Shkruan: Christian Nitsche, ARD-Aktuell
Grushtshteti është e kundërta e asaj ç’farë prezanton vlera demokratike. Vendosja e diktaturës ushtarake në Turqi dështoi, megjithatë, nuk ndjehesh mirë kur e sheh hakmarrjen e presidentit Rexhep Tajip Erdogan. Ai po e shfrytëzon momentin që të pastrojë edhe gjyqësorin nga gjyqtarët e pavarur. Pa respektuar asnjë procedurë ligjore, janë larguar nga puna mëse 2700 gjyqtar, një e pesta e numrit të gjithmbarshëm të gjyqtarëve në Turqi.
Ç’farë sulmi kundër shtetit të së drejtës dhe demokracisë! Apo ndoshta u ndodhën këta gjyqtarë një kohë të gjatë në listën e zezë të presidentit Erdogan? Politikani që brenda një dite largon një numër të tillë të gjyqtarëve nga funkcioni, pa i respektuar fare procedurat ligjore, e dhunon qëllimisht ndarjen e pushteteve dhe i shkatërron strukturat demokratike.
Cili është qëllimi i Erdoganit dhe pasuesve të tij? Si duket, pas gazetarëve kritik, kurdëve dhe pakicave tjera, tash në rend për t’u ballafaquar me gjyqësorin e kapur nga partias e Erdoganit duhet të përgjigjen edhe vet gjyqtarët! Erdogan po e kërkon edhe rikthimin e dënimit me vdekje, të cilin ndaj kundërshtarëve politik do ta shqiptojnë gjyqtarët e dëgjueshëm të regjimit.
Nëse kjo gjendje vazhdon, mund të themi se Turqia po shkon drejt shtetit policor, me një njeri të vetëm në krye të pushtetit.