Eliana

Nga Edison Ypi

Unë Edison Ypi kam bërë gjithato shkrime dhe video me përmbajtje antikomuniste. Po ku pjerdhin komunistat dhe spiunat për shkrimet dhe videot e mia. Por problemi im nuk është vetëm mospjerdhja e klyshave të kurvit. Me mua ndodh një gjë tjetër tepër dëshpëruese që sa herë që e mendoj më mbetet fryma; Jo vetëm komunistave dhe pëgërjeve të tyre s’u bëjnë ndonjë përshtypje çfarë kam bërë e çfarë bëj unë kundër tyre. Disa bashkëvuajtës të m’i gjithashtu, e di çfarë më thonë pasi lexojnë ndonjë shkrim timin, për shembull, për mozaikun e muzeut, ose për kuçedrën e kurvit, Më thonë; “O Edisono, s’ke frikë ti që shkru kshu mër jahu ?!”, ose; “A t’kan kërcënu gjo n’telefon ?!” Pra, pavarësisht se unë komunistave dhe këlyshëve të tyre nuk do t’u ndahem kurrën e kurrës as në këtë as në tjetrën jetë, viktimat e tyre, të cilëve u kam dedikuar të gjithë jetën time minutë pas minuti, në vend që të më inkurajojnë, më dëshpërojnë. Besoj se e ka një spjegim. Kurvi dhe klyshat e kurvit, frika i bëri vizionarë. Menduan për këtë ditë. Nuk i lodhën dhe i sëmurën, i torturuan, varën e pushkatuan, kot viktimat.
Lodhet e lodhet Fevziu si e si ta paraqesi sa më të plotë, sa më të vërtetë, sa më të besueshme, përndjekjen, persekutimin, antikomunizmin, krimet, viktimat, vuajtjet, burgjet, internimet. Bam e bum me dëshmi autentike gojore, dokumenta të shkruara ose filmike, fotografi rrënqethëse, intervista burimore, etj. etj.
Shkruan e shkruan libra me përmbajtje dokumentare antikomunisti i paepuri Uran Butka. Shumë mirë bën fisniku kolonjar. Se njerëzit vdesin, brezat shuhen, por librat mbesin. Po a i luan qerpiku plehrave për çfarë shkruan gjigandi Butka ? S’do ishte keq që bashkë me qerpikun vrasësve tu dilte nga vendi edhe kokërdhoku i syrit. Por edhe për këtë jam skeptik, se as kjo s’ma merr mendja se mund të ndodhi. Xhinsi i kurvit, le që s’lexojnë libra, por edhe po të lexojnë, e kanë lëkurën aq të trashë sa efektet e pritura të atyre leximeve, për të mos thënë kurrë, kushedi se kur do vinin.
Botojnë gazetat çdo ditë dëshmira nga më rrënqethëset për krimet e përbindëshme të kurvit dhe larvave të tij. Dokumenta të plota gjyqesh të nxjerra nga arkivat. Me fotografi, me faksimile, me emra, me mbiemra, me data, me të gjitha. E çfarë pastaj se shkruakan gazetat ?! Është dukuri e gjithditur se këto lloj dëshmish nëpër gazeta i lexojnë më së shumti nostalgjikët e kurvit. Ata që tek lexojnë ato dëshmi aq të sakta dhe aq të përpikta fërkojnë duart duke i thënë njëri-tjetrit; Kusur s’u kemi lënë ballistave, kolaboracionistave, qindin u kemi punuar, pra ata tallen me këto dëshmi. Për më tepër që të shumtat e gazetave dhe revistave janë të tyret, televizionet gjithashtu.
Pra sesi janë të gjitha këo përpjekje, si zë në shkretëtirë. Mesazhe që nuk udhëtojnë. Mallkime që nuk ngjisin.
Del pyetja; Morpo a ka sot në Shqipëri ndonjë faktor mediatik serioz, me rendiment të lartë, me impakt të fortë, që komunistave u vjen hakut, zagarëve ua përplas në fytyrë, pisave u tregon vendin, spiunave u prish rehatin ?
Ka.
Është Eliana.
Ajo goca e papërtuar që lexon mëngjez për mëngjëz gazetat, dhe pas leximit të gazetave bashkëbisedon më shikuesit.
Eliana nuk merret me faqe të para revistash që blihen me pare dhe përpunohen me photoshopa. Tradicionalja konservatore Eliana nuk merret me gjëra meskine, mizantrope, mediocre, që kanë lidhje me “këtu” dhe “tani”. E pamposhtura Eliana është e vetmja që nuk u nënështrohet kushteve banale kohore dhe hapsinore, që për brendësinë dhe jashtësinë e vetes ndjek instinktet milenare të një femre serioze.
Nimfa mëngjezore me pamje ëngjëllore dhe vendosmëri prej nazisteje, është dëshmia e gjallë e faktit se antikomunizmi dhe në përgjithësi antidiktatura nuk janë çështje moshe, prejardhjeje, vuajtjeje, por aftësi e njerëzve të rrallë me kuptueshmëri integrale të botës dhe jetës. E tillë në Shqipëri është një dhe vetëm një, Eliana Hoxha.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top