Kreu i Aleancës “Kuq e Zi”, Kreshnik Spahiu e quan orgji takimin e Albin Kurtit dhe Edi Ramës gjatë Kongresit të PS-së
“Sot isha me shumë fat që mu prish televizori!
Fal zotit nuk e përjetova orgjinë që një “nacionalist” të martohet me një komunist. Nuk e përcolla dot shkarjen e patriotizmit drejt nacional-komunizmit.
Albini dhe Edi Rama shpallën aleancën e majtë shqiptare, duke braktisur filozofinë e nacionalizmit modern dhe duke hedhur pas krahëve mijëra vite luftë, mijëra të vrarë, lumenj gjaku prej ideologjisë së majtë sllave dhe socializmit 70 vjeçar.
Thjesht isha me fat që nuk e pash me sytë e mi.
Oligarkia e atyre që po blejnë pozitën dhe opozitën kosovare sot regjistroi instalimin e anti-amerikanizmit apo nacional-komunizmit edhe në Prishtinë. Sa trishtuese, sa zhgënjim”, shkruan Spahiu
Po koha do deshmon per secilin nga ne qe flasim ndryshe nga veprimet qe bejm per gjdo dite.