SHKRUAN: GANI MEHMETAJ
Shqiptarët kanë një festë nëntor, nuk i kanë dy. Dita e Flamurit me 28 Nëntor, ndërsa 29 nëntori ishte dita “e çlirimit” dhe e formimit të Jugosllavisë së re. Në fëmijërinë time nuk guxonim ta festonim Ditën e Flamurit, por e festonim detyrimisht 29 Nëntorin. Mësuesit tonë të mirë një orë ia kushtonin me urdhër nga lartë kësaj dite “të lavdishme”, kur partizanët jugosllavë na “çliruan” nga nazifashizmi dhe “tradhtarët” e vendit. Nëpër familje e festonin fshehtazi 28 Nëntorin me një shishe konjak “Skënderbeu” dhe me shtrëngim duarsh.
Me 29 nëntor çirreshin si të tërbuar në televizion e radio nga Tito deri të idioti i fundit i bashkësisë. lokale për AVNOJ-in e Jugosllavinë e re.
Në Dardani, Maqedoni e Malin e Zi shqiptarët nuk e festojnë 29 nëntorin qe kur u shpartallua Jugosllavia, madje pushuan ta festojnë kur u suprimua autonomia e Kosovës me 1989.