SHKRUAN: KSENOFON DILO
Kishin mbledhur nga gjithë krahina në një mbledhje në Sheper. Përse po bëhej mbledhje , shumë pak e dinin. Në mëngjes, një mik i familjes, kishte ardhur prapa shtëpisë dhe pa e vështruar babanë por duke kontrolluar me sy të frikshëm rreth e rrotul, i tha të mos dukej në fshat atë ditë, të hikte sa më larg. Dhe hiku pa e kthyer kokën prapa , sikur po e ndiqnin. Malja i çuditur por edhe duke ditur se njeriu që e lajmëroi nuk i donte të keqen, mendoi të bënte atë që i tha ai. U kthye në shtëpi , u gatit shpejt e shpejt e shkoi të merrte autobuzin për Gjirokastër. I çuditur pa , se, megjithse kishte vende shoferi nuk e mori. Edhe dy makina që po niseshin për Gjirokastër dhe ato nuk e morrën. Diçka kuptoi. U kthye në shtëpi dhe vendosi të mos dukej se ishte aty . Të mos jepte shënjë jete. Nuk mund të kuptonte se ç’po ndodhte. Dera e shtëpisë buçiste nga trokitjet. Ai heshtte, nuk përgjigjej. Thua se nuk ishte aty. Nuk fshihej, por nuk ishte dhe aq e këndëshme një mbledhje nga ato të komunistëve e i erdhi për shtat volia në shtëpi sidomos pas parajmërimit të mikut të tij. Kur më në fund me dredhi të ndyrë e nxorrën nga shtëpia dhe u gjend në sallën e mbledhjes dhe kur mësoi se mbledhja ishte posaçërisht për të , i çuditur dhe gjakftohtë si Ai dhe si gjithmonë, priti nga të gjitha anët atë dufin e tërbuar të ndërsyer prej komunistëve kundër tij. Ishte armik i diktaturës së proletariatit!! Përse? Ç’i kishte bërë diktaturës së proletariatit njeriu që kishte punuar gjithë jetën profesionin e tij humanitar si veteriner, si agronom, si njeri! Të shtyra të pështyra të goditura. …Ai qëndronte si të mos ishte aty. I heshtur dhe priste të shihte deri ku do të arrinte ajo kafshëri e përbindëshme. I shoqëruar nga nipërit e tij të mirë, Henriku e Pirro, ishte kthyer në shtëpi. Ishte vetëm. Ne e morrëm vesh më vonë ç’kishte ndodhur dhe kjo goditje fatale na tronditi. Babai ynë i mirë. Ai që kishte mbajtur familjen me nder e pa u përkulur kurrë. Mirësia e tij si njeri, si bashkëshort si baba shëmbullor ishte e përkryer.
Më thirrën në komitet. Shefi i kuadrit, i urdhëruar nga larg më tha se si mësues duhet të merrja mamanë dhe të largoheshim nga Male Dilua, i cili me sa duket ishte armik i pushtetit dhe duhej goditur tani edhe në atë që ishte më e shenjtë. Duhej dënuar nga familja dhe duhej të bënim ne shkëputjen prej tij sepse kështu donte partia dhe e mira e atdheut. E dëgjova me vëmendje dhe pasi mbaroi së foluri, ndjeva gjakun të kishte arritur temperaturën e vlimit. Nuk po përgjigjesha. Gëlltitesha duke menduar sa e madhe ishte vuajtja e atit tim të mirë aty në Sheperin e tërbuar dhe , një Zot e di si ma mbajtën dhëmbët ulërimën e tmershme që po shpërthente nga çdo por i trupit. Dhe pikërisht në atë moment më erdhi në vesh këshilla e babait. Urtë e butë… Me këta nuk e gjen dot. Janë të fëlliqur, janë me të këqij se djalli vetë.
-Hë, -u dëgjua zëri i shefit=-Partia pret përgjigjen tënde si mësues i brezit të ri…
-Shoku shef!- thashë me një qetsi që as vetë nuk e di se nga më erdhi. –Si e thatë jam mësues , si i tillë i kam mësuar nxënsit gjithmonë të duan dhe respektojnë atdheun. Familja është zemra e atdheut , është atdheu i vogël përpara të cilit gjunjëzohemi së pari…
Dolim jashtë duke më këshilluar të mendohesha.
Nuk kam ç’të mendohem i thashë.
Edhe sikur të më varrin tek ura unë kam një fjalë. Këtë e thashë dhe kjo s’ka për të ndryshuar kurrë. Kur dolëm jashtë, shefi, Hekuran Sevdari, mu afrua më dha dorën e ma shterngojë fort dhe më dha të kuptoja se edhe ai ishte po aq i indinjuar sa edhe unë.
Kjo histori ishte për mua një nga më të dhimbshmet, por ishte dhe një provë që tregoi se terroristëve po u rrëshkiste toka nën këmbë e nuk po mbaheshuin dot. Shpejt a vonë do të vinte fundi i tyre.