EV EV MISS EDITH

SHKRUAR NGA MENTOR THAQI

Jasáman, t´lutemi shumë Miss Edith,
ty që na nxune qejfin n´fyt,
nuk na le sall pak “ymyt”,
uji tue u shterrë e ne tue u mytë!

Po a s´po e sheh moj zonjë e rânë,
që pordha pordhën s´po na e mbanë?!
Jemi kthye dhe kundër vetes,
mos me ia prishë imazhin jetës!

E ti tash na e k´pute “ymytin”,
e keshnja e idhtë na tharbi fytin,
e di, ti s´ke faj moj zonjë me nderë
se hilexhijtë ne t´i çuem në derë!

Eh, dikur kur nuk kjemë jetima,
nuk u panë kurrkund k´ta “trima”,
e patem ne baben që folte vet
e bashk me ty na bâni Shtet!

Tash po na dalin n´shesh do balosha,
dje kjenë sarhosha e sot kodosha,
nuk lënë derë kund pa trokitë,
sall hije t´zezë bre me na çitë!

E çka me t´thânë ty unë i mjeri,
që n´palcë shpirti dhimbja m´theri,
dhimbtë e rândë prej gjakut tem,
që as për vorr s´donë me m´lanë vèn!?

Pashë dashninë moj Miss Edith,
po t´përbenë shqiptari yt,
unë ty sot po t´shkruej prej halli,
mos na le me dekë për s´gjalli!

Paj, pasha nderin ne me ty jem,
kur e lypë puna edhe “n´Xhehnem”,
veç t´lutem shumë mos na përbuz,
se ne vërtetë haram jemë zuzë!

Por ti e din që askush në Botë,
nuk të don sa shqiptari sot,
mos na ndrro me dofar çafkuna,
nuk e thotë nderi, nuk kryhet puna!

Nuk janë shqiptarët disa persona,
as vetëtradhëtia traditë e jona!
Se shqiptarët kur jepin fjalën,
e shtyejn drejt bregut si deti valën!

Ne t´mirat tua s´i kemë harru,
mbi 100 vjet n´ty kemë shpresu:
“Mbahu nëno, mos ke frikë,
se ke miqtë (djemtë) në Amerikë!”

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top