SHKRUAN: FATMIR BAJRA
E keqja ushqehet lehtë, rritet shpejtë, por edhe shëmbet e digjet rrufeshëm dhe me pasoja, duke lënë pas ; shije të keqe dhe grumbullin e hirit-gërmadhë.
LVV-ja, Kurti dhe “fati” i Kosoves martire !
E mbetur vetëm, pa aleatë dhe e braktisur përfundimisht edhe nga e ëma biologjike, LPK-ja majtiste dhe simotra e t’s’njëjtës ëmë, PDK-ja SHIK-iste, Levizja e Kurtit, kerkon shpetimin në vetmashtrim ; në alencën e imagjinuar me popullin, lidhje kjo që devijon sistemin e vlerave demokratike të promovuara në Europën përendimore dhe pertej atlantikut, n’SHBA !
U zgjodh, por s’u bë dot Kryemnistër !
Profili, mëndësia dhe ideologjia ekstreme majtiste & revolucionare e z.Kurti dhe e Levizjes së Tij, nuk mjaftohen me pozitë e pozicion kushtetues të Kryemnistrit në një demokraci parlamentare çfarë është Republika e Kosovës.
– Kurti do pushtet absolut dhe vetëm për vete, dhe jo t’a ndaj me tjerët dhe aq më pak më rivalet politik të cilet i sheh si armiq dhe jo si partner të mundshëm.
– Kjo logjikë e përplasi me ish partnerin e koalicion n’qeverisje, LDK-në e afirmuar për vlera të mirëfillta demokratike dhe qytetëruese të cilen e shihte dhe trajtonte si trampolin për vetëngritje dhe sundim mbi tjerët, për çfarë theu kokën përfundimisht.
– Kurti deshi t’bëhej sundimtar dhe jo kryeshërbyes (kryeminister) i qytetarëve siq e definon Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe Demokracia Parlamentare në sistemin e vlerave.
– Në vend të këtij sistemi vlerash, parapelqen Diktaturën dhe vetën e Tij, n’krye t’saj.
Kurti e gjenë vetën n’lekurën e Monarkut, me pushtet t’pakufizuar dhe t’pakundershtuar, apriori !
Gjestet, levizjet dhe sjelljet e Kurtit – tipike ; despotike, diktatoriale dhe tiranike !
Formimi dhe formësimi i Kurtit është kompleks dhe ruan dhe fsheh në vete ndjenjën e sëmuar të mbi-njeriut dhe kultin e individit, tipare dhe karakteristika të një profili dhe karakteri unik, të deformuar dhe t’rrezikshëm për shoqëinë dhe shtetin.
Motivet dhe ambiciet e sëmuara për pushtet t’pakufizuar, para qdo arsyetimi dhe mjeti që vë nsherbim të këtij synimi, djegë e përla, gjithëçka që i del n’rrugë dhe e sheh si pengesë.
– Ideologjia si bosht dhe metodat si leva të saja ; injektimi, infektimi dhe helmimi i të rinjëve kryesiht adoloshent në moshë, por edhe të atillë në kokë, qojnë në mohimin, rrënimin dhe luftimin e vlerave dhe zëvendësimin e tyre me anti-vlera.
– Kanalizimi dhe binarizimi i paknaqësive qytetare dhe frustrimit të moshes së re, në padegjueshmeri, mosbindje dhe rebelim qytetar, nuk është gjë tjetër përveqse mënyrë revolucionare e marrjes së pushtetit. mënyrë kjo e cila bi ndesh me sistemin e vlerave demokratike.
Refuzohet “Anija” e Kurtit !
LVV, kjo “Anije” e cila ka devijuar orientimin Euro-përndimor dhe trans-antlantik të filluar e trasuar si udhërrefim nga Presidenti historik Rugova n’krye të Levizjes Nacional-Demokratike (LDK) për Liri e Pavarësi.
– Anije e cila të shpie drejtë karpateve Ruso-sllave dhe Lindjës, në vend se të lundronte pertej Atlantikut, në Amerikën shpetimtare të shqiptarëve dhe shteteve të tyre respektive ; Shqipëri & Kosovë.
– “Anije” e cila është destinuar të përplaset e fundoset bashkë me “Kapitenin” e “Anijes”, z. Kurti dhe bordin e saj.
Udhambarë e pa neve, sikur për Qabe…!