EFEKTET E INTERNACIONALES KOMUNISTE NË POLITIKËN E KOSOVËS!

SHKRUAN AHMET ASANI


Kjo tabelë e vendosur në teritorin e Republikës së Kosovës, flet për politikën postenveriste në Kosovë, politikë kjo kunder shtetit të Kosovës!

Gjenerata të tëra dhanë gjithëçka për ta bërë Kosovën Republike, por kur u bë Kosova shtet, u ngritën në kembe ata të cilët nëpër shkolla kishin ndaluar mesimin e gjeografisë dhe historisë së Kosovës!

U ngritën ata që bashkë me Aleksandër Rankoviqin përgjatë viteve 1944–1946 vranë e maskaruan rreth 70.000 shqiptarë! U ngriten në këmbë ata që dekoruan Aleksander Rankoviqin per shperguljen e mbi 414.500 shqiptarëve ne Turqi!

U ngritën Yllkat dhe Fatosat e Enver Hoxhës në Tiranë e Prishtinë që ti tregojne botës se emri Kosovë urgjentisht duhet të ndërrohet, se Kosova na qenka një term gjeografik sllav, se Kosova nuk mund të jetë shtet, por vetem krahinë ose e Serbisë ose e Shqipërisë!

E dogjën Flamurin Dardan të Ibrahim Rugoves dhe u ngriten në këmbë kundër Flamurit të Kosovës! U ngriten në këmbë për ta hapur çështjen e bashkimit me Shqiperi ende pa u bërë demarkacioni i kufirit me Serbi!

I harruan vëllezerit shqiptar në Maqedoni, u thanë jeni Maqedoncë, rrini se mirë jeni në Maqedoni! Dolen edhe me idenë e Federates Ballkanike me kryeqytet Beogradin e marifete tjera te internacionales komuniste!

Sot në skenën politike Kosovare e ke një LDK e cila me vetedije e me nderdije është 100% pro dhe për Republikën e Kosovës dhe të gjitha tjerat që vetem flasin për Republikën e Kosovës por që ende janë me ndërdije Enveriste, ndërdije kjo e cila e solli shtetësinë e Republikës së Kosovës në pikëpyetje!

Apeloj te i gjithë populli shqiptar i Kosovës që ta votojë Vjosa Osmanin, t’ia jap votën Merkelkës së Kosovës, sepse vetem ajo mund ta shpëtoj Kosovën nga Enveristët komunistë dhe çetniket Rankoviqist!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top