Edi Rama është ndotja më e madhe kulturore dhe morale që po konsumohet çdo ditë në Shqipëri

SHKRUAN: INDRIT VOKSHI

I telefonova sot në drekë mikut tim Tomor Alizoti, për t’i shprehur komplimenta për debatin e mbrëmshëm me kryeministrin e Shqipërisë!

Pse? Nuk tha asgjë fantastiko-shkencore Tomor Alizoti. Ai thjesht mbajti qëndrim simbolik dhe dinjitoz, atë qëndrim që shumë persona në studiot televizive dhe në parlament nuk po e mbajnë. Se po të kishte ky vend pesë vetë që ia dinë pasuordin Edi Ramës, Rama do të ishte çmendur ose do të kishte mësuar të fliste si njeri.

Edi Rama e ka zyrtarizuar banalitetin në komunikimin publik. Edi Rama është ndotja më e madhe kulturore dhe morale që po konsumohet çdo ditë në Shqipëri, në nivel të lartë shtetror. Mret i vulgaritetit. Eshtë një landfill i madh ku digjen plehërat, sepse ky përfaqëson të gjithë njerëzit e frustruar që duan vetëm urrejtje e sharje dhe, ky me bujari e pa përtesë i merr dhe i djeg publikisht frustrimet e tyre.

Çdo personi që e kundërshton direkt, ky njeri i gjen një epitet, e shan, e shpërfill, ndot veshët dhe mendjet e njerëzve. Ky nuk ka lidhje kërkund me normat e edukatës qytetare dhe politike, nuk ka lidhje me personalitetin e të qenit burrë.

Një kryeministër, vetvetiu duhet të jetë njeri i lartë, njeri që respekton pyetjet deri edhe provokuese të gazetarëve dhe debatuesve. Njeri që respekton demokracinë, lirinë, zakonet e mira dhe sillet me elegancë. Ky Edi Rama sillet si ai 18 vjeçari në rrebelim hormonal i cili synon të duket i fortë dhe interesant përmes budalliqeve, ndërkohë që është analfabet, kjo pasi s’ka mënyrë tjetër për ta tërhequr vëmendjen e klasës së gjimnazit.

Këtij i duhet përgatitur një skuadër gazetarësh dhe deputetësh që të merren vetëm me të, sa herë ky të thotë kazan, tepsi, llum e çfarë thotë, të mbahen fjalime psikanalitike, tallëse dhe poshtëruese për të. Aq sa të heshtë ose të çmendet.

Nuk duhet ta durojnë shqiptarët ketë nivel kuluror në drejtim!

 

1 thought on “Edi Rama është ndotja më e madhe kulturore dhe morale që po konsumohet çdo ditë në Shqipëri”

  1. Musa Bajraktaraj

    Ne tubimin e perbashket te qeveritarëve te Shqipëris dhe të kosovës Edi Rama pleh nder te tjera tha: Ata të cilet e quajn Hashimin trathtarë, janë gomarë. Derisa Ministri i financave te Shipërisë paraprakisht ne takimin e homologut te tij nga Srbia e kishte kritikuar futje e taksave 100% të kryeministrit tete Kosovës Ramush Haradnaj. Une themë se perdrisa në shqipëri dhe ne Kosavë,e udheqin Shqiperin dhe Kosoven. kurr nuk dote jemi të barabart më shtetët evropiane.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top