SHKRUAN: ANTON BERISHA
Fatkeqesia e Shqipnisë ishte Enver Hoxha, që tue u bâ paterice e komunisteve jugosllavë, shfrytezoi kontekstin tragjik gjeopolitik, dhe e futi popullin shqiptar ne orbiten pansllaviste komuniste.
Tue kenë i paditun në ekstrem dhe nje primitiv anadollak, ai krijoi sistem edhe me mizor tue zhvleresu çdo vlerë e virtyt shqiptar, tue shndërru popullin në masë amorfe, në shnjerëzim dhe varfërinë më ekstreme tē kontinentit.
Është e dhimbshme, që kur Kosova nēpermjet intelektualit par excellence Ibrahim Rugova, si nje vazhdimesi e Pjetër Bogdanit e Faik Konicës, bëri shkeputjen nga kjo mendesi primitive dhe iu kthye rrenjeve shqiptare tue u bâ pjese e pranueme e botes e kultures perendimore, gjatë dhe pas luftës se ‘99-ës, në Kosovë ndodhi aktivizimi i modelit enverian që karakterizohet me padituni, dehumanizëm dhe primitivitet të skajshem.
Ky model anadollak, fund e krye antikulturor e antieuropian, qe u imponua permes nje kaste qe idhull kanë enverizmin dhe parullat boshe te popullit, simpatinë dhe solidiratiten e popujve liridashes e te emancipuar perendimore qe krijuan per popullin shqiptare qe kulmoi me perkrahje masive ndaj nesh, per fat te keq jane tue e shndërru, më së buti thënë në dyshim për vlerat tona, e nëse vazhdojmë keshtu në heqje dorë prej nesh.
Dhe, kjo nuk eshte ndonje risi, vetem eshte perseritje historike qe na ka kushtuar shtrenjte.
Diskursi, në rritje i logjikes se apsolutitetit te se drejtes tone, qe vetem ne jemi e drejta e mira, dhe se bota eshte e padrejte ndaj nesh, eshte nje imitim i logjikes pesedhjetevjecare enveriste dhe i epokes millosheviane kur vetem serbet kishin te drejte e bota ishte kunder tyre, dhe kjo fatkeqesi te cilen jemi duke e ndjellur perdite ne perkrahjen e ketyre pseudointelektualeve, pseudopatrioteve e pseudonjerezve do te na ricikloj vullnetarisht si kombin me fatkeq ne kontinentin amë europian.
Kjo qasje, që nuk nuk merr mundin e mendimit, siç do te thoshte Hanah Arendt, eshte heqje dore prej te qenunit qenie njerezore dhe ky eshte rreziku me i madh qe i kanoset nje kombi, aq me pare nje kombi ne kontinentin e qyteterimit.