Nga e majta në të djathtë: Jonuz Hallaqi, Sulejman Dida, Rexhep Shahu

Ej komandanta te pasluftes!

Shkruan: Rexhep SHAHU

Nuk mundeni me e komandue gjithmone ju Kosoven. Mos u tutni. Nese nuk keni bo krime, pse tutni. Edhe nese keni vjedhe dhe jeni bo sheika duhet me bo pak burg “per Kosove”, duhet me i lane mandatet e postet. Po ani, prape mire ju bjen se paret nuk ua merr kerkush.

Ata qe tregojne me shume histori lufte, ata qe thirren me shume ne lufte, ata qe ia kujtojne vetes se tyre me shume luften e shesin sot trimeri, e kane me te degjuar luften dhe te enderruar trimerine.

Dikush, qe ka kape kallashin e po çet si ne thi kunder atyre (edhe meje) qe duan krijimin e Gjykates Speciale ne Kosove, po çet sa po i lakohet gryka e armes prej nxehtesise, qe rren si qen se ka qene ne lufte dhe ka qene edhe nje fare komandanti, ka qendrue gjithe kohes ne Kukes, ndonjehere ne Tirane dhe per plazh ne Durres. Ndonjehere shkonte prej Kukesi sa per ndonje shetitje ne Kosove dhe kthehej shpejt “me organizue luften bre Rexh vllai…”.

Ky fare komandanti me ofronte ate bote 700 marka “qe bre daje merri qeto vec me pi nje kafe” per me ia realizue nje interviste ne Radio Kukesi ku ai me u pergjigje pyetjeve qe duhej t’ia beja une si: si ia kalove ne lufte, sa serbe vrave, sa preve, sa dite do te rrish ne Kukes, kur do t’ia msysh prape per ne lufte me e farue Serbine krejt. Dhe ne fund, donte edhe me ia dhane kaseten “per me deshmue historine bre Rexh…”.

2 thoughts on “Ej komandanta te pasluftes!”

  1. Po me pelqen ky shkrim qe veteton ate qe po ndodh ne Kosove e jo vetem.E them jo vetem se edhe ktu ne Shqiperi politikanet tane jane bere me shume se “Komandanta”…

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top