SHKRUAN: SEFEDIN KRASNIQI
Ambasadori gjerman në Kosovë të kërkojë falje
“Jo zonjë. Nuk meritojmë të parët të shërbehemi me kafe, sepse humbëm luftën. Shërbeji të tjerët pastaj mua!” Xh. Deva
Ambasadori gjerman në Kosovë do të bënte mirë, për ta korrIgjuar veten, të kërkojë falje për njollosjen e figures së patriotit nacionalist, Xhafer Deva, duke e cilësuar nazist shqiptar që ka marrë pjesë në likuidimin e hebrejve. Historia e ka dëshmuar të kundërtën, se Xhafer Deva i ka shpetuar hebrejtë, madje me urdhër që mos të dorëzohet asnjë.
Përndryshe, nëse ambasadori ka të dhëna tjera nga arkivat gjermane do t’ishte mirë të na ndihmojë duke ia dorëzuar Dosjen e Xhafer Deves Arkivit të Kosovës. Ky gjest do t’ishte më I fortë dhe më domethënes se sa një kërkimfalje.
Po bijtë e nomenklaturës komuniste çfarë kërkojnë?
Sivjet, me 04 shkurt, Betejen kundër Xhafer Deves, të parët e filluan “antifashistët” e Tiranës, me disa video, me sivëllezërit çetniko-antifashitë të Beogradit. Brënda tri dite me marrëveshje, jam i sigurtë, Betejes së Tiranës dhe të Beogradit, iu bashkangjit Prishtina, me zërin e ambasadorit gjerman, Jörn Rohde dhe Veton Surroit. Ambasadorit, siç kam thënë, i dhemb si gjerman që është, sepse Holocausti është plagë e rëndë për gjermanët për shumë gjenerata, por ku po i dhemb Veton Surroit. A mos ka ndonjë lajm që ia ka vrarë baben ndonjë ballist në Spanjë!?
Kur shfleton materiale dhe lexon për Xhafer Deven, askund s’e gjen që ka likuiduar hebre, por shkruan se e ka krijuar Shqipërinë që e ka ëndërruar dhe çdo ditë e ëndërron kushdo shqiptar që e ndien veten shqiptar normal. Edhe pse Shqipëria e Deves ishte shumë më e mire se kjo që e krijuan partizanët e hoxhëve, fatkeqësisht e majta shqiptare; andej e këndej kufirit, s’e deshti kurrë. Nuk e do as sot. Nuk do ta dojë as neser, sepse ia ka frikën Beogradit dhe gjynaheve të veta, pasi bashkë i kanë masakruar patriotët nacionalist shqiptarë për marksizëm-leninizmin – envero/titist!
Sidoqoftë, për t’iu dhënë fund betejave kundër Xhafer Deves, duhet t’i sjellim eshtrat e tij në Kosovë dhe një Universiteti ta emërtojmë me emrin e Xhafer Deves.