Shkruan: Dr. Nihat Bakalli
Edhe kjo na polli!!! Një pseudo-historian (kripto-komunist, që të them të paktën) Ylli Pollovina ka vazhduar shkrimet e tija te stër-gjata në fletoren “Illyria”, që del në New York, nr.2406 që mban datën 15 të Prillit të këtij viti.
Vetëm prej titullit te ketij shkrimi kuptohet fare mire se sa i din (ose sa i sendergjon) punet me nje te shkuar aspak te larget…
Ja titulli i ketij margaritari: As nacionalizem komunist, por as edhe nacionalizem ballist!
A e shihni pra se sa thelle i ka hyre historise se tije? Ne kete mes, s’me mbetet veçse te pyes; E kur valle ka patur nje “nacionalizem komunist” dhe pse nuk e kthjellon çeshtjen e ndryshimit ne mes te dy bote-kuptimevet, atij komunist te tipit te Enver Hoxhes dhe atij te Ballit Kombetar te Mid-hat Frasherit?
Nje tjeter margaritar i ketij zoterie: “E ngjashme midis konceptit te Mihajloviqit (Drazhes, kryetar i Çetnikevet) dhe te Mid-hat Frasherit ishte per te parin ruajtjen e sa me shume jeteve serbe dhe per te dytin e njejta gje edhe per shqiptaret.”
Ja pra se si i lidh dy fytyrat, ate te kriminelit serb dhe ate te idealistit shqiptar… A nuk e dijme se Drazhe Mihajloviqi me bashkepunetoret e tije benin ç’u vinte per dore per t’i zhdukur ose per t’i dominuar plotesisht shqiptaret an’e m’ane tokavet shqiptare ne mbare ish-Jugosllavine? Ndersa Mid-hat Frasheri me shoket e tije, mbrenda dhe jashte Ballit Kombetar, nuk kerkonin tjeter veç te ndiqej rruga e vete-vendosjes se shqiptarevet ne mbare tokat ballkanike, pra te nje Shqiperie Ethnike…
A nuk i kujtohet ketij historiani se ç’ka kane bere bandat e Gjurishiqit kunder shqiptarevet ne Kosove? A nuk e din ai se token kosovare e ka lare me gjak BK-ja (deshmor Hamit Troplini) ne batalionin e tije “Besnik Çano, qe kishte si komandant Avokatin Seit Kazazi?
Nje tjeter “margaritar”: … dy nacionalismat, ai i PKSH me ate te Ballit Kombetar rane ne harmoni…” Po, a nuk e filloi luften civile Enver Hoxha me urdher te Titos, kunder Ballit Kombetar, per te mos zbatuar Marreveshjen e Mukjes? Çeshtjen e Shqiperise Ethnike, ai guxon t’a quaj “nje loje fjalesh..”
Fashistet italiane dhe ata gjermane e kishin kuptuar fare mire pike-synimin shqiptar, te te dyja anet e kufirit te pa-drejte dhe kete ata e perkrahen per interesa te tyre…Porse, Balli Kombetar kurr nuk ka kerkuar nje “Shqiperi te madhe”, por vetem nje Shqiperi Ethnike dhe kete ai e ka shprehur me kembe-ngulje ne Dekalogun e tije…
E perfundojme me nje tjeter margaritar: Ne fund te fundit, Shqiperi Ethnike nuk ka te realizuar as tani, siç edhe nuk do te kete ne te ardhmen…”
Jane keto margaritare, qe na bejne te revoltojme dhe do t’i luteshim Mid-hat Frasherit te ngrihej nga varri e t’u pergjigjej ketyre ç’pifjeve te pa-fytyre…
Pollovina tregon se eshte nje Tifoz i semure i Nacionalizmit Komunist te Enverit, kur vete Enveri ofendohej ta quanin nacionalist, se e perlyente ky epitet. Ai krenohej me epitetin Internacionalist, si Stalini, Miladin Popovici e shume Vica, sic qe edhe ai vete. Z. Polovina, mos kujto se ke aq nivel, sa te merresh me Mitat Frasherin dhe ta kritikosh, eshte turp te krahasosh patriotizmin e Mitatit me Enverin, qe gjithcka mund te ishte, por vetem Atdhetar e Nacionalist, ai nuk qe as 1% te qenies njerezore. Ai qe thjesht, pjella e Drakules, qe gjithe jeten, ka pire gjak njerezor, si Vampir.
Në mendimin tim nuk ja vlen të mëresh me shkrimet e Polovinës e Palavive. Sot më shumë se kurrë duhet BASHKIMI I NACIONALISTËVE DHE PATRIOTËVE NË NJË FORMACION POLITIK, ME ELEMENTË TË AFTË DHE TË PËRKUSHTUAR PËR REALIZIMIN E BASHKIMIT KOMBËTAR. Në se ky bashkim do të ndodhë detyra e parë i bije të neutralizoje PSEUDO POLITIKANËT e derisotëm apologjetë dhe të shitur.etj.etj. H.L.B.(Iliazi) Ps. Respekte për Z.Bakalli.
Historiani Pollovina eshte me kombesi Serb, sepse mbiemri i tij eshte nengjuhen Serbe, Pollovina dmth Gjysma……”
Barazimi i kriptokriminelit enver hoxha me je njeri te madh e patriot te madh siq eshte Mithat Frasheri eshte tregues i shkavellizmit idiotik te pollovines shkavelloid.