ndjerit. Rrinte pranë arkivolit bashkë me të dy fëmijët, Teutën dhe Florentin. Në qafë mbante një gjerdan me shqiponjën shqiptare. Nuk qe i pranishëm asnjë autoritet qeveritar i Tiranës. Mes politikanëve u pa Pjetër Arbnori dhe Leonard Demi. (Ylli Polovina)

1a* – Pasi rebelët (kështu SHBA e quanin në fillim UÇK-në) pësuan humbje në fushë beteja në verën dhe vjeshtën e vitit 1998, në pjesën më të madhe për shkak të papërvojës dhe mungesës së komandës qendrore, ata u kthyen kah shqiptarët e Kosovës të cilët kishin shërbyer në ushtrinë jugosllave.

Më me përvojë ishte një kolonel i quajtur Ahmet Krasniqi, i cili i kishte organizuar rreth 600 ish-oficerë, që jetonin më së shumti në Zvicër dhe Gjermani, për t’iu bashkuar luftës. Krasniqi, në komandant, që e kishte dorëzuar garnizonin e tij në Gospiç, Kroaci, në vitin 1991 në vend se të mbrojë regjimin e Sllobodan Millosheviqit në Beograd.

Krasniqi e kishte përkrahjen e Bukoshit, i cili lejoi atij t’ia kalojë në 4.500.000 $ UÇK-së të mbledhura nga administrata e Rugovës. Ai me shpejtësi ka ngritur kampe trajnimi në rajonin kufitar duke formuar njësi speciale. Bukoshi e emëroi komandant e një strukture ushtarake (në dukje) rivale e njohur si Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës. Përpjekje për t’u bashkuar me luftën e armatosur ishte një përpjekje e vonuar nga administrata e Rugovës, e cila humbi me shpejtësi mbështetjen politike në Kosovë, për të rifituar kredibilitetin për luajtje të një roli në “çlirimin” e provincës serbe.

Thaçi dhe Haliti kanë pranuar paratë dhe vullnetarët e trajnuar dhe integrimin e tyre në njësi të UÇK-së, por filloi t’i pengojë përpjekja e Krasniqit për të ndërtuar një forcë ushtarake të pavarur. Në qershor 1998, UÇK-së, e cila kontrollonte kufirin, filloi t’ia devijojë ose t’i bllokojë armët e marra nga malësorët për këto njësi rivale që luftonin rreth Pejës dhe Deçanit. Ndërsa tensionet rriteshin, Thaçi dhe autoritetet shqiptare vendosën për të eliminuar Krasniqin, sipas ish-komandantëve rebelë dhe dy ish zyrtarëve shqiptarë të intervistuar në Tiranë.

Ata thanë se në mes të muajit shtator 1998, policia shqiptare ia ndaloi ndihmën Krasniqit duke e lënë të vetmuar ua konfiskoi armët. Zyra e Krasniqit në Tiranë u kontrollua nga rreth 50 policë dhe zbraz nga armët dhe municionet. Më 21 shtator, kah ora 23:00, derisa kthehej nga një restorant në Tiranë, Krasniqi u përplas me një punkt policor rreth 300 metra larg nga zyra e tij, sipas një ish-komandanti të UÇK-së i cili ishte me Krasniqin. Krasniqi dhe dy shokët e tij u bastisën përsëri për armë, si dhe automjeti i tyre u kontrollua. Dy makina pas Krasniqit, i që transportonin ndihma nuk u lejuan të kalojnë nëpër pikën e kontrollit.
Kur Krasniqi dhe dy shokët e tij dolën jashtë xhipit Opel gri të tyre panë tre burra të dalin nga hijet me maska të zeza mbi fytyrat e tyre. Burrat, duke folur në një theks shqiptar që dallohen ata nga aksenti i shqiptarëve të Kosovës, urdhëroi dy burrave që ishin me Krasniqin të shtrihen për tokë.

“Cila është ai?” pyeti njëri prej burrave të armatosur, sipas njërit prej komandantëve, i cili ishte shtrirë në asfalt.

“Ai i mesit,” tha njëri. Ai që ishte i armatosur, mbante një pistoletë vetëm disa centimetra nga koka e Krasniqit, shkrepi me një të shtënë. Pastaj shkarkoi dy të shtëna më shumë në kokën e Krasniqit, pasi ai kishte rënë mbi trotuar.

Zyrtarët amerikanë gjithashtu kanë marrë raporte se UÇK e ka vrarë Krasniqin, por thoshin se ka pasur më vonë edhe raportet kontradiktore që vinin nga rajoni se ai u vra nga anëtarët e pakënaqur të njësisë të vet.

Pas vdekjes së Krasniqit, ish-komandantët e UÇK-s, thonë se, vrasjet, spastrimet dhe arrestimet janë përshpejtuar. Policia e UÇK-së, të veshur me uniforma të zeza dalluese (të stazit – shërbimit famëkeq informativ të RDGJ, v.j), e hodhi cilindo në paraburgim që kishte shfaqur armiqësi ndaj Thaçit. Shumë nga këta njerëz janë rrahur. (Chris Hedges, 25 qershor 1999, Kosovo’s Rebels Accused of Executions in the Ranks – Rebelët e Kosovës akuzohen për ekzekutime në radhët e veta) SK

1b* – Ja përse në fundverë e fillim vjeshtë 1998 shtabi tinzar (c*) i bashkëpunëtorëve të Sllobodan Millosheviçit punonte në ethe të mos realizohej nga shqiptarët asnjë bashkim i tyre. Po t’ja delnin të bëheshin një trup, një mendje e një shpirt, kudo ku qenë në trojet e tyre, kjo do të ishte fundi i qëndrimit të Kosovës nën kontrollin e Sërbisë.

Në një mbrëmje gushti të vitit 1998, koloneli telefonoi papritur këshilltarin e Ministrit për Informatat të qeverisë Bukoshi dhe i tha “Flamur, kam nevojë të takohemi urgjent!” Këshilltari ndërkohë në Tiranë edhe kryeredaktor i Radio Kontaktit, iu përgjegj “Jam në punë”. Ahmet Krasniqi nguli këmbë: “Do të vij afër radios, diku…”. Mbërriti me një frymë, madje u ngjit gjer në mjediset e brendshme të radios. Pas një minute të dy zbritën poshtë në një kafe. “Situata në terren në Kosovë është mjaft e vështirë, shumë e tensionuar”, tha koloneli. Shpjegoi se tashmë shqiptarët kishin praglufte mes njeri-tjetrit. Në Kosovë patën hyrë një grup oficerësh të FARK-ut në pararojë për të shpërndarë më pas në terren njësitë e ushtrisë së tyre, por mes njerëzve të UÇK-së kishte jo pak që u krijonin pengesa. Mes të dy palëve, tha, kishte shumë moskuptime. Në të vërtetë pas shtatëmbëdhjetë takimeve në Tiranë dhe një tjetri në Osllo të dy armatat kishin rënë dakort në parim për bashkëpunim ushtarak në luftë për të dëbuar serbët. Në fund Ministri i Mbrojtjes shqiptoi me lutje: “Dua ta takoj zotin Berisha”. Gashi ra dakort dhe e telefonoi në çast ish-Presidentin, ato kohë drejtues i opozitës. Ky pranoi menjëherë, por atë moment ishte me temperaturë e në shtrat. Premtoi të çohej të nesërmen dhe në orën 11.00 e priste Ahmet Krasniqin në selinë e partisë.

Sapo hyri në zyrën e Berishës ai mori drejtqëndrim ushtarak dhe shqiptoi solemnisht “Zoti President, ju paraqitem me kërkesën time! Kolonel Ahmet Krasniqi, ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës”. Sali Berisha u emocionua dhe i bëri shenjë të ulej. Në pak fjalë Ahmet Krasniqi i shpjegoi si po organizoheshin në terren dhe çfarë vështirësish po ndeshnin. Pastaj tha “Unë ju kërkoj zoti Sali Berisha të thërrisni zotin Demaçi, përfaqësuesin politik të UÇK-së, të vijë në Shqipëri, të takohet me ju dhe të ndikoni sa më shumë që situata të qetësohet. Unë jam i gatshëm që në marrëveshje me të dhe me qeverinë e Kosovës të futem në terren ku të kërkojnë e thonë ata. Pa asnjë lloj problemi. Por nuk jam i gatshëm për të ngritur këmbën e pushkës për të vrarë shqiptarët mes vedit”. Berisha, të cilin gjatë gjithë kohës nuk i ishte larguar emocioni i fortë, u përgjegj po aq edhe ai solemnisht “Do të bëj të pamundurën!” Takimi kokë më kokë mes Adem Demaçit dhe Sali Berishës u bë në Tiranë pas katër ditësh. Pas bisedës të dy mbajtën një konferencë shtypi. Gjendja në terren u çtensionua dhe gjakrat përgjithësisht u qetësuan.

Relativisht i mbarë për frymën e bashkëpunimit mes dy ushtrive çlirimtare, edhe pse jo pa probleme, nisi edhe shtatori. Gjersa mbërriti në fillim data dymbëdhjetë (vrasja e Azem Hajdarit) dhe pastaj njëzetë e njëshi (vrasja e Ahmet Krasniqit). Ylli Polovina

2*- Veprimi i tij (gjeneralit Čad) në Slloveni nuk u pëlqente gjithmonë komanduesve të tij në Zagreb dhe Beograd. Komanda e Zonës së Pestë ushtarake e fajësonte për shumë vendime të gabuara si dhe shkelje të urdhrave(radio Koper-Capodistria Leon Horvatič, më 23 qershor 1992).

3* – Njerëzit e Martiçit ishin rebelë nga Kraina e Kroacisë. Atëherë e banuar me serbë të cilët i keqtrajtuan, dogjën dhe vranë kroatët shumë në mënyrë mizore. Por, ushtria kroate, Krainën e pastruan nga serbët brenda një nate në ofensivën “Oluja”(Stuhia). Shumë nga këta serbë refugjatë të Krainës, qeveria e Millosheviqit kishte vendosur t’i sjellë në Kosovë. Më i njohuri ishte kampi i refugjatëve në Junik, të cilin, ende pa mbërri refugjatët serbë nga Kraina, me një aksion e minon dhe shkatërron grupi gueril i Sali Çekajt.

4* – Ja se si JNA i zbrazte atëherë kazermat e APJ dhe armatimet ua transferonte rebelëve te Martiçit për të cilat ngjarje flet Ahmet Krasniqi. http://www.youtube.com/watch?v=OpVjItuu71U (SK)

5* – Për dërgimin e Ahmetit në Shabac (nga burgu i Beogradit) pas luftës çlirimtare të Kosovës më ka folur oficeri Zajm Berisha që jeton tash në Prishtinë. Biseda jonë ka zgjatur disa orë, por unë po e parafrazoj me disa fjali sesi Zjam Berisha fliste me pietet për Ahmet Krasniqin: ” Në Shabac, disa ditë, e pritëm një oficer që emrin nuk ia thoshin, por thoshin se ishte me gradë të lartë ushtarake dhe ishte njëri nga strategët më të mirë të APJ. Kaluan disa ditë duke pritur, por nuk dukej. Ushtarët, sidomos rezervistët filluan të humbin moralin, kështu që çdo natë dezertonin. Kaloi një javë duke pritur. Një ditë u bë një zhurmë e madhe. U dha lajmi se oficeri i lartë kishte mbërri. Dola ta takoj. Çka të shoh? Ahmet Krasniqi! Njiheshim nga Akademia si kadetë. Folëm dhe u çmallëm. Në fund, pa ditur për fatin tonë, u përshëndetëm. U ndamë. Unë mbeta në Shabac edhe pak kohë. Ahmetin me Brigadën 544, e dërguan në front në Kroaci. Më vonë kam dëgjuar se e kishin dërguar diku në front te Osjeku. Ne oficerët shqiptarë mbetëm si zogjtë në mjegull, askush s’interesohej për ne. Secili është gjind si ka mundur… Vrasja e Ahmetit në Tiranë është humbje e madhe e cila më ka prekur dhe tronditur përtej thellësisë së shpirtit”. Biseda, me Zajmin, ka zgjatur më shumë, por e përfundova këtu pasi nuk ka qenë për publikim në ndonjë mjet të informimit. Ka qenë bisedë miqësore dhe spontane. SK

5a* – Këtu do të jap një shpjegim sipas rrëfimit të Ahmetit dhe të vërtetuar nga Vehbi Arif Krasniqt. Ahmeti, me ndihmën e disa njerëzve nga Llapi, me uniformën ushtarake dhe i armatosur kthehet në Kosovë. Në stacionin e autobusëve në Prishtinë ulet në një bankë, ndërsa armën e lë mbi një bankë tjetër. Ja se si më ka thënë Ahmeti për këtë rast:”Para se të ulem, në një thes, e vendosa pushkën mbi një bankë. Unë u ula pak më larg në një tjetër bankë dhe shikoja njerëzit dhe reagimet e tyre. Secili që kalonte e shikonte armën dhe mua me uniformë. Edhe pse shumë kureshtarë, nuk reagonte askush. Pas pak minutave, si duket, rastin e lajmëroi dikush te organet e stacionit. Erdhi një njeri para meje me uniformë si konduktor autobusi. Mu duk fytyrë e njohshme. Pasi nuk isha i sigurt, nuk dhashë shenjë. Derisa, ai më buzëqeshte, unë vetëm e shikoja. Papritmas më tha:” Sikur mos ta dija që je Ahemti i Hajrizit e nipi i Aziz Zhilivodës nuk do të kisha guxuar të flas”. Ula shikimin dhe nisa të mendojë. “Unë jam Vehbi Arifi nga Zhilivoda. Jam shef i stacionit të autobusëve këtu në Prishtinë”. U ngrita në këmbë dhe u përshëndetëm. “Më ftoi në zyrën e tij. Nuk dija çfarë të bëj. Nuk doja t’i sjellë probleme pasi ai nuk e dinte situatën time. Jo i thash, kam vendosur të marrë autobusin për Hade” (SK)

5b*- Pasi përshëndetën me Vehbiun merr autobusin dhe shkon në Hade te Jsuf Grajqevci. Lë pushkën aty dhe niset për Zhilivodë te i vëllai, Behxheti. Takohen me Shqfqetin e Qerimit dhe ua bënë me dije se donte të takohej me Ibrahim Rugovën. Pas disa dite shkon në Prishtinë te vëllezërit Isuf dhe Mehmet Gjashi. Këta me ndihmën e Skënder Zogajt ia realizojnë një takim me Fehmi Aganin. “Biseda me Fehmi Aganin ishte e shkurtër por përmbajtjesore. Pak i frikësuar, në dukje, më tha se kishte mundësi të ma organizojë daljen në Shqipëri dhe atje kishte mundësi më të mëdha për një përgatitje të mundshme dhe organizim për çlirimin e Kosovës. Pasi ia bëra me dije se ishte koha dhe se unë guxoja dhe dija ta fillojë këtë punë, u përshëndetëm. I thash se daljen në Shqipëri do ta organizojë vet me njerëzit e mi. Kështu edhe ndodhi”. Sipas Shefqetit, Ahmeti prapë kthehet në Zhilivodë. Pushkën e kishte shitur se i duheshin para, ndërsa revolen kishte thënë që do ta mbante në brez dhe kishte vendosur të mos bie më i gjallë në dorë të serbëve. Pas dy-tre dite qëndrimi në Zhilivodë, me rrugën për Maqedoni. Shefqeti dhe Behxheti e përcjellin deri te lagja e muharremëve të Sibofcit, tash komuna e Kastriotit. “Në ndarje”, derisa sa më tregonte, Shefqetit iu ndal zëri dhe lëshonte ofshamë të thella… mezi vazhdoi rrëfimin tij, “u përshëndetëm dhe qajtëm të dytë. Behxheti na tha, u zhburrnuat shumë”. ShK

5c* – Gjithmonë sipas Ahmetit dhe dëshmitarëve të gjallë, pasi del ilegalisht në Shqipëri, me ndihmën e njerëzve të vet (për të cilët do të flas një herë tjetër, shkon në Elbasan te axha i vet, Aziz Zhilivoda. Azizi i gëzohet ardhjes së Ahmetit dhe bashkë shëtisin dhe vizitojnë shumë njerëz e ministri të Shqipërisë së asaj kohe. Ahmeti u propozon që të fillohet me përgatitjet për çlirimin e Kosovës, por vëren se ende nuk ishte krijuar klima për një nismë të tillë. Aziz Zhilivoda e këshillon të shkojë në Diasporë, duke i thënë “se atje janë paratë dhe njerëzit”.

6*- Në Vjenë, Ahmetin e pret profesori Skënder Gashi, i cili ishte zotuar se do ta ndihmonte për disa ditë derisa t’i arrinte lidhja nga Gjermania. Kalojnë disa ditë dhe lidhja e Ahmetit nga Gjermania dështon. Atëherë duke parë zbehjen e vullnetit të Skënder Gashit, Ahmeti i lutet që ky t’ia organizojë një takim me Kristina Von Hoff, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Austri. Në atë takim, Ahmeti, pasi e njofton në detale me situatën e tij, i lutet zonjës Kristina Von Hoff ta ndihmojë që me ndihmën e ambasadorit kroat, të kthehet në Kroaci. Ambasadori kroat i del në ndihmë dhe Ahmet Krasniqi prapë kthehet në Kroaci. SK

a* – Mensur Kosumi gjatë luftës ka qëndruar në shtëpinë e vëllait tim Tahir Hajrë Krasniqi, e cila ka qenë edhe e imja. Më vonë ka qëndruar në shtëpinë e Nuredin dhe Hashim Bejtës. E ri-formon Shtabin, tashmë të formuar (gusht 1997), të Çiçavicës. Vëllai im kishte një respekt të veçantë, sepse, siç më thoshte, “bashkë po i falnin pesë vaktet”, herë në shtëpi, herë në xhaminë e fshatit.
Mensur Kosumi, gjatë luftës, ia patëm dërguar 10’000.- CHF nga Shoqata e Vushtrrisë me seli në Olten të Zvicrës dhe ia ka dorëzuar, në dorë, një ish i burgosur politik nga Novosella e Maxhunit me mbiemrin Maxhuni (emri nuk më kujtohet). Mensur Kosumi kur kishte shkuar në Zhilivodë, luftëtarëve të Zhilivodës u kishte thëne që ishte i dërguar nga Ahmet Krasniqi për të komanduar me Shtabin e Çiçavicës, i cili, më vonë e mori emrin Zona Operative Shalës.

Mensur Kosumin, vetëm pak ditë pas mbarimit të luftës dhe hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, pasi kishte shprehur dëshirën të më takonte dhe të më falënderonte për kontributin tim për luftën, bashkë me ushtarin shumë të devotshëm të UÇK-së, nipin tim, Bekim Krasniqin, e kam vizituar ne Prishtinë, në zyrën e tij, në ish ndërtesën e Eleketro Kosovës afër librarisë Dukagjinit. Pasi më falënderoj “solemnisht”, gjatë bisedës më pyeti për Kadri Osmanin (Manin)…! I tregova se kur i ka telefonuar gjatë luftës në Shtabin e Shalës, numrin e telefonit, ia kisha dhënë unë, pasi Baca Kadri, më pati thënë që e njihte Mensur Kosumin, ngase e kishte takuar në Kroaci. Në mungesë të Mensur Kosumit, në telefon, ishte përgjegjur Sabit Gashi.

Mensur Kosumi nuk e dinte që unë e dija se para luftës kishte qenë milic në Kosovë, pastaj kishte ikur në Kroaci. Për hir të vërtetës, ky nuk ka qenë kurrë as oficer i ultë as i lartë. Gjatë sistematizimit të UÇK-së (TMK-FSK) pasi nuk e kishin përfshi në hierarkinë ushtarake, kishte shpifur për ministrin Ahmet Krasniqi se gjoja, në Kroaci, paska luftuar kundër Fehmi Lladrovcit, gjatë luftës për marrjen e kazermës Kanjizha në Gospiç. Ky rrenacak, kishte harruar që kur Armata Kroate kishte luftuar për çlirimin e kazermave në Gospiç (21 shtator 1991), Ahmet Krasniqi, tashmë i kishte bërë një muaj ditë burg në Beograd (26 gusht 1991). Rrenën e tij, për tu dukur sa më bindëse, e paska zbukuruar duke shpifur edhe për gjeneral Agim Çekun dhe disa oficerë tjerë shqiptarë në Kroaci. Shpifjet e tij e kishin revoltuar gjeneralin Çeku dhe ky e kishte përjashtuar, rrenacakun, shpifarakun dhe mashtruesin Mensur Kosumi, nga çfarëdo angazhimi ushtarak në Kosovë. SK

b* – Për Shtabin tinëzar, para disa muajve (2012), ne mediat serbe, ka folur vajza e Millosheviqit, e cila deklaroi se Nano i kishte premtuar Millosheviqit, në takimin e Kretës, që do të bënte të pamundurën që Kosova të mbetet nën Serbi dhe e kishte siguruar që kryeqyteti i Kosovës është Beogradi (1998). Mu për këtë, pas atij takimi, në cilësinë e kryeministrit të Shqipërisë, Nano, pati bërë edhe një kërkesë, të çuditshme. Kërkoi që helmetkaltrit e OKB-së të vendosen përgjatë kufirit Kosovë-Shqipëri, për të pamundësuar depërtimin e armëve në Kosovë. Derisa Nano komandonte me udhëheqësit e LPK-së së Zvicrës që bënin kokrrën sefasë në villen e Enver Hoxhes dhe hotel Rogner, nëpërmes Xhavit Halitit etj, Rexhep Mejdani i komandonte, me ndihmën e Rexhep Qosjes, ata të Degës së LPK-së së Gjermanisë dhe LBD, ndërsa Klosi komandonte me SHIK-un e Kadri Veselit, për të cilin, shumë herë, ka folur Nazim Bllaca, “ish-agjent i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), sektori i vrasjeve, dhe autor i një vrasjeje”. Si duket aty u bënë edhe listat për likuidime dhe për vrasjet politike në emër të UÇK-së. Deri tash, sipas dëshmive të Nazim Bllacës, “ish-agjent i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), sektori i vrasjeve, dhe autor i një vrasjeje”, janë dënuar së paku gjashtë veta.

Ndërsa mjetet propagandistike të informimit, të asaj kohe, që shërbenin për denigrimin oficerëve shqiptarë të rreshtuar nën komandën e FARK të ministrit të Luftës, Ahmet Krasniqit, dhe për vetë ministrin dhe institucionet e Kosovës të udhëhequra atëherë nga LDK e Ibrahim Rugovës, ishin: “Bota e re” (gazetë e studentëve të Universitetit të Prishtinës) gazeta “Zëri i Kosovës”, organ i LPK-së dhe gazeta “Zëri i Popullit”, me vite të tëra organ i PPSH. Më vonë edhe agjencia Kosovapress. Të gjithë këta persona dhe fletushkat e tyre janë faqja e zezë e luftës çlirimtare të Kosovës. Këta njerëz, asnjëherë nuk e kanë gjykuar asnjë vrasje politike në Kosovë, as gjatë luftës as pas saj, madje nuk kanë shfaqur as më të voglin shqetësim apo keqardhje. Vetë Hashim Thaçi, sa herë është prononcuar, kurrë nuk ka thënë që i dënon në emrin e vet apo të PDK-së, por gjithmonë ka thënë: “këto vrasje janë të dënueshme”. Ndërsa figura më tragjike e luftës ka qenë dhe mbetet ministri Ahmet Krasniqi dhe zëdhënësi i UÇK-së, Adem Demaçi, i cili, me tërë bagazhin e një të burgosuri politik mbeti peng dhe vasal i atyre që e kishin keqpërdorur për interesa të veta. As Demaçi, deri tash, nuk ka shprehur as më të voglën keqardhje për vrasjet politike në Kosovë. Përjashtim ka bërë vetëm te Enisi, djali i Tahir Zemajt. As marrëveshjen e Osllos me Ahmet Krasniqin kurrë nuk guxoi ta shpjegojë, ose së paku ta kundërshtojë! Dikush e ka përmendur se në një rast paska shprehur keqardhje për vrasjen e ministrit Ahmet Krasniqi, personalisht nuk e kam dëgjuar as lexuar deri tash.

***

Intervistë e gjeneralit famkeq, Marijan Çad, oficeri slloven i cili e burgosi Ahmet Krasniqin.

GJENERALI ČAD E KISHTE GABUAR DITËN

Përktheu nga sllovenishtja: Naser KRASNIQI

Gazetari i programit slloven radio Koper-Capodistria Leon Horvatič më 23. qershor 1992. vizitoi në Rijekë (Kroaci) gjeneralin Marjan Čad, oficerin e pensionuar të armatës jugosllave dhe ish komandantin e korpusit të Rijekës. Nga intervista e gjatë, që ishte botuar në gazetën lokale Primorske novice (Lajmet bregdetare) nr. 48. më 30.qershor 1992. po i ribotojmë disa fragmente, të cilat do të mund të ndihmonin në kuptimin e ngjarjeve të përshkruara në librin DAN PREJ (Një ditë më parë).

“Lufta në Slloveni ka filluar më 26 e jo më 27 qershor, siç thotë Janša. Pohimet e tij se kam vepruar sipas dëshirës sime dhe thashethemet, gjoja se e kam gabuar datën dhe jam nisur një ditë më herët në rrugë, thënë më së buti, janë qesharake. Në urdhëresën e komandës ushtarake e (nënshkruar nga gjenerali Stipčevič), që e kam marrë më 25 qershor në mbrëmje, ka qenë e precizuar, se deri kur duhet të arrijë në kufirin slloveno-italian, por, jo edhe, se kur duhet të nisem në rrugë. Sipas vlerësimit tim detyrën do ta kryeja pa vështirësi të mëdha nëse do të nisesha për dritë të ditës. Njësitë, që i caktova për këtë operacion, kanë lëshuar kazermën amë të martën, më 26qershor, saktësisht në ora 13.15min.”

Edhe pse Čad pa dëshirë flet për luftën (sepse thotë, se qëllimi ishte sigurimi i ardhjes së doganierëve dhe policëve federativ) pra, sipas tij sulmi kundër Sllovenisë ka filluar qysh më 26 qershor. Lëvizja e tankeve, e automjeteve të blinduara dhe ushtarëve nga Ilirska Bistrica nuk ishte paralajmëruar dhe nuk ishte pjesë e manovrave të rëndomta, siç mund – për shembull – të pohojmë për ngjarjet paraprake shumëditëshe në vendrojat kufitare dhe përreth tyre. Mes këtij operacioni dhe hyrjes së baterisë së lehtë kundërajrore të armatës jugosllave nga Karllovci (Kroaci) në territorin slloven te Metlika, 15 minuta pas orës së parë të mëngjesit, më 27 qershor, kur edhe praktikisht duhet të kishte filluar lufta, s’ka asnjë dallim. Të dy njësitë kishin krejtësisht të njëjtin qëllim dhe që të dyja, pjesëtarët e fuqisë mbrojtëse sllovene dhe banorët e vendit, tentuan t’i ndalin.

Suksesi i mbrojtjes, që përndryshe kishte domethënie vendimtare në zhvillimin e luftës, s’do të duhej të ishte vënë në peshore në përcaktimin e fillimit të saj.

Sulmin në Slloveni Čadi edhe si i pensionuar e sheh saktësisht njësoj si edhe para një viti. Rrugëtimi i ushtarëve jugosllav në kufirin slloveno-italian për atë nuk është i padrejtë, sepse armata vetëm i ka zbatuar urdhëratë legjitime të organeve federative (KEF). Si një njeriut me kombësi sllovene qysh atëherë s’ju ka dukë njësoj se çfarë pasoja do të ketë ky veprim. Zhvillimi i mëtejshëm goxha i fatshëm * në pjesën jug-bregdetare nga Fernetiči deri te Lazareti duhet të ishte në rend të parë për shkak të veprimit të tij të kuptueshëm. Ata, që e kishin takuar apo dëgjuar me rastin e vizitave në pozitat ushtarake dhe në Kopër, ose që e kanë njohtë më parë, me siguri se nuk do të pajtoheshin me këto pohime të tija. Faktet, që m’i ofroi gjatë bisedimit në bankën e parkut pranë vendbanimit të tij në Rjekë, me siguri, se do t’i befasojnë.

HAKËMARRJA PËR ŠKOFIJE: SHKATËRRIMI I STACIONIT TË MILICISË NË KOZINË

Veprimi i tij (gjeneralit Čad) në Slloveni nuk u pëlqente gjithmonë komanduesve të tij në Zagreb dhe Beograd. Komanda e Zonës së Pestë ushtarake e fajësonte për shumë vendime të gabuara si dhe shkelje të urdhrave. Njëra ndër to do të ishte ndalimi i hapjes zjarr të tankeve në Fernetiči, si dhe ndalimi i tejkalimit me dhunë të barrikadave, përdorimi i automjeteve tërheqëse gjatë kthimit dhe refuzimi për të ndihmuar njësinë ajrore nga Pula. Një pjesë e oficerëve, që ishin nën komandën e Čadit në disa raste kishin vepruar ndryshe, për fat pa pasoja serioze. Čad, i cili akoma para një viti bashkëbiseduesit i “bombardonte” me fjalë, kurse tani le përshtypje përulëse, thekson posaçërisht meritat e veta për zhvillim të fatshëm në tri rastet vijuese. Gjoja se i kishin urdhëruar komandantët, që të hakmerret për tre ushtarët e vrarë në Škofije. Caku i veprimit duhet të ishte stacioni policor në Kozinë, të cilin duhej rrafshuar me tokë. Do të duhej të ketë marrë masa edhe pas ngjarjes në Koseza, ku territorialët (njësitë territoriale sllovene) kundër sulmuesve kishin vënë priten. Në luftime ishin plagosur tre ushtar, po ashtu edhe dy pjesëtarë të njësive mbrojtëse sllovene. Njësitë e Čadit do të duhej t’ përgjigjeshin me sulm tankesh në Koseze. Të dy urdhërat menjëherë pas arritjes kishin përfunduar në koshin e mbeturinave. Në kundërshtim me urdhrin e kryekomandantit të zonës së pestë, gjeneralit Praščevič kishte vepruar edhe në vendkalimin kufitar Jelšane, ku pushtetarit tonë kishin vënë objekte të përkohshme. Komandanti i korpusit të Rjekës do të duhej t’i qonte në ajër, por në vend të kësaj ai i kishte çuar në kazermë në Trsat (Rjekë). Pas tërheqjes së ushtrisë jugosllave nga zona e Rjekës ia kishte dorëzuar kryetarit të shtabit të krizës dhe momentalisht gjendeshin në lokalitetet e anije ndërtimit Viktor Lenac…

FLETËKËRKESAT PËR TRADHËTARËT

“Gjatë luftës në Slloveni kemi poseduar të gjitha të dhënat për oficerët e ikur. Për të gjithë, shërbimi i fshehtë ushtarak kishte lëshuar fletarrestime. Mes tjerësh edhe për oficerin e ulët nga vendroja Moretini Vlado Savarin. Tanët e kishin në shënjestër. Mu para kryerjes së detyrës kam urdhëruar oficerin komandues të zonës së Koprit, kolonelin Krtinič, që mos ta prekin”
“KOS (kontra obaveštajna služba) Sigurimi i kundërzbulimit ushtarak akoma para kthimit të njësive të mia në Ilirska Bistrica ka poseduar të dhëna të sakta për policët dhe njësitet e mbrojtës territoriale të Koprit, të cilët kishin vrarë gjithsejtë 5 ushtarë” Ćad thotë, se përveç tri viktimave të shtirjes në Škofije, në spitalin ushtarak në Beograd kishin vdekur edhe dy ushtar të plagosur rëndë në një autoblindë, që e kishin sulmuar ushtarët slloven në rrugën e Ankaranit afër restauronit Norbedo. Čad ashtu në vizitën e fundit sikur edhe me rastin e takimit vjeshtor buzëqeshi vetëm një herë, atëherë, kur foli për të “famshëmin” Zoran Šakjev, i cili kishte dhënë fjalën, se do t’i shkatërronte Koprin dhe Škofije. “Me raketat, që i kishte në autoblindën luftarake, do të mund të shkaktonte vetëm ndonjë dëm të vogël. Të shtënat do të mund të shponin ndonjë kulm apo mur, në rastin më të keq do të shkaktonte një zjarr ndezje në pompë të benzinës në qendër të Škofje-s, nëse do t’i qëllonte rezervuarët rastësisht, sepse shenjëtari mund të qëlloi plotësisht vetëm nëse objekti qëndron në fushë të dukshme dhe në largësi deri në 1500metra (1.5kilometra).”

Gjenerali Kolšek ka ditur e s’ka ditur

Nga këto 15 fragmente të ribotuara të bisedës me ish komandantin e korpusit të 13. të Rjekës Marjan Čad, është posaçërisht interesant sqarimi i tij i rrugëtimit në bregdet një ditë më parë. Rrëfimin e tij e pohoi edhe shefi (i parashtruari) i tij i dikurshëm gjeneral-koloneli Konrad Kolšek. Čad-i si duket për qëllimin e tij, për të dalë me ushtri nga kazerma një ditë më parë, paraprakisht e kishte lajmëruar. Ndërsa Kolšek nuk e dinte, se do të shkojnë edhe se të mërkurën, më 26.qershor, kanë shkuar në drejtim të kufirit italian edhe tanket e kazermës nga Pivka. Kjo kazermë nuk ishte nën komandën e zonës së Rjekës, por i takonte korpusit të Lubjanës, që e komandonte gjenerali Popov (i kishte prirë ushtrisë jugosllave gjatë tërheqjes nga limani i Koprit).

Ministri i mbrojtjes Janša e tjerët në Lubjanë, kuptohet, se dinin për daljen e tankeve nga Pivka dhe Ilirska Bistrca (përkundër klithjes famoze të Bavćarit të enjten, më 27.qershor, herët në mëngjes). Qëllimisht – shiko thirrjen (mbështetjen) e Janšes në opinionin botëror në përgjigjen e fundit të intervistës së botuar në këtë libër (Një ditë më parë – po apo jo?) – nuk kanë intervenuar, si dhe të mërkurën, më 26.qershor po ashtu s’i kanë urdhëruar policët e bregdetit dhe territorialët, që t’i kundërvihen armatës jugosllave. Ky gjest tregon, më tepër se strategjinë e mirë të përgatitur mbrojtëse atë, se ndoshta ministri i mbrojtjes Janša ishte i sigurt, se ushtria jugosllave s’do ta godiste Slloveninë me tërë fuqinë e saj.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top