Teksti dhe Muzika: Bekim Lumi
Lajmi niset nga Kalkuta, dhembje sjell, pikëllim,
Nji shejtneshë me gjak shqiptare u nis për amshim.
U hap Qielli n’krahë, e mori si foshnjen e vet,
Na të mjerët e k’saj bote, pa Nanë kemi mbetë.
Refreni:
Me Shën Florin, Shën Laurin, bij të Dardanisë,
Nanë Tereza tash përkundet n’krahët e lavdisë.
Shpirt i saj Engjëll i Paqes, dritë hyjnore – shpresë,
Haleluja, haleluja, Nana jonë Terezë.
Në gjithë botën dorë e Nanës plagët i shëron,
Të vobektit dhe të mjerët ajo mëshiron.
Nanë e th’rrasim se pa Nanë kemi qenë gjithmonë,
Na jetimat e Kosovës, Nanë Tereza jonë.
Refreni:
Me Shën Florin, Shën Laurin, bij të Dardanisë,
Nanë Tereza tash përkundet n’krahët e lavdisë.
Shpirt i saj Engjëll i Paqes, dritë hyjnore – shpresë,
Haleluja, haleluja, Nana jonë Terezë.
Këtë tekst, në formën e një kange, autori e ka shkrue dhe kompozue para plot 19 vjetësh, më 1997, në Mynih (Gjermani), në ditën kur Nanë Tereza ndërroi jetë.