FALSIFIKIMI I HISTORISË TEK FILMI “NËNTORI I DYTË”

SHKRUAN: AV. XHAFER SADIKU

A u kujtohet ajo skena kur një oficer osman në krye të një toge ushtarësh i del përpara karvanit të Ismail Qemal Beut për ta penguar që të shkonte në Vlorë?!

Po biseda me beun në çiflikun e tij ku bujtën një natë?!
A i mbani mend figurat ne karroce, në krah të Ismail Beut?! Po atë katundarin, Lymin?!

Të gjitha janë një falsifikim i madh i historisë.

Kështu:
1- Ushtarët osmanë kishin urdhër jo ta pengonin Ismail Qemal Beun, por ta ndihmonin. Për këtë kishte urdhëruar Komandanti I Trupit Ushtarak të Janinës, Esad Pashë Janina.

Në telegramin dërguar Nënprefekturës së Vlorës, nga komanda ushtarake në Janinë, Esad Pashë Janina theksonte: “Kur t’urdhënojë zotni Ismail Qemal Beu aty, lutemi t’a pritni mirë e ta qetësoni edhe na bëni me ditë”.

2- Beu, tek i cili bujtën një natë ishte Dervish Bej Biçaku (Elbasani), një nga patriotët më të mëdhenj të kohës, veprimtar i shqiptarizmit dhe delegat i Peqinit në Kuvendin Kombëtar të Vlorës.

3- Në film mohohet tërësisht vepra madhore e familjes Toptani. Personazhi i Lymit është fals, per të fshehur figuren e patriotit të madh Murat Toptani.

2 komente te “FALSIFIKIMI I HISTORISË TEK FILMI “NËNTORI I DYTË”

  1. Mund të kërkojë fjalorin e Fran Bardhit, atë të Gazullit etj. Edhe në GOOGLE mund të kërkojë ai mik i mirë i shqiptarëve dhe shqipes.

    1. Z. Sadiku, përshëndetje ! Jam dakort me shumëçka në trajtesën tuaj. Por jo edhe me atë, se gjoja Turqia ishte dakort me shpalljen e Pavarësisë. Si historian dhe albanolog, më ka interesuar jo pak ky problem, (anipse jam ngërthyer kryesisht në lashtësinë e historisë dhe gjuhës sonë), dhe madje kam bërë edhe hulumtime, që lidhen me ngjarjen e Pavarësisë në vendlindjen time, dmth në rrethin, apo ish kazanë e Lushnjes. Do t’ju kisha sugjeruar, me këtë rast, të shihni një dosier timin lidhur me këtë, sado substancial, me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë, botuar në Republika, dt 24 .11.2012 (”Kontributi i Lushnjes në Pavarësinë Kombëtare”). Esat Janina fillimisht urdhëroi që Ismail Qemali me shokë të arrestohej në Lushnje (prej nga qe parashikuar të kalonte për në Fier e Vlorë). Dhe kjo i qe ngarkuar juzbash Pertevit (komandant i qindëshses turke, në Lushnje). Ky madje, në bazë të këtij urdhëri, në 23 nëntor (allafrënga), kishte arrestuar dhe mbante në Lushnje, në hotelin e Shaqir beut. Dhe ata u liruan, fshehtazi e me marifet, nga Komiteti Kombëtar i Veprimit. Ndërkohë, edhe në prag të ceremonisë së shpalljes së Pavarësisë në Lushnje, tregonin pleqtë e fisit tim, pjesëmarrës e me protagonizëm në atë ngjarje historike, Pertev Beu për pa sa nuk çoi në gjakderdhje, duke ngulur këmbë që të mos hiqej flamuri turk nga beledija, para sësilës qe grumbulluar populli dhe do zhvillohej ceremonia. Madje, një kushëri i tim gjyshi, Sadik Hasnbejlliu / Xhindolli, një trim i çartur e kokorroç, i qe afruar komandantit turk mu te hunda, duke e kërrcënuar : – ”Petref bej, do ikësh me të mirë zotrote? Apo të ta martoj atë turkeshën unë ! Sot është Dita e jonë ! E jotja qe kur qe dhe perëndoi ! Prandaj ik me të mira !”. Në atë dosier, por dhe në kujtime të dëshnitarëve okularë të ngjarjes, ju mund të gjeni t se Ismail Qemali me shokë jo rastësisht e anuloi klimin nëpër Lushnje, por përshkak të njoftimit nga atdhetarët për urdhërin e arrestimit të tij. Pastaj, është një roblem më vete çështja pse e si u detyrua Esat Janina të anulojë urdhërin e dhënë, kur tashmë Ismail Qemali e kishte kapërcyer rrezikun e arrestimit (shihni me kujdes datat e ngjarjeve..!). Të tjerat qendrojnë.
      Ju përshëndes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *