Erdhi koha Shqipëtar
Shqipëtar per Shqipëri
T‘gjithë së bashku n’Ballë Kombëtar
Tym e flakë për liri
Th‘rret gjaku i vllezërve
që po shkon rrëke
zani i dëshmorëve
që flasin në dhe
Per kët‘ flamur të bekuar
Të gjithë shqiptarët pa dallim
Kanë lidhë besë e janë betue
Me i ra t’huajit me terbim
Th‘rret gjaku i vllezërve
që po shkon rrëke
zani i dëshmorëve
që flasin në dhe
Kudo flitet gjuha e t’parëve
Bijë shqiponjash neve jem
Asht Shqipnia e Shqiptarve
E kerkojmë e do ta kem’
Th‘rret gjaku i vllezërve
Qe po shkon rrëke
Zani i dëshmorëve
Qe flasin në dhe
Vlla me pushkë me shqipen n’ballë
Mbi shkëmbinj q’urrejm robnin
Do t’luftojm sa t’jemi gjallë
T’huej, n’tok t’vet Shqiptar‘t nuk rrinë
Th‘rret gjaku i vllezërve
që po shkon rrëke
zani i dëshmorëve
që flasin në dhe.