Ka nisur herët në mëngjes aksioni policor për arrestimin e Azem Sylës, deputetit të PDK-së, i cili dyshohet të ketë udhëhequr një grup kriminal, duke i shkaktuar dëme të mëdha dhe marramendëse ekonomisë së Kosovës.
Policia e Kosovës dhe EULEX kanë marrë një aksion të madh bastisjesh dhe shoqërimi për në stacionet policore të disa personave të kërkuar. Aksioni është duke u mbështetur nga forca të mëdha policore, ndërkohë që bastisjet nuk janë duke u bërë vetëm në Prishtinë.