EDI RAMA, KY ADHURUES I SHTETIT QË MBJELL MJERIM

SHKRUAN: ARTUR ROSHI, KRYETAR I PARTISË BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT

Të dashur miq, z.Rama tha se : “nuk është opozita zyrtare që prodhon lirinë, por liria prodhoi opozitën. Një parti mund të jetë mund të mos jetë, disa parti mund të mos jenë”. Çështja e lirisë lidhet ngushtë dhe kushtëzon egzistencën e çdo qenie njerëzore dhe si e tillë këtu e ka burimin e saj, pra prodhimi i Lirisë në një shoqëri vjen si shumë integrale e burimit të saj që gjendet tek çdo individ. Pra, Opozita zyrtare sot në Shqipëri është shuma variabël që vërtitet të paktën tek gjysma e shoqërisë dhe si e tillë prodhon Liri në adresë të gjithë shoqërisë dhe është rojtari dejure i saj. Ka një marrëdhënie biunivoke midis Lirisë dhe Opozitës. Pa Liri nuk kemi Opozitë dhe pa Opozitë nuk kemi Liri. Për rrjedhojë Liria shoqërore matet me Lirinë e Opozitës. Liria garanton egzistencën e Opozitës. Pësa i përket se “një mund të mos jetë apo disa parti mund të mos jenë”që ka thënë kryeministri lindin disa pyetje që kanë një rend logjik. Pse të mos jetë një Parti apo disa Parti? Kush e përcakton egzistencën e tyre në tregun politik, kryeministri apo besimi i qytetarëve? Po kur këto parti kanë besimin e gjysmës, pse jo të shumicës së qytetarëve në fund të një qeverisje, a mund të thuash se nuk egzistojnë?

Të përjashtosh një besim politik të gjysmës së shoqërisë në zgjedhje do të thotë të thuash se gjysma e shiqërisë nuk egziston. Këtë mund ta krahasosh me përjashtimin e një besimi fetar nga një besim tjetër fetar. Thënia e kryeminstrit përfundon në alogjikë abstrakte që nuk e pranon asnjë nivel mendimi. Kjo tregon se ai është i dëshpëruar dhe ka humbur përmbajtjen arsyetuese të mendimit. Nga ana tjetër kryeministri tregon se është altruist dhe qëndron në post për shqiptarët dhe të ardhmen e tyre. Po opozita që është 50% e shqiptarëve nuk duhet marrë në konsideratë nga kreministri?

Zgjedhjet e lira duhet të jenë kontrolli i përkushtimit të qeverisë për detyrën ndaj qytetarëve dhe jo mos bërja e tyre me çdo kusht. Për zgjidhjen e krizës politike z.Rama kërkon të ulet në tavolinë me z.Basha dhe të dialogojë. Efekti i dialogut nuk ka lidhje me marrëveshjen që në fakt duhet në këtë rast. Dialogu nuk ka efekt zgjidhës, ai është për të tretët dhe jo për ata që e realizojnë, pra për ndërkombëtarët apo mbështetësit e tyre.

Në këtë situatë nuk ka kuptim sepse janë në pozicione të shtangëta dhe mungon klima e mirbesimit midis tyre dhe kjo për shkak të funksionit të kryeministrit. Në një klimë mosbesimi të skajshëm nuk mund të dialogosh sepse ashtu si ulesh ngrihesh, pra humbet kuptimi i dialogut.

Marrëveshja është ajo që duhet të ofrohet nga kryeministri dhe që rakordohet midis stafefe reciproke, por që fillon mbasi z.Rama duhet të jetë dorëhequr si kryeministër dhe të jetë në rolin e kreytarit të partisë socialiste.

Në gjithë këtë histori z.Rama ka treguar se është adhurues i shtetit dhe dhunues i lirisë së individit sepse sot shqiptarët përjetojnë një mjerim të vërtetë si rrjedhojë e qeverisjes së tij.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top