FEJA E TURKUT, FE E SHKOMBËTARIZIMIT

21, Gus, 2020 | OPINIONE

SHKRUAN: GANI MEHMETAJ

Kthimi i shqiptarëve në fenë e turkut u bë me vrasje masive, me përdhunime e me dhunë. Vetëm kur e kujton fjalën islam ta kujton tmerrin se si na kthyen në fenë e tyre. Ai shqiptar që thotë se mburret me fenë e turkut, është mu si të thotë gruaja e përdhunuar se mburret me fenë e përdhunuesit të saj. Nuk ishte faji i gruas fatkeqe që e përdhunuan, por nuk ka grua që mburret me përdhunim dhe me përdhunuesin. Mendjet e çoroditura janë diçka tjetër. A janë disa nga shqiptarët mendje të çoroditura?

Nuk ishte faji i shqiptarëve që e morën fenë e turkut, sepse s’patën rrugë tjetër, fenë e turkut ose vdekjen, por të thuash se mburresh që je në këtë fe? Këtë nuk e gjen askund në botë. Dhe të bëhen shqiptarët mbrojtës të fesë së përdhunuesit? Të harrojnë stërgjyshërit që ua masakruan? Të harrojnë stërgjyshet që ua përdhunuan? Të harrojnë motrat e këtyre stërgjysheve që ua morën skllave në haremin e turqve? Është diçka që s’ta kap mendja. Rrezik të na lëshoj toka. Të zhdukemi.

Të thuash që je 95 për qind në fenë e turkut, ndërsa i di të gjitha këto fakte, është çorodi. Është më shumë se sa Sindromi i Stokholmit.
Feja islame për shqiptarët është feja e turkut, ata na e dhanë me gjak e me zjarr, me dhunë e përdhunime. Me ikjen e tyre duhej t’ua kthenim, por nuk e bëmë. Të gjithë pleqtë tanë e kanë quajtur feja e turkut. Ta madhërosh këtë fe është ta madhërosh pushtimin dhe pushtuesin, ta himnizosh dhunën e përdhunimin. Ç’mund t’u themi kësaj kategorie njerëzish? Tru peshku? Skllevër, bijë skllevërish? Mohues të stërgjysheve, mohues të gjakut të derdhur ndër shekuj?

Kush janë ata që e predikojnë sot me zjarrmi fenë e turkut? Fytyra dhe flokët i tradhtojnë. Asnjëri prej tyre nuk është shqiptar. Stërgjyshërit e tyre erdhën me pushtuesit turq në hejbet e devesë ose të gomarit. Pushtuesi turk edhe hoxhallarët i solli nga Anadolli, Kazakistani, Kirgizia, Siria dhe shkretëtirat e Saharës.

Rusia pastaj solli hoxhallarët e vet nga Moska e vendet aziatike me mision të caktuar, shkombëtarizimin. Misionin e shkombëtarizimit e kishin edhe përhapësit e fesë së turkut nga Anadolli e Azia. Në pjesën më të madhe, hoxhallarët edhe sot janë nipër të aziatikëve e të rusëve. Nuk janë shqiptarë dhe nuk e ndjejnë vetën shqiptarë. Kanë urrejtje prej të çmenduri ndaj shqiptarëve, ndaj figurave tona kombëtare, ndaj të kaluarës sonë dhe ndaj të ardhmes që përpiqen të na e nxijnë. Po shqiptarët pse i shohin me indiferencën e deles? Pse u ndihmojnë në shkombëtarizim? Pse lejojnë t’ua nxijnë të ardhmen e ti kthejnë në mesjetën shkretinore? Pse lejojnë të na shkëpusin nga kontinenti ynë dhe të na kthejnë në Azi, të na gremisin në humnerë.