Fal zotit nuk e përjetova orgjinë martesore të nacionalistit Kurti me komunistin Rama

Kreu i Aleancës “Kuq e Zi”, Kreshnik Spahiu e quan orgji takimin e Albin Kurtit dhe Edi Ramës gjatë Kongresit të PS-së

“Sot isha me shumë fat që mu prish televizori!

Fal zotit nuk e përjetova orgjinë që një “nacionalist” të martohet me një komunist. Nuk e përcolla dot shkarjen e patriotizmit drejt nacional-komunizmit.

Albini dhe Edi Rama shpallën aleancën e majtë shqiptare, duke braktisur filozofinë e nacionalizmit modern dhe duke hedhur pas krahëve mijëra vite luftë, mijëra të vrarë, lumenj gjaku prej ideologjisë së majtë sllave dhe socializmit 70 vjeçar.

Thjesht isha me fat që nuk e pash me sytë e mi.

Oligarkia e atyre që po blejnë pozitën dhe opozitën kosovare sot regjistroi instalimin e anti-amerikanizmit apo nacional-komunizmit edhe në Prishtinë. Sa trishtuese, sa zhgënjim”, shkruan Spahiu

1 thought on “Fal zotit nuk e përjetova orgjinë martesore të nacionalistit Kurti me komunistin Rama”

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top