14 NËNTOR 2018
DEKLARATË E KRYESISË SË SEKRETARIATIT TË BALLIT NË MËRGIM
– Duke e vlerësuar përpjekjen disavjeçare të të gjithë atyre që janë angazhuar për rikthimin e eshtrave të Mit’hat Frashërit në Atdheun e tij.
– Duke falënderuar Institutin e Studimeve Historike “Lumo Skendo” dhe deputetin e PD-së, z. Shehaj.
– Duke i shprehur mirënjohje qeverisë shqiptare për vendimin dhe angazhimin e saj.
– Duke i marrë në konsideratë angazhimet e Ambasadores Faber dhe ndihmëtarëve që shëndrisin shqip në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
– Duke qenë të vetëdijshëm se kthimi i eshtrave të Mit’hat Beut është hapi i parë i ndarjes nga interpretimi pansllavist i së kaluarës.
– Duke qenë të bindur se vlera e diskursit profesional mbi të kaluarën e hidhur të kombit tonë, nuk mund të zëvendësohet nga barrikadimi dhe pozicionimi në bedenat e partisë.
– Duke dëshmuar vendosmëri dhe angazhim për t’i dhënë vendin e merituar secilit Shërbëtor të kombit.
– Duke kërkuar me vendosmëri kthimin në Atdhe edhe të përfaqësuesve tjerë të anatemuar të Nacionalizmit Shqiptar, Kryesia e Sekretariatit të Ballit në Mërgim, i bënë thirrje Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë së Kosovës, që ato të përballen me obligimet e mbetura pezull, si dhe të vërtetat tjera të dhimbshme të së kaluarës tonë.
Arber Gashi, Sekretar i Përgjithshëm