EKZALTIMI I VV DHE FYTYRA E VËRTETË E SAJ

SHKRUAN SEFEDIN KRASNIQI, KOORDINATOR I BALLIT KOMBËTAR DEMOKRAT NË ZVICËR

Nxënësi më i mirë i klasikëve të maksizmit në VV, Albin Kurti, e tha para disa ditëve : “Kombi nuk i lihet të djathtës”. Mbrëmë edhe i pari i “socialdemokratëve” të krahut tjetër të VV, Shpend Ahmeti, e kopjoi, kolegun e partisë, të krahut marksit, duke bërtitur: “Paramendoni se ku do të ishte Kosova sot, sikur mos te ishte VV”! Pas disa thirrjeve për paramendime, tha se, “sikur të mos ishte VV dhe nacionalizmi saj, për të cilin na kanë kritikuar, Kosova do të shkonte kah ndonjë lëvizje djathtiste dhe do të kalonte në lëvizje kombëtare fashiste”!

Një ekzaltim për nevoja te brendshme dhe një retorike të paparë për ndërkombëtarët, të cilëve kot mundohen t’iu japin shenjë se VV nuk është më nacionaliste se sa komandantët e Rognerit apo Klani Pronto. Madje është edhe më pak se këta. Nga ana tjeter, shqiptarëve u thonë, se VV kërkon Bashkim Kombëtar, por atë bashkim duhet ta fillojë Shqipëria me Edi Ramen në ballë! I lumi Rama qe duke iu falendruar VV, e cila ia ka hapur sytë e ndritur mendjen, ka filluar te flas ndryshe për nacionalizmin shqiptar dhe Bashkimin Kombetar!

Çuditrisht LVV nuk po kërkon të qeverisë me vëllezërit me ideologji të njëjtë PAN por me LDK që është e deklaruar, e regjistruar në PPE dhe ka program djathtist! A nuk është kjo një stratagjemë për ta dobësuar LDK-në deri në shkatërrim, pasi parti të djathtë të mirëfilltë e të fuqishme, për momentin, nuk ka në Kosovë.

Pas 20 viteve të sundimit të krimineleve, hajnave dhe zhvetësve të PKD-së dhe AAK, nën kupolen e komandatëve të rrejshëm, Kosova ëstë para një mashtrimi të madh që quhet Vetëvendosje!, e cila është lëvizja e ekstremit të majtë dhe s’ka të bëj asgjë me partitë socialdemokrate të Europes.

Ende s’e kane kuptuar shqiptarët e Kosoves, sepse ata të Shqipërisë, s’i mashtron më marksizmi i PP, se askush nga shtetet perendimore nuk do t’ua sjellë kapitalin në Kosovë që ta shkërryej VV, siç kanë bërë deri tash sivëllezërit e tyre ideologjik të PAN.

LDK duke qëndruar në opozitë, do ta ketë fatin të shoh se a do ta gjuajnë Ramush Haradinajn me vezë e me gaz deputetët e VV!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top