Dr. Jusuf Zeydan, drejtor i Muzeut Islamik në Egjipt e vërteton faktin se emri i vërtetë i profetit të fesë islame është
Quthem Ibn Abd Al-Lat (Kuthem, djal i të nënshtruarve të Al-Lat).
Vërejtje, Al-Lat, në Qaben ende të papastruar nga perënditë tjera që adhuroheshin aso kohe në Arabi, ishte njëra nga vajzat e Allahut, e që atëherë njihej si perëndi e Agimit. Përveç Al-Lat, edhe Manat e Al-Uzza njiheshin dhe adhuroheshin si vajza të Allahut.
Atë që e vërteton Dr. Jusuf Zeydan, e gjejmë të shkruar edhe në librin Hayat Muhammad (Jeta e profetit Muhamed) të shkruar nga autori Muhammad Hussain Haykal.
Përveç këtyre dy burimeve, këtë të vërtetë që nuk i tregohet besimtarëve shqiptarë nga eksponentët antishqiptarë të të ashtuquajturës Dije e Re, e gjejmë edhe në Tagj Al Aruz të Murtadi Al Zubaydi vëllimi 33 faqe 228, ku tekstualisht thuhet: “Ti je Kuthami, dhe je i krijuar prej Kuthamit”, pra ripohohet ajo për të cilën fisi i tij gjithmonë ka dhënë dëshmi e nuk i ka ndryshuar kurrë ato.
Qëllimi i këtij postimi nuk ka të bëjë me ndonjë interes tjetër, përpos që të nxisë të mashtruarit e shumtë nga agjentët e Serbisë në BIK dhe në Bashkësinë Islame të RMV, që të zgjohen nga kjo kllapi e tmerrshme që i ka kapluar dhe të shpëtojnë veten e familjet e tyre nga instrumentalizimi për interesa antishqiptare.
Sqarim:
Muhammed është titull e jo emër dhe kuptohet si i adhuruar
Muhammid është gjithashtu titull dhe kuptohet si adhurues
Shtrohet pyetja: A e meriton sipas fesë islame Quthem Ibn Abd Al-Lat adhurimin apo ky epitet i takon vetëm Allahut?
Pyetja tjetër: Nga ajo që na kanë rrëfyer dijetarët islam, Quthem Ibn Abd Al-Lat të cilit iu dha titulli Muhammed ka vdekur dhe është varrosur në Medine, ndërsa Jezu Krishti, Mesia, është gjallë dhe i ngritur në qiell, atëherë, si është e mundur që ata të cilët besojnë në Krishtin të shpallen qafir, siç po veprojnë kudo disa nga hoxhallarët antikombëtarë të BIK-ut dhe sidomos udbashët e regjur të Bashkësisë Islame të RMV-s?