EDVIN RAMA DHE QEVERIA E Ç’INTEGRIMIT EVROPIAN

Shkruan: Meli Fasko

Në rrugëtimin 26 vjeçar të vendit, ne si popull kemi rendur drejt përqafimit të vlerave demokratike. Pavarësisht vështirësive të shumta dhe nga më jetiket, synimi përherë ka qenë bashkimi sa më parë me familjen evropiane. Në këtë rrugëtim evropian, pa diskutim që përgjegjësia më e shumtë i takon klasës politike, pastaj neve si klasë shoqërore. E nëse do të na duhet të bëjmë një rezyme, duke hequr paralele mes qeverive, kjo e fundit mbetet përveçse më e dështuara, por mbi të gjitha më antikombëtarja. Edvin Rama në gjithë këto vite pjesë vendimmarrëse e klasës politike, ia ka dalë më së miri që ëndrrën e tij për ta izoluar vendin, sikundër ati shpirtëror, diktatori Hoxha, ta quaj punë të mbaruar.

Prej 5 vitesh kryebanditi i shqiptarëve ia ka dalë që për hir të interesave personale të ndrydhi rrugëtimin e vendit dhe ëndrrën e shqiptarëve për t’u bërë njësh me qytetarët evropianë. Sot, Shqipëria de fakto është i vetmi vend në rajon që nuk hap dot negociatat me BE-në. Ajo mjerisht mbetet peng i një njeriu të vetëm, Edvinit. Por si rrodhën ngjarjet, që shqiptarët prej 5 vitesh mbeten peng i murit të bllokimit të Ramës? Nisi që kur bllokuesi i integrimit ishte në opozitë, ndërsa duke mos votuar tre ligjet dhe nënshkruar marrëveshjen korruptive me CEZ bllokoi dy herë me radhë dhënien e statusit të vendit kandidat. Përmes lidhjeve direkte me krimin, pasi ne sot jemi të vetëdijshëm që Rama dhe krimi janë bërë një, pasi ky kryeministër erdhi në pushtet nga krimi dhe po e mban këtë pushtet po me krimin. Shqiptarët edhe sot në 2016- sikundër në 1990 janë me sytë tek motoja “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa”. Vallë asgjë nuk ka lëvizur në këto vite në këtë vend.

Në 8 vjet, PD përmes vizionit, shpresës, dëshirës për të qenë kah familjes evropiane nxori shqiptarët nga errësira, duke integruar vendin në NATO, në Këshillin e Evropës, heqja e vizave, ndërsa punoi fort për ta bërë kandidate në Bashkimin Evropian. Edhe tani në opozitë, PD ka dhënë kontribut të vyer. E tillë ishte sfida e dekriminalizimit, reforma në Drejtësi, ndërsa është duke investuar fort për mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme, kjo pasi ato janë në rrezik prej krimit dhe drogës. Rama këtë mandat qeverisës ia kushtoi krimit, banditëve, trafikantëve, ndërsa guxoi t’i bënte pjesë vendimmarrëse të jetës politike. Duke qenë se erdhi në pushtet me krimin, prej asaj dite ai i shërben dhe shërbehet nga krimi. Solli kriminelët dhe i bëri anëtarë të parlamentit, deputetë, kryetarë të bashkive të vendit, i bëri drejtorë të mëdhenj në polici, në dogana, në tatime, në OSHEE, duke i kthyer të gjitha këto organizata që ishin në shërbim të shqiptarëve, në organizata të mirëfillta kriminale. Ndaj qeveria Rama me të drejtë mund të cilësohet si qeveria e ç’ integrimit evropian.

Edi Rama i ka shërbye aq mirë  krimit dhe një grupi njerëzish të lidhur me të, saqë këta të fundit vijojnë të pasurohen me paratë e qytetarëve, ndërsa varfëria dhe mjerimi për 90% të shqiptarëve është shtuar. Rama nuk është më i dëshiruar prej shqiptarëve, qëkur lartësoj bandat dhe arrestoj, keqtrajtoj, dhunoj, poshtëroj qytetarët në mjerim. Nëse të gjitha këto sa më sipër përmenda janë të zeza që dhembin, muri i bllokimit evropian shuan edhe shpresën e shqiptarëve për të punuar në ndërtimin e të ardhmes së fëmijëve të tyre. Ndaj edhe këto dy vitet e fundit për shkak të politikave të këqija klienteliste, shqiptarët po përjetojnë eksodin e dytë. Rama sot nga BE dhe vendet anëtare njëjtësohet me të parin e Sirisë.

Në këtë panoramë të errët, rrezja e dritës bie vetëm mbi Ramën dhe klientët e tij. Si mund të ndryshoj kjo situatë, pasi integrimi evropian mbetet interesi jetik i të ardhmes së fëmijëve shqiptar? Ndarja me krimin është një urgjencë kombëtare, një thirrje e shoqërisë. Sot e gjithë Shqipëria është në një emergjencë kombëtare, pasi hashashi është ekonomia kryesore në vend. Kjo është drama e madhe që ka krijuar Rama. Ai ka ndërtuar një kazermë tiranike të krimit dhe të korrupsionit së bashku me kriminelët më në zë të Shqipërisë, ndaj shpëtimi mbetet largimi i tij dhe hapja rrugë reformave jetike që do të sjellin ecjen përpara të vendit karshi vendeve evropiane.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top