Amnesty International dhe organizatat e tjera të angazhuara në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut e kanë dënuar sot ashpër vendimin e diktaturës islamike të presidentit Erdogan, e cila ka vendosur të ndaloj largimin nga vendi dhe të arrestoj shumicën e akademikëve të Turqisë. Arrestimet dhe terrori shtetëror kundër intelektualëve të dyshuar si sekularist, po vazhdon me intenzitet të shtuar. Pas përfundimit të mbledhjes së këshillit të sigurisë e cila zgjati më shumë se shtatë orë, Erdogan dha prononcimin e tij zyrtar për Al Jazira. Ai e konfirmoi vendimin për valën e re të arrestimeve, e cila do të zgjerohet në të gjitha universitetet dhe shkollat e vendit.
Reagimet e aleatëve në NATO dhe BE japin të kuptojmë se Erdogan nuk e ka ndërmend të ndaloj përndjekjen e kundërshtarëve politik, përfaqësuesve të sekularizmit dhe të gjithë atyre që nuk e mbështesin politikën e re neo-otomane dhe neo-islamike të AKP-së. Dyshimet për largimin e mundshëm të Turqisë nga pakti veriatlantik NATO dhe bashkimin e saj në një alenacë me Federatën Ruse janë thelluar. Një ndryshim i tillë do të shkaktonte tërmetin më të madh gjeopolitik dhe gjeostrategjik në rajon dhe më gjerë.
Në javën e parë të gushtit, gjatë takimit të presidentit turk Erdogan me presidentin rus Putin, pritet të nënshkruhet Marrëveshja për Veprime të përbashkëta strategjike ruso-turke. Siç njoftojnë qarqet e mirëinformuara perëndimore dhe disidentët vendor, ekspertët e AKP-së dhe të dërguarit e presidentit Putin janë duke punuar me intensitet të shtuar në tekstin përfundimtar të Marrëveshjes së re ruso-turke.
Marrëveshtja Putin – Erdogan është qmenduri e Erdoganit. Pa marrë parasysh lajmet nga qarqet e ndryshme se Erdogani është me prejardhje shqiptare, Turqia gjithjnë ka qenë armike e shqiptarëve, andaj shqiptarve ju sjellë probleme shtesë.
Partia Republikane e Kosovës fton të gjitha partitë e djathta jashtëparlamentare në një takim të mundshëm. Tema do të ishte reth bashkimit të forcave të djathta ne zgjedhjet e ardhshme, në menyrë qe ta shpetojmë Kosovën nga okupimi i qarqeve kriminele. TE BASHKUAR JEMI MA TË FORTË