Shkruar nga Ksenofon M. Dilo
E diel. Bëhemi gati të shkojmë ne varreza… atje ku veçanërìsht per ne Dilot, sundon bari i dhembjes… ne Shën-Gjergj, atje… ne qetesinë e perjetshme rrotull tyre, njerëz te perendisë, ne paqe të perendisë, vazhdojmë bisedën intime…
Fati i tyre tragjik rri i shkruar ne karakterin e tyre fisnik prej shqiptari dhe njeriu, duke e përballuar si martire dhunën e diktaturës me çnjerëzóre në Europe.
Nga dritaret e shtepise hyjnë rrezet e diellit dimror… vjen ere Kokojke që bëhet me e ftohtë kur qan e cirret; një çast buçet, si kenga e burravet ne vallen labe qe sjell ne mendje një fushe beteje a pas beteje… Disa degeza peme, gjethenjoma, jane të thyera si per të na u lutur, t’i çojne tek te zotërit, ne vorreza,,tek… ato varre që janë kthyer në fenerë ndriçues :
ja çbëri diktatura komuniste,..lufta klasave më e tmerrëshmja se ç’do legjendë..
Nisemi, ne heshtje… e sa pò afrohemi… te dera e vorrrezave te Sheperit, dallojme emrat DILO, ne krye te vendit, si t’ua ketë caktuar Shqiperia atë vend edhe ne çllodhjen e tyre.
Gjithë mermer i bardhë, i bardhë si pasqyrë e shpirtit të tyre. Te tërë pranë e pranë,rretojnë Mëmën e Babanë,si per tu mbajtur ngrohtë ë me kujdes eshtrat e pàkta të tyre’që diktatura s’ua la te qeta e uà gjymtoi edhe të vdekur, në varr. Në mes, vendi ku prehet përjetësisht i Ati, Ilia Dilo Sheperi… Heshtje e plote sipër Tij… shpinën ia ka mbështetur tokës së Shqipërisë, pò vështrimi pa fund i Tij bisedon me historinë… Mbi bar, vene e vinë zogj e flutura, si të qëndisin me të gjuhën e tij shqipe që ai uà la të bukur e amanet pasaardhësvet. Një bletë sipër një luleje gumzhin ëmbël..
Në mendje të gumzhijnë fjalët e dijetarit të madh, sjellin zë te qindra e mijra shekujve, të pellazgëvet, të ilirëvet, të arbë’vet.. “kemi gjuhën, gjakun dhe histori të përbashkët me vëllezrit myslimanë që mendojmë ta vazhdojmë sa të ekzistojmë mbi faqe të dheut…”, zë që transmetohet në damarët dhe shpirtin tonë, formojnë ndërgjegje historike, kur “përsëriten verbërisht gjykime të të huajvet…” , “shohim brezin që përbën shpresën e kombit dhe te gjuhës, te studjojë e të adhurojë vetëm gjuhë të huaja”… është zëri që s’duhet të vritet nga përcarja e komunistëvet me luftën klasore, as prej penës e firmavet të pseudoatdhetarëvet me sajime historike…
Ata trupa, të gjallë, askush nuk mundi t’i lëvizë nga atdhetarizmi, as nga karakteri. ” Kemi per detyrë ta duam e ta mbrojmë nënën e babanë. NENE e BABE është Atdheu… Ky vend duhet të jetë altari në të cilin do të sjellim të gjitha punët e përditëshme për të mirë,liri dhe dhe përparim të përgjithshëm… tuke punuar punë bujare,punë që nuk i dikton egoismi”. Kishte predikuar i Ati “SHQIPERIA do të fitojë kohën e humour. ZOTI eshtë ME i FUQISHEM se tiranët..”
Per te mbajtur porositë-amanet, njerëzit e familjes, morën plagë të gjallë e të vdekur. …Skeletet e shenjtë nen dhe, ndjejnë dhembje per ato pjesët e munguara…, coptuar nga diktatura,shkërmoqur me acid prej kriminelësh kur kryen vrasje.,të humbisnin gjurmët Disa mbetën në dhe të huaj. Treten larg. Kështu,ata që kanë mbetur këtu,në Shqipëri,rrinë më pranë njeri-tjetrit.
Del i pari MARGARITI… ndarë i ri nga jeta, prej torturavet qnjerëzore në hetuesi e në burg. “Ujku ujkun nuk e ha, tha kur doli nga burgu,po i kuqi njeriun e ha.”
Na vështron nga fotografia aq njerëzor dhe i vuajtur siç ish e aty flasin përjetësisht fialët e tij: “Jetoj,jo të le tjetrin të rrojë,po qe të ndihmoj tëjetojë.”
Fjale buruar nga zemra e Tij e bardhë. Llumi komunist i Sheperit vazhdonte të kundërtën: “Na dobësojnë luftën e klasave këta të DILO-s, dhe nga varrezat na luftojnë!” Vane e u munduan t’ifshijnë ato fiale Perëndie e Shqipërie.
S’ka pak vite që edhe e shoqja i ka vajtur pranë. Ndoshta ajo i tregon per hatanë qe mbuloi fshanë: “Ngrihuni, o të vdekur, të futemi ne të gjallë!”.
QIRJAKUA, i dyti ka ardhë pranë prindërvet. Vendin, pak kohë me pare-e caktoi vetë, qetësisht, i bindur se nen dhe, do të jetë me i qetë se mbi dhe; mes të vdekurvet, s’do të kishin më fuqi intrigat e të gjattëvet.
Vëllezërit e motrat e kishin në vendin e Babait. Me fjalën e Tij të ëmbël, të mencur, me fytyrën e Tij plot dritë, zgjonte te secili qendresën per sot dhe besimin per nesër, se poshtërsitë janë të përkohshme dhe nderi i përjetshëm.
Diktaturës i qendroi me dinjitet si Ai, tha fialët e njohura si Sokrati i lashtë në Sheperin e tij ku Shqiptari “ndjehet i huaj, si në vënd të huaj ,në vendin e tij”.
Në të djathtë MALJA (MIHALI), i linçuar !! “Malia i këngës dhe i hallevet ” me lule qërshie e zile bagetie në qdo fjalë të tij, që dhe në buze të humnerës, fytyra i ndrinte si dielli buze një reje:”Dua MEMEN ,pastaj njerkën-u përgjegj me zë të fortë,në atë gjyq ushtarak të shovenisteve , më 1941 edhe pse i torturuar rende në kala. të Gjirokastrës.”
Jetës ia gjeti kuptimin duke ndihmuar njerinë: “Erdha miku i vëttait, erdhal Mas të të lëshojë zemra! Do ta kalojmë bashkë…”
“Zagorinë të tërë e ndihmoi një Male Dilo; dhe, një Zagori e tërë nuk e ndihmoi dot një Male. Dilo!”, kishte bëre zë një sheperiot kur komunistët, të droguar prej ideologjisë së tyre, e lincuan ne moshë të thyer .
“Figure njerëzore që rrezatonte tej krahinës, rrethit e me gjërë…”mik i ngushtë
i atdhetarëvet e shkencëtarëvtet të dëgjuar në botë si Bilal Golemi, Tare Libohova e, Vasfi Samiu që nga ajo kohë kur ngrihej veterinaria jonë e mbetì i njojtur si “një nga pionierët e veterinarisë shqiptare”.
Ne krah të vëllezërvet si ne jetë dhe në vdekje VIKTORIA, vajzë me madhështi morali dhe ndjenje kombëtare: “në shoqërinë e ngritur mbi padrejtësinë dhe mbi force, rrojtëm të rrethuar nga një mur errësie”, “në botën që u bë “zot na ruaj”, populli, me shumë nga armiqte, u sulmua nga veset”.Pajën ia rrëmbyen gjykatësit e vëllait, këshilltarë, hetues, sigurimas, leckamanë ! Motër , shoqe e pandore, nënë,për vëllezrit, nipërit e mbesat, “se te gjithë, te vuajtur, njësoj jane!” “Viktorì e papërsëritshme”, një jetë luftoi, asgjë s’kërkoi per vete,… “rron me ne e pas nesh”.
Me i vogli i vëllezërvet, me i riu KOCUA, ky burrë ifjalës dhe i besës, bashkëluftëtar me 2 mijë burra të udhëhequr nga vëllai i tij JANI ne betejën ne a/ersi te Barmashit. Burgosur
nga fashistët e komunistët. Vetëm Zoti i dha fuqi te përballonte torturai çnjerëzore ne hetuesin e Gjirokastrës e në burgun e Spaqit.
Qëndrimi ne gjyq pati madhështinë e një tribuni te vuajtur, qe i ve diktaturës se eger qëndresën morale. Ata që donin ta mundnin, i mundi edhe me ironinë e Tij ngarkuar sipër buzëqeshjes:”Doni te me dënoni, dënomëni, pò beni gjyqin tim e jo te vëllait tim!” “Pse s’pyetni dëshmimtarin, c’ka qe dridhet? I akuzuari s’është ai,i akuzuari jam une!” S’ë gëzoi dot rininë, s’ë gëzoi jetën. I takoi te vuante ne Spac, ne thëllësi te minierës: Me te shtrenjtë’se j età, pati nderin.. Te tërë këto varre,pjellë e një lufte pa qenë luftë, zinxhir tmerri pafund për te zhdukur vatrat atdhetare, rrenje te kombit shqiptar, që Shqipëria t’i dille botës me degë të thara duke i thënë: ” Kush te dojë, te bëjë lirisht drut tek une”… I shikojmë me radhë… zemra na rreh vetëm ne dhembje… në heshtje, pafund. Në këte heshtje, dëgjojnë me mire ata që janë lari,ç’kërkojne të dine ata poshte… në mbeten pasonjës të tyre. Përshpërit bari e me bëhet se zhurmojnë fjalë… “këta, diktatura i shtriu njeri pas tjetri per te vetmin faj se qenë DILO,filiza te ILIA DILO SHEPERIT” …”pò dhe të vdekurit poshte forcojmë sa munden rrënjët e kombit, që kazma e diktaturës lart te mas ia prese rrënjët Shqipërisë!”
Per një cast, ngrihet gjëma, që,, me 25 janar 1991, u përhap, si zë korbi, ne errësirë…:”Errësirë e s’ka gjë me… Gjëmën me makabre, vrasjen shekspiriane, diktatura e la me në fund….kur mbas aq kohe thyhen njerëzit akullin e heshtjes së madhe e shihnin vehten në sytë e njeri-tjetrit në shtëpinë e DEKLASUAR. Po, dora gjakatare, që kërkon dhe vënde madhështore, ku mund të gjënte një vënd,,një shtëpi si Dilo-t me kulturë europiane,për të hequr një valle makabre të tillë që godet vlerat shqiptare e, të mos mbetej pikë referimi e Demokracisë perëndimore! “Të shuhej ajo vatër që mban të pashuar zjarr Shqipërie! Të zhduken me rrenje prej vendit të tyrë! Të ikin!” …
“Ikin, pò të vdekurit mbeten këtu, me të gjallë se të gjallët!” Varri flet. U flet të gjallëvet… Masakër e “Forcavet të errta”! E bishavet ramiziane! E pa parë, e padegjuar, e pashembullt… Vrasja shekspiriane e Nënës së moshuar, e jetës së disa jetëvet, KALIOPI DILO, me Shpresë se do të shuhej dhe “kandili i fundit”.Sa belbëzoi demokracia,.si një grua në linde ulërin këlyshi i sëmurë komnist,që nën lëkurë i fshihej geni kriminal i masakres së të pareve në Hormovë:.”Dilo-t racë shumë kok-fortë.. Të zhduken dëshmitë”. Sipas zakonit, pragun e shtëpisë, lagur me gjakun e saj, të mas guxonte njeri i tyre ta kalonte. Bëhet mëkat.
Në mendje me godasin fjalet e fundit qe dëgjova prej gojës se Saj: “Jemi lindur e një dite do te vdesim. Njeriu do që t’ijapë kuptim edhe jetës, edhe vdekjes,po kujdes, bir, këta bëjnë të kundërtën e asaj qe thonë. Kur thonë se luftën e klasës do ta heqin, me shumë e forcojnë. Ik tani nga ky fshat! Ik, se nuk të ndjek dot Spacit e Burrelit. Me mua plakën trìmëri nuk do të tregojnë !!Nga i gjeti Tirana këta që na i solli këtu ..”
Drejtësia vret drejtësìnë!Ajo mba përgjegjësi për veprimin e mos veprimin Krimìnelët i la të lire. “Kishin dëgjuar se paskej një qyp me fiori!” “E vranë nënën sa u hapi derën!”..”Po e vdekur do tu tregante qypin,.Ata dy herë e kishin vjedhur shtëpinë pa njeri, qypin pse s’ë nganë! Nje familje që nuk kishte qenë e pasur, si mund te besohej se kishte qyp me fiori; gjatë arrestimevei, jane shqyer dhe mure, veç libra jane gjetur!” Kishin ardhë per të vrarë, pra! Dhe vranë një njeri qe i thoshnin MEME! që,ë mbante me frymën e saj gjallë dhomat e shkretuara të ILIA DILO SHEPERIT e JANI DILO-s e është përcjellë në arkivol të pahapshëm ,thua se imitointe heshtjen e burgjeve dhe hetusirat e njerëzve të saj të shtrënjtë Masakrimin e kufomës, kush e beri? veç acidi…..” Gjykatesit nuk na pergjigjen. Pergjigjet shoku Ramiz, Presidenti: “Masën e denimit do ta rishikojmë” Dhe kriminelët i liroi! Komunistët shpallen ne ikje se ujku kur plagoset, është me i rrezikshëm!Urrejtje sadiste ..vazhdon..
Le te ngrihet e vërteta e të përplaset edhe ne kupë të qiellìt, tiranëvet u intereson ferri! C’ demokrate janë gjykatësit e larte, aia qe realisht kanë pushtetin, flasin dhe të rinjtë, flasin dhe te vjetrit, veçanërìsht te vdekurit! Se, te rinj, të vjetër, braktisin vendin,po,jo të vdekurit.
Në këto përjetime, përballë atyre qe rrinë shtrìrë, në qetësinë e nëntokës, zemra rreh vetëm dhembje… e, sa me shumë kohë do të kalojë, aq me shumë do të na dhëmbin këto plagë ne zemër. Po, gjithënjë, vjen një dite e krimi flet. Te gjallët e të vdekurit meritojnë të vërtetën. Vendosim lule te freskëta në qdo varr, se u takon pranvera atyre, ashtu siç dinin ta fìtonin qdo dite.
Ndezìm qirij. Në flakën e qirinjvet na buzëqeh fytyra etyre së bashku me Thevron e Hrison, lulja e kësaj vëllazerìe, tre nipër-intelektualë të dores së parë,,ikën papritur dhe pa kujtuar,në vëndin fqinjë ,,, ashtu si ikin shpirtrat e mëdhej atdhetarëVangeli,Etjeni e Vasil, degë të trungut mëmë që dhe kur prìten, lulëzojnë sytha të rinj përsëri-Bari rrotull varreve të tyre fëshfërin Mall SHQIPERIE e Bekim PERENDIE.
Flasim per Ilia Dilo Sheperin, s’mund të harrojmë Themon, Orestin e Janin fanua, tretur në dhe të huaj sì te mërguar politikë. . Themon që ishte i pajisur me atë moralin ëngjëllor e krenari të forte kombëtare që përsëste: “Shëndeti dhe dashuria e të tjerëvet, s’janë të dhëna per gjithënjë, në çdo çast duhet t’i rifitojmë. Se, aq sa mund të rrojmë pa frymëmarrje, mund të rrojmë pa dashurinë e të dashurvet tanë që vuajnë në Shqipëri.”
ORESTIN, doktorin e shkencavet mjekësore, të njohur në profesion në një vend nga me të qytetëruar të botës, N.Y., qe kurrë s’mundi të realizoje ëndrrën e tij të madhe: “Të shërbej ne Shqipëri.” “Gjithmonë e shihnim të përmalluar, te dëshpëruar”,- kujtojnë edhe sot njerëzù qe kanë qenë fare pranë tij. Punoi shpesh pa njojtur pushim që te ngrinte lari ekonomikisht e moralisht njerëzit në Shqipëri dhe i erdhi në ndihmë kujtdo që mund e duhet ta ndihmonte, sic kishin bëre nëjetë dhe Babai e Vëllezërit e Tij.
JANIN e gjejmë që herët në historinë e pavdekshme të kombit; luftoi si rrallekush në Shqipëri e në emigracionin e detyruar politik; Me i Ndrìturi; Gojëmjalti e Zemërbardhi; Mësuesi; Udhëheqesi e Luftëtari ne vijën e parë; Një jetë per Atdhe e Liri pa kërkuar gjë prej gjëje per veten e tij; hyri e mbetì ne radhën e Rilindsavet të Mëdhej me të njëjtin ideai, “Per shqiptarë të lire, në një Shqipëri të lire.”; duke luftuar per një ndërgjegje të re kombëtare e demokratike, çoì me tej rrugën e Babait te vet, prandaj e kemi pranë Tij. Bisedojnë per kombin, per Shqipërinë…
Mbi barin vene e vinë flutura…një bletë ulur siper një luleje, gumzhit.. dhe në mendje me vinë jjalët e atdhetarit që u tha shovenëvet kur luftonin me qdo mjet gjuhën shqipe: “Dhe pò të me therni,fyti im i prerë, formën e shkronjës “a” shqipe do të ketë”! Edhe me urov do t’i ushqej fëmijët, pò nga shqipja nuk heq dorë Tutje një lulëkuqe ka mbirë…
Prane fotografisë se lila D’ilo Sheperit, ajo e se shoqes, SAVA RUCI DILO, Deda e paharruar, Deda e dhembshur e 10 femijëvet dinjitozë që diktatura i deshi te martirizuar njeri pas tjetri. Kur kishte nje në burg, mendonte si të prangoste ; tjetrin! Me sytë e saj te ndritshëm, rrethuar nga qerpikët, krahë dallëndysheje për ballë erës, u gë’zohet barit e lulevet mbi vete si i gezohej pajes se Viktorisë, qe do t’ia rrëmbenin te bijes në p rag të nusërisë së saj të humbur… Tani i rri bijes pranë ne paqen e Zotit, duke i lëmuar dhembjet si ne fëmijëri.. e te bijtë mbajnë shpatullat krah tyre, si per t’i ruajtur nga ererat ne dimer që s’dine të pushojnë, çirren ende rreth e rrotull, kurse tutje , nën ; shtëpinë e tyre, buze xhadesë, ne nje pllakë mermeri te një kollonë e gurtë, janë gdhendur fjalët:
”NENA juaj, motra juaj,
Këtu ngrire ne mermer
Për gjithë fisin rri e vuaj
Se s’u lodhën duke prerë
forcat e ferrit”.
Shtëpia e Ilia Dito Sheperit duket e heshtur, pò flet ne kohëra, flet një zë nëne, zë zemre, që ëshië mohuar gjykimi i drejtë me gjyq te padrejtëNjë pamje shumë tragjike edhe më tragjike pse u bë kjo!. Flet një grua ” labe”, “sovrane si Dilajt” per fatin tragjik te njerëzvet fìsnikë. Vrarë, pasi ia kishin mbyllur gojën me pare, “me vdekjen e papritur” bìrit te familjes, Jani Dilos .U duhej… dhe kjo masaker në tranzicion, e paparë për nga egërsia në Zagori, ashtu si u duhej gjatë luftës martirizimi i dy te pafajshme Topovë e Lliar,veç terror tani me armë të ftohta të bindur se pa gjak s’ka pushtet e lavdi!
U bë perurimi i bustìt të Ilia Dilo Sheperit në Sheper me 22 gusht 2004 dhe iu shmangën vizitavet të vorrezavet sic ishte planifikuar, Do t’u flisnin këtu gjithë këta “Fajtoret pa faj”, te martirizuar, “të vdekurit me pahir” prej diktaturës. Flet e masakruara që pushtetarëvet u kishte kërkuar mbrojtje… Heshti presidenti deri te Moisiu per krimin, ashtu si heshtën e heshtin kryeministra e kompani. Mburojë kanë të korruptuarën,të kriminalizuarën ashtuqujturën
Kaliopi Dilo 1916-1991
“Kembengulese si Zagoritet.
Sovrane si Dilajt”
Vuajti pa faj. Jetoi pa frike.
-Me vrane bishat me te egra, “Forcat e errta”! Vizitor, kushdo qe te jesh, mos harro,
Janari 25,1991!
Drejtësi “të~pavarur”!
Dhe nuk skuqen kur flasin ‘se marrìn masa kundër kundër gjakmarrjes, kur e ‘ ushqejnë gjakmarrjen.. veprojnë si ai zjarrfiksi që do të shuaj zjarrin me benzinë.
Kriminelët si kriminelë livadhisën e livadhisìn të lire; gjykatësit e tyre me pozìtë i ngritën; ndryshe, kush do t’ua bëjë punët e ndyra! Turpe të këtij shekulli që Toka-mëmë nuk mund t’i treti!
Besojmë në nje Perëndi. E vërteta mënon, pò nuk harron! Të verteten nuk duhet te na mohojnë:…”S’të takon, se ke të drejtë.”…,(thonë) . ….Neve vetëm komunistëve u besojmë”. (nipi Eduard”Paradokse shqiptare).
Ndoshta do te kemi ne vitet qe vine, edhe nje dite per te gjithe martiret, “Dita e Martirevet”;
t’i kujtojme qe te mos perseritet ajo hstori e frikshme e komunizmit gjakatar, ajo kohë mizorish, ku dhe’te’vdekurit, më të shenjtë se të gjallët , më të gjallë se të gjallët, duheshin t’u digjeshin eshtrat në furrë të gëlqeres e vazhdoi sadizmi..!Edhe kur u dha rasti… më pluralizëmin, që të kthehej anija nga drejtimi i gabuar,bërtitën si një grua në linde: të zhdukim dëshmitë ..”O sot, O kurrë ” parrulla revolucionare në gojë…. ! Të tillë sadistë, jashtë çdo morali njerëzor: me tradhëti, pabesi, me armë të ftohta deri dhe në përdorim acidi sa tejkaluan dhe “artin” e barbarisë të të parve që therën në HORMOVE mund të gjënden vetëm në analet e historisë. E, së bashku deri sot me Drejtësinë, gjyqin komedi ( sidomos pas një telefonate. Kryetarit gjykates.) në kor akoma këndohet avazi kuqalash: ”sado keq të sillesh me armikun e klasës, përseri ke bërë pak”…Padrejtësia lulëzon.. ! Drejtësia hesht.. (edhe për gjëmën ë Leusës).. Vazhdon hemoragjinë e Drejtësisë…Këtë e tregon dhe ajo kollonë e gurtë, ajo kondismë buze xhadesë në krye të Sheperit, ai ndërtim dramatik atje, që njihet me emrin TERRORI.
Rri e vuan- ngrirë në mermer ajo MEME për gjithë fisin e prerë nga forcat e ferrit komunist; e, pragu i shtëpisë akoma i patharë nga gjaku i saj… Venë njerëzit e ndezin qirij në këtë vënd, që do të thotë si shprehej ETIENI : ”E djeshmja dhe e sotmja po i flet së ardhmes, ç’bën egërsia kur fiton besimin e forcës, të forcës së një shteti.” Të kesh të bësh me shpirtëra të tillë çnjerëzorë , -të luftës së klasës, që, nuk kanë humbur akoma kuptimin – fjalët magjike: ”Ujku, ujkun nuk e ha, po i kuqi Njerinë e ha” që, ushqim kanë çdukjen e armikut të klasës me moton: Persekutim-Tjetersim-Diskreditim me një luftë pa qënë në luftë-luftë klase –i thonë, më e tmerrëshme kjo se, një legjendë dhe… është shumë më e vështirë se me armiqtë! … Akoma martirëve nuk u-gjejnë prehje eshtrat… Të ndezurit e ëndrës për ruajtjen e së shkuarës, duke mbajtur peng të vërtetën i japin udhë gjakmarjes… Ata , te gjithe te martirizuarit e Atdheut, ishin pranvera. Pranvera vjen, sado i gjate e i egër dimri. Atyre u takon pranvera, prandaj dhe ne dimer lule u sjellìm.