FAJIN E KA SALIU!

SHKRUAR NGA NEBIL ÇIKA

Dje kreva “kryeveprën” time me te madhe inxhinierike . Dogja motorin e makinës . Ne fakt nuk kam haber fare nga inxhinieria përfshi edhe atë mekanike. Kur dola ne mëngjes makina me bënte një zhurme . Nuk e kuptoja nga vinte por besoja se ishte ndonjë grusht apo guzhinjetë . E çova tek mekaniku ! Mekaniku konstatoi qe problemi vinte nga motori: nuk kishte vaj. Ja lashë si gjithnjë te merrej me te . Shkova ne darkë te shoh cfare behej. E ke ne rregull- me tha -i hodha vaj . E ndeza, ne rregull mu duk edhe mua . Bëra një xhiro te vogël ne lagje mu duk edhe me në “rregull”. Jo se kuptoj ndonjë gje nga makinat por ashtu mu duk. E mblodha mendjen. Me qe sapo e nxora nga servsi nuk kisha arsye te dyshoja me. Tonin mekanikun tim e mban si mjeshtër gjithë lagjja e me gjere. “Mjeshtër i Madh” ne kuptimin e plot te fjalës , jo nga ata qe dekoron nga një here kot se koti Presidenti.

Qe ne drekë kisha marrë agjendën e mbasditës nga gruaja ? Do shkojmë tek baxhanaku – me tha . Urdhri i gruas zbatohet , nuk diskutohet , sidomos kur është fjala për vizite tek baxhanaku . Për me tepër qe kjo imja është edhe ushtarake, pjese aktive e Forcave te Armatosura të RSH.

Kështu bëra ! Sa mora makinën u nisem pe te baxhanaku , Baxho i thërrasim shkurt . Baxho e ka shtëpinë diku tek Fresku ne këmbe te Dajtit , un tek Zogu i Zi . Nga mezi i rrugës tek pa mbërritur tek Baxhoja diku tek spitali Nënë Tereza, zhurma filloi prapë por nuk u ktheva . Burri ka një fjale, kur niset ,sidomos për njerëzit e gruas, nuk kthehet mbrapa. Nejse dikur mbërritem. Makina u nxeh shumë ! Baxhon e gjetëm para pallatit. Edhe pse me master ne Marrëdhëniet Ndërkombëtare ai merr vesh mire nga inxhinieria mekanike. Nga që e di qe un jam “pyke” ne mekanikë , nuk pyeti fare , e hapi vete kofanon te shikonte . Nuk ka ujë me tha , ne fakt nuk kishe pike ujë. Pasi me dha një leksion për rëndësinë e ujit ne funksionin e motorit te makinës , provoi ta mbushte vete me ujë. Nuk funksionoi . Motori e nxirrte ujin mbrapsht . Ke çare tesatën me tha mund te kesh prishur edhe gotat, permistopat , bjellën , valvulat etje , me një fjale gjithë motorin .Provoi ta ndeze prapë por pa sukses . Kaq e pati edhe makina ime ! Edhe edhe pse është, master ne diplomaci , ma dha drejtpërdrejtë mandatën: Nuk ja vlen ta riparosh me: Riparimi shkon me shume se sa bën e gjithë makina. Shiko mes maresh një tjetër ! Një fjalë goje ! I Kam te gjitha kushtet pe te marre një te re, përveç njërit : Parave !

Po nuk ishte ky halli im me i madh , po justifikimi te gruaja: Kush është fajtori për djegien e motorit të makinës ? Me qe makina u prish kur po shkonim tek baxhanaku kish disa rrethana lehtësuese. Mendoni sa e rende do te kishte qene situata po te ishim duke shkuar tek vëllai im !

U mundova t’ia ngec fajin Tonit , mekanikut ! Si nuk e pa ai qe nuk kishte ujë ?! Nuk me funksionoi . Ti e ke fajin te mos e kishte çuar tek ai qe nuk di – me tha gruaja . Pastaj kaq vite me makine mëson njeriu një gje nga mekanika . Ngela keq ! Rrezikoja te merrja un fajin, përgjegjësinë e madhe te diegies se motorit. Edhe mund ta beja te qetësoja gruan ne fakt edhe ajo këtë kërkonte: te pranoja fajin . Por un jam shqiptar dhe lab . Keni pare ju ndonjë shqiptar e sidomos lab ta pranojë fajin ?!

Kur je ne siklet mendja te punon më shpejt . E gjeta justifikimin apo me mire te them shpëtimin ! Fajin e ka Saliu –i thash gruas. Ky argument kishte funksionuar si ” justifikim kombëtar” i deshtimit , pse te mos funksiononte edhe për mua . Je ne terezi, ç’lidhje ka Berisha me prishjen e makinës tonë dhe me paaftësinë tende për tu kujdesur për makinën tende ? Si nuk ka – i thash ! Ai e ka fajin për të gjitha , e ke dëgjuar apo jo kryeministrin ti , qe për çdo pune qe i dështon ne tre vite ne pushtet ,fajëson Saliun ?! Rama ja fut kot dhe e besojnë 1milon shqiptar por un kam argumente e prova për ketë. Për një moment gruas ju prish disi mendja . Këtë e kishin besuar 1 milionë shqiptar pse te mos e besonte për një moment edhe ajo. Pa mi thuaj ato argumentet dhe provat e tua – me tha ajo, duke me pare ,me inat dhe dyshim njëkohësisht .

Po ja .Ti e di që patentën e kam marrë ne vitin 1992 kur ne pushtet ishte Saliu . E kam marre pak me hatër pasi si gazetar qe isha , komisioni u mjaftua e ngisja mire makinën , testi teorik ishte me shume një formalitet . Po te me kishin ngelur ata atëherë do kish mësuar dy gjera për motorin dhe rëndësinë e ujit dhe vajit ne funksionimin e tij .

Makinën e pare e kam blere po ne 1992 ne kohen e Saliut me atë u praktikova si shofer. Por jo vetëm kaq. Edhe këtë makinë qe dogja e kam marre ne vitin 2006 kur ne pushtet ishte serish Saliu, Ç’farë nuk hoqi gjatë qeverisjes se tij por nuk u dogja . E mban mend kur shkonim ne Mekam ne Borsh te Vjetër bashke me Mira e Gim Popocin ne gusht te 2012-se. Te kujtohet që i kish lenë kapakun e ujit hapur u nxeh makina ne atë rruge mali por nuk u dogj. Koha e Saliut ishte ajo . Po te ishte djergur atëherë sot do ta kishim harruar fare.

Ku mekaniku e ka hapur ketë servisin këtu nga 2010. Nga mosha duket se dhe shkollën apo kursin për mekanik e ka bërë në kohen e Saliut . Ke dëgjuar ti Ramën qe kur e akuzojnë se disa deputetë te tij i kane diplomat te blera, fajëson Saliun për korrupsion ne sistemin e arsimor. Edhe Toni mund ta ketë blerë diplomën e mekanikut ne kohen e Saliut . Edhe licencen atehere e ka marre !

Nuk e hengri “justifikimin kombëtar” ! Mos vazhdo me- më tha gruaja , asnjë nga këto nuk funksionon , ti e ke fajin dhe pikë . Po kjo pike e zeze 1 milionë shqiptarë kane besuar dy here qe nga 2013 justifikim e Ramës : “Fajin e ka Saliu – gruaja ime nuk e beson ! Fati im i keq ! Sa zili e kam Ramën ! Atë e besojnë jo vetëm gruaja e tij por edhe mijëra gra të botës. Duhet ta kisha marre me mend . Kjo nuk e ka besuar edhe kur e ka thene Rama .

Nuk kisha rrugë tjetër me gjysmë zëri e pranova fajin .Tani jam pa makine ! Një këmbësor i devotshëm . Me këtë rast do respektoj edhe te gjitha nismat ekologjike te Lal Erit nga Bashkia, ditën e biçikletave , një dite pa makina etje , dite e gayve etje . Do jem mire edhe me doktor Geri H . kushëririn tim qe sa here me takon me nxin jeten me një leksion per rëndësinë e lëvizjes me këmbë si masa me e mire e mbarëvajtjes se shëndetit tim.

Për te marre makine tjetër nuk shoh ndonjë mundësi afatshkurtër . Para disa javësh me premtoi nje mundësoi një mik nga këta te Saliut , por nuk u bë me i gjalle. Ne se i referohem precedentëve te mi , faktit qe patenten dhe te dy makinat e mëparshme i kam marre ne 1992 dhe 2006 , me sa duket do te pres serish “kohen e Saliut” .

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top