Fatkeqësisht, ende nuk jemi, por do bëhemi vëllezër armësh me kroatët

SHKRUAN: PROF. DR. MEHDI HYSENI

Barometri diplomatik

Fatbardhësisht, që nga shekulli XV e deri  në shekullin XXI, shqiptarët dhe kroatët kanë  pasur dhe, edhe sot, kanë marrëdhënie dhe bashkëpunim të shkëlqyer mes tyre.

Prandaj, ne, pa dyshim se  krenohemi dhe mburremi me bashkëpunimin, me lidhjet dhe me miqësinë shekullore kroate, sepse jemi vëllezër për nga gjenealogjia ILIRE . Mirëpo, por fatkeqësisht, në kuptimin e plotë,  ende nuk jemi “ vëllezër armësh”, edhe pse do të duhej të ishim që nga epoka e lavdishme e Skënderbeut ( fundshekulli XIV dhe shekulli XV) e deri më sot (shekulli XXI) mbase kemi një preajardhje dhe një  fat të përbashkët, sepse i përkasim Evropës Perëndimore, JO Serbisë dhe konglomeratit sllav. Për më tepër, kroatët dhe shqiptarët janë ilirë të lashtë, që janë zemra e Evropës (midis Romës dhe Greqisë), jo e periferisë së  “Ballkanit”,  sajesë bullgaro-serbe,  e shpifur nga historiografët sllavë për t’i pushtuar  dhe për t’i shpërfytyruar territoret autoktone ilire-fshirë nga harta e Evropës.

Ky falsitet sllav i nocionit  “Ballkan” ka flakur gjenezën  historiko-gjeogrfaike të nocionit “GADISHULLI  ILIRIK”. – Qëllimi shumë  i qartë, mohimi i origjinës së identitetit pasardhësve të ILIRËVE-shqiptarëve dhe të kroatëve, si dhe ankesimi dhe kolonizimi i territoreve të tyre autoktone ilire.

“Shqiptarët vëllezër armësh me kroatët” !

-Mirënjohje të sinqertë dhe të përzemërt Presidentes kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq, sepse është e para nga të të gjithë liderët politikë dhe shtetarët e Kroacisë dhe të Shqipërisë (1990-2018), që pati kurajon ta thotë të vërtetën historike se “shqiptarët dhe kroatët janë vëllezër armësh”.

Këtë rrugë dhe perspektivë në sfondin e mbrojtjes së interesit të përbashkët nacioal, territorial dhe shtetëror e hapi vendosmëria, trimëria, sakrifica dhe lufta e 2500 ushtarëve shqiptarë të Kosovës, të Anamoravës, të Maqedonisë dhe të Malit të Zi me në krye gjeneralin e famshëm Rrahim Ademi, të cilët u rreshtuan bashkërisht me vëllezërit e origjinës ilire-koratët në njësitet e Ushtrisë Kombëtare të Kroacisë së Dr. Frano Tugjmanit kundër agresionit dhe gjenocidit shfarosës të Serbisë pushtuese të Slobodan Milosheviqit (1991).

Prandaj, edhe sot, edhe nesër, shqiptarët dhe kroatët nuk duhet të harrojnë, se alternativa e vetme strategjike për të shpëtuar nga armiku i tyre i përbashkët shekullor- Serbia e Madhe, është edhe aleanca unike ushtarake kroato-shqiptare. Ndryshe, Serbia hegjemoniste dhe imperialiste, do të përsëritë luftrat dhe gjenocidet e saj të mëparshme kundër kroatëve dhe territorit kroat, në njërën anë dhe, kundër shqiptarëve dhe territoreve të tyre shqiptare, në anën tjetër.

Sa më sipër, nga zemra e falënderojmë dhe i shprehim mirënjohje të thellë për këtë konsideratë të lartë vlerësuese zonjës së nderuar, Presidentes së Repubublikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, e cila, me rastin e vizitës së saj zyrtare, që i bëri Shqipërisë ( më 18,19 dhe 20 korrik 2018) pohoi se “shqiptarët dhe kroatët janë vëllezër armësh”. -Edhe mua më gëzoi shumë dhe më bëri të ndihem krenar, kur mësova të vërtetën për trimërinë dhe për heroizmin e shqiptarëve, të cilët paskanë marrë pjesë në luftën e përbashkët me kroatët kundër agresionit pushtues të Serbisë (1991-1995).

Pa reciprocitet nuk ka as unitet të dëshiruar

Mirëpo, ky gëzim, njëherazi, më solli në rikujtesë kohën e shkuar, kur dihet fakti se në luftën çlirimtare kombëtare të Kosovës (1998-1999), të zhvilluar nga UÇK-ja kundër Serbisë agresore pushtuese, nuk erdhën për ta ndihmuar as “2500 ushtarë kroatë nga Kroacia e as 2500 ushtarë shqiptarë nga Shqipëria” !?

Vërtet, ky fakt historiko-politik dhe ushtarak e vë në pikëpyetje përkufizimin se “Shqiptarët janë vëllezër armësh me kroatët” ngase kroatët nuk venë në Kosovë për ta shkrepur asnjë plumb kundër armikut të përbashkët shekullor serb (1998-1999).

Në rastin konkret, ende nuk mund të thuhet se “jemi vëllezër armësh”, sepse mungon reciprociteti, edhe pse “2500 shqiptarë” e kanë ndihmuar luftën çlirimtare kombëtare të Kroacisë. Mirëpo, kjo nuk ndodhi që “2500” ushtarë kroatë të venin në Kosovë për ta ndihmuar UÇK-në.

Gjithashtu, nuk mund thuhet se “jemi vëllezër armësh” (edhe pse jemi vëllazër nga gjaku, etnia, gjuha…etj.)me shqiptarët e Shqipërisë, sepse as 100, as 200 e as “2500” ushtarë shqiptarë të armatosur nga Shqipëria nuk venë në Kosovë për ta ndihmuar luftën antikoloniale çlirimtare kombëtare të UÇK-së kundër Serbisë pushtuese gjenocidale (1989-1999).

Prandaj, thjesht, nuk mund të pranohet teza se “ shqiptarët dhe kroatët, tanimë janë vëllezër armësh”, duke qenë se, në rastin vendimtar historik “to be or not to be” nuk e kanë ndihmuar njëri-tjetrin sipas parimit të reciprocitetit.

Sikur në luftën e Kosovës (1998-1999) kundër Serbisë pushtuese , të kishin marrë pjesë 2500 ushtarë të armatosur të Ushtrisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë dhe 2500 ushtarë të armatosur të Republikës së Kroacisë në luftën e përbashkët të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për t’i shpëtuar mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarë nga zjarri dhe nga flaka e gjenocidit serb, hordhitë barbare çetniko-fashiste policore, paramilitare dhe militare të Serbisë pushtuese të Slobodan Milosheviqit, nuk do të kishin pasur asnjë shans, që t’i masakrojnë dhe t’i vrasin mbi 12 mijë shqiptarë, t’i dhunojnë mbi 20 mijë femra shqiptare, t’i dëbojnë mbi 1 milion shqiptarë nga vatrat e tyre stërgjyshore, si dhe ta digjnin dhe shkretonin cep më cep Kosovën sipas strategjisë së “tokës së djegur”.

Kroatët dhe shqiptarët kanë një gjenelaogji të përbashkët

Për nga origjina ilire, shqiptarët dhe shumica dërrmuese e kroatëve janë vëllezër, por jo edhe “vëllezër armësh”, edhe pse historikisht i lidh i njëti fat tragjik, sepse kanë NJË ARMIK TË PËRBASHKËT-SERBINË DHE SERBËT. Kjo është arsyeja, që shqiptarët dhe kroatët sot, nesër dhe përherë, duhet të jenë, edhe vëllezër armësh veç lidhjeve dhe marrëdhënieve të tjera miqësore, politike, diplomatike, ekonomike, tregtare, ushtarake dhe kulturore si partnerë strategjikë të rëndësishëm në Ballkan, në NATO dhe në BE.

Me rastin e vizitës triditore zyrtare Shqipërisë (18,19,20 korrik 2018), presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq për asgjë negative dhe të papritur nuk “shokoi rajonin”, ashtu siç dezinformuan masmediat serbe të Beogradit.

Përkundrazi, Presidentja Kolinda Grabar-Kitaroviq, duke mbajtur fjalën e rastit në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë (19 korrik) pohoi të vërtetën e pakundërshtueshme se “Kroatët dhe shqiptarët janë vëllezër armësh”. Kjo e vërtetë faktike ndodhi në vitin 1991 të shekullit XX, kur shpërtheu lufta në Kroaci, si rrjedhojë e agrsionit pushtues të Serbisë gjenocidale, “2500 shqiptarë” morën pjesë në njësitet luftarake të ushtrisë kombëtare të Kroacisë për ta mbrojtur popullin kroat dhe Kroacinë nga agresioni gjenocidal i Serbisë.

Në vitin 1991, kur Kroacisë iu imponua lufta e terrorit shtetëror dhe agresioni i Serbisë, e cila kishte për qëllim shfarosjen e popullit kroat, si dhe grabitjen e territorit të Kroacisë ilire, në mënyrë që Serbia e Madhe, t’i rizgjeronte kufijtë territorialë e saj, duke gllabëruar Sllavoninë (duke djegur dhe rrafshuar në themel Vukovarin, perlën e Sllavonisë ) dhe Dalmacinë ( Kninin, Zarën dhe Dubrovnikun) etj., Ushtrisë Kombëtare të Kroacisë me në krye kryekomandantin e saj legjendar, Dr. Franjo Tuxhman (presidenti i parë historik dhe themelues i parë i Republikës së Kroacisë demokratike), iu bashkuan edhe 2500 luftëtarë shqiptarë nga trevat e Shqipërisë Etnike (Kosova, Anamorava, Ilirida dhe Malësia e Madhe).

Siç bëjnë të ditur masmediat serbe të Beogradit, kjo deklaratë e ekulibruar dhe aksiomatike e presidentës së lartnderuar të Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, u prit në “thikë” nga serbomëdhenjtë e Serbisë për shkak se për herë parë iu përplas në fytyrë e vërteta, se kroatët dhe shqiptarët e Kosovës, të Anamoravës (Preshevë, Bujnaoc, Medvegjë), të Iliridës nën Maqedoni dhe të Malësisë së Madhe nën Malin e Zi, luftuan krah përkrah nën flamurin kroat kundër agresionit pushtues të Serbisë në Kroaci (1991-1995).

S’ka dyshim se, kjo ishte dhe është krenaria jonë e përbashkët kroato-shqiptare, që në rastin më vendimtar historik për mbrojtjen dhe shpëtimin e Kroacisë, shqiptarët u solidarizuan dhe u vëllazëruan me armë në dorë, që ta luftonin ARMIKUN E PËRBASHKËT SHEKULLOR-SERBINË PUSHTUESE GJENOCIDALE.

Prandaj, ky shembull edhe sot, edhe nesër-përgjithmonë, le të na shërbejë si fanar i pashuar për thellimin e besimit vëllazëror dhe miqësor në konsolodimin permanent të fortë dhe e pathyeshëm të bashkëpunimit mes shqiptarëve dhe kroatëve të vëllazëruar, sepse kjo është alternativa e vetme për ta neutralizuar dhe zmbrapsë armikun e përbashkët-Serbinë e Madhe, e cila, edhe sot, ushqen iluzoine dhe ka pretendime serioze territoriale edhe ndaj territoreve të Kroacisë, edhe ndaj territoreve shqiptare, siç po i mban peng kolonitë e saj: Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, si dhe po zhvillion dialog në Brukesl për copëtimin e territorit verior të Kosovës.

Historia e derisotme , që nga Skënderbeu e deri te Adem Jashari (1998) ka provuar se shqiptarët janë të urtë, trima, besnikë, luftëtarë të paepur, liridashës dhe atdhetarë të shkëlqyerë. Të gjitha këto virtyte pozitive të shqiptarëve i njeh edhe Evropa, edhe mbarë bota, por jo edhe armiqtë e tyre të përbashkët: Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia!

Mirëpo, fatkeqësisht dhe për të zezën e popujve të Ballkanit, këto virtyte emblematike të kombit shqiptar, nuk i njeh amalgama sllavo-bizantine e Ballkanit, e cila, historikisht, që nga VII i luftojnë, i urrejnë dhe i mohojnë shqiptarët për shkak të vjetërsisë autoktone shekullore ilire, që nuk kanë asgjë të përbashkët me kolonizuesit sllavë, të ngulitur në territoret iliro-shqiptare, në saje të pushtimeve të tyre barbare, me qëllim të grabitjes së tokave dhe të pasurive të tyre.

Presidentja kroate mburret me shqiptarët, ndërsa serbët “shokohen” nga kjo e vërtetë !

Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaorviq me të drejtë pohoi në Parlamentin e Shqipërisë dhe në takimet e saj me shtetarët, Ilir Meta (president), Edi Rama (kryeministër) dhe Gramos Ruçi (kryeparlamentar) se Kroacia mburret me shqiptarët mbase “mbi 18 mijë sish sa jetojnë në këtë shtet mik, tanimë, në tërësi janë integruar dhe vlerësuar si pjesëtarë të shoqërisë kroate…, të cilët e duan dhe janë të devotshëm ndaj Kroacisë. Njëkohësisht, shqiptarët janë edhe krenarë dhe shembull i shkëlqyer atdhetar i ndikimit pozitiv në zhvillimin e bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë. Në këtë kontekst, presidentja Kolinda Grabar-Kitaroviq, me theks të posaçëm rikujtoi lidhjet e hershme shekullore të kroatëve me shqiptarët, duke përmendur edhe Bashkësinë e Arbreshëve të Zarës, që nga shekulli XVIII”.

Shih në: ALBANCI SU BILI DOBROVOLJCI U DOMOVINSKOM RATU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: E drejta e autorësisë i përket autorëve! Ju lutemi për mirëkuptim.