Në mënyrë tinëzare, kryeministri i jep edhe një goditje tjetër ekonomisë së vendit, duke shkurtuar investimet e duke rrezikuar të shtojë të papunët dhe nivelin e varfërisë. Me një akt normativ që shmang parlamentit, grushti i vogël i shtetit që Edvini po i jep ekonomisë, s’e fsheh dot kapitullimin e qeverisjes, as dorën e fundit të zhvatjeve që parashikohet me projektet selektive, të cilave u kanë shkuar më shumë se 50 milionë dollarë
Fakti/Në janar e shtrënguam rripin, me aktin e ri del lakuriq kriza e urisë
Rama ka firmosur dje aktin normativ të kapitullimi të ekonomisë. Qeveria Rama miratoi një akt normativ, i cili shkurton me rreth 4.4 miliardë lekë ose gati 38 milionë dollarë të ardhurat e buxhetit të shtetit për vitin 2016. Drafti i botuar në fletoren zyrtare shkurton paralelisht edhe shpenzimet publike, edhe pse më pak se sa të ardhurat duke çuar në rritjen e deficitit, ose borxhit që qeveria do të marrë për gjithë vitin. Sipas draftit, shpenzimet e buxhetit janë ulur me 3.1 miliardë lekë krahasuar me planin e fillim vitit, ndërsa kufiri i deficitit fiskal është rritur me rreth 1.3 miliardë lekë duke shkuar në 35.7 miliardë lekë. Gërshërët e shkurtimeve nuk kanë kursyer as investimet publike, që janë shpenzimet më produktive të qeverisë edhe pse ato ishin sakaq në nivelin më të ulët historik për këtë vit. Në planin fillestar të buxhetit, shpenzimet kapitale për projektet publike ishin parashikuar 58.8 miliardë lekë , por me draftin e rishikuar ato janë ulur në 58 miliardë lekë. Nga ana tjetër punonjësit në shtet edhe këtë vit do të përballen me uljen e pagave reale. Qeveria ka vazhduar me politikën e mos rritjes së rrogave për të tretin vit me radhë edhe pse çmimet vazhdojnë të rriten duke ulur fuqinë blerëse të rrogëtarëve në shtet. I vetmi indeksim i miratuar është ai i pensioneve, të cilat do të rriten me 1.6 për qind, por edhe kjo masë rritje është më e ulët se sa inflacioni i vitit të kaluar duke mos kompensuar kështu as rritjen e çmimeve për vitin e kaluar. Në gjashtë muajt e parë të vitit të ardhurat e buxhetit ishin në përputhje me planin. Por siç duket qeveria pret një situatë më të vështirë gjatë muajve të ardhshëm duke i paraprirë një mosrealizimi të mundshëm të të ardhurave, të cilat dy muajt e fundit kanë dhënë sinjale ngadalësimi.
Agresioni ndaj biznesit dhe grabitja nëpërmjet taksave të larta po i çon shqiptarët në mjerim të plotë dhe po shton numrin e atyre që janë në pragun e urisë. Papunësia, varfëria dhe recesioni po prekin çdo ditë qytetarët. Rinia endet e pashpresë për një vend pune. Familjarët dhe pensionistët nuk kanë të ardhura të shtyjnë muajin, ndërsa Rama tallet duke thënë që po i rrit me 1.6%. Qeveria e Edi Rams shquhet vetëm për arrogance dhe paaftësi. Edi Rama shquhet për kryeministrin më anti-biznes në të gjithë rajonin.
Qeveria e ka bërë të zakonshme të ndryshojë buxhetin me Akt Normativ, një instrument ligjor që shmang debatet në parlament dhe kriteret e detyrueshme të transparencës në lidhje me ndryshimet ligjore dhe si zakonisht, e miratoi ndryshimin pa e publikuar atë në kryeministria.al, ku publikon zakonisht vendimet e qeverisë dhe projektligjet me nismë nga Këshilli i Ministrave.
Nga ana tjetër, edhe për këtë vit, sektori publik nuk do të marrë rritje page dhe as indeksim, gjë që do të thotë se të ardhurat e tyre reale do të jenë më të ulëta se sa një vit më parë. Që prej tre vitesh, qeveria ka ndërprerë rritjen e pagave të sektorit publik si pjesë e planit për të reduktuar deficitin buxhetor dhe ulur borxhin publik. ër shkak se qeveria nuk ka publikuar relacion mbi aktin normativ, është e paqartë se për çfarë arsyeje është kryer ndryshimi në të ardhura dhe shpenzime. dryshimet në planin e të ardhurave dhe shpenzimeve janë relativisht të vogla. Të ardhurat parashikohen të ulen me 1.1 për qind ndërsa shpenzimet me 0.7 për qind. Vitin e kaluar, qeveria e uli planin e të ardhurave në mes të vitit me 4 për qind dhe shpenzimet me 3.4 për qind.
Të ardhurat e qeverisë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit kanë qenë në përputhje me planin, por parashikimi i të ardhurave muaj pas muaji ka një anësi nga gjysma e dytë e vitit, kur të ardhurat duhet të jenë ndjeshëm më të larta se sa gjatë gjysmës së parë për të realizuar planin. / Gazeta55
Po su futun kriminelat ne burg populli ska per te gjet zgjidhje kurr me ngrejt kok. salovici dhe ramovic e bashovic duhen var mes tirones .