EDI RAMA DHE FRIKA NGA DONALD TRUMP

Paniku nga një ndryshim i pashmangshëm po e çon Edi Ramën në një sjellje politike shizofrenike. Në mënyrë arrogante dhe lënduese për aspiratat e shqiptarëve, kryeministri ynë është i vetmi politikan i rajonit që refuzon të urojë presidentin e SHBA-së për fillimin e detyrës. Jo vetëm kompleksi i fajit, por shembulli që dha dje Rumania, me mijëra në shesh, që kërkojnë rrëzimin e qeverisë së nomenklaturës, është frika që e çon Edi Ramën të mbyllet në bunkerin e panikut.

Lindja e epokës së Donald Trump sjell shpresa të mëdha në një rajon që aktualisht është i mbërthyer nga tensionet politike e etnike. Ardhja e Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, do të sjell ndryshime pozitive për Amerikën e jo vetëm. Pikërisht nga kjo opozita, shqiptarët shohin me besim të madh të ardhmen e miqve tanë që padyshim do të ndikoj edhe tek ne. Fitorja e Trump në thelb nuk ishte aspak një fitore e dhunshme, por një tranzicion liberal i pushtetit, ku vota popullore ndëshkoi ashpër ata që kishin kontrolluar vendin në dy dekadat e fundit, ndaj një fitore e tillë që buron nga fitimi i besimit qytetar po kërkohet të realizohet edhe në Shqipëri, duke sjellë rrëzimin dhe ndëshkimin e qeverisë së përvetësuesve të parasë dhe pronës publike. Qysh prej tre vitesh e ca vendi ynë është mbërthyer nga korrupsioni, nepotizmi, varfëria, mjerimi. Edvini dhe organizata kriminale që ai drejton, i kanë dhënë shkelmë të fortë demokracisë së vendit, ndërsa po prej tre vitesh e pak janë lëkundur themelet e partneritetit me vendet e tjera. Në këtë klimë arrogance të servirur nga Edvin Rama janë përfshirë edhe marrëdhëniet e ngushta miqësore të vendit tonë me SHBA-të. Të gjithë i uruan mirëseardhjen, të gjithë zbatuan protokollin shtetëror të urimit. Nga Shqipëria akoma nuk kemi asnjë telegram apo letër urimi nga ana e kryeministrit Rama apo Qeverisë në drejtim të Shtëpisë së Bardhë. Kryetari i PD, Lulzim Basha ka uruar Presidentin Trump për fillimin e Presidencës ndërkohë që ka theksuar miqësinë shqiptaro-amerikane. “Urime Presidentit Trump! Zoti e ndihmoftë në detyrën e tij! Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!”, shkruan Basha. Edhe Presidenti Nishani ka uruar Presidentin Presidentin Trump për marrjen e detyrës. Ndërkaq Kryetari i Kuvendit që gjendej në ceremoninë e inaugurimit e uroi fitoren e Trump dhe kërkoi thellime marrëdhënie mes Shqipërisë dhe SHBA. Vetëm Edvin Rama jo, por edhe nëse ka mospëlqime ndaj tij, mesazhin e urimit duhet ta nis në emër të popullit shqiptar. Kryeministri shqiptar në këto tre vite, përveçse ka mbjellë kudo krim, korrupsion, pasiguri, drogë, po i hap vendit tonë konflikte me vendet partnere e mike. Rama, ky kryeministër që para 3 vitesh e ca premtoi se do investonte në ruajtjen e një klime dhe partneriteti miqësor me vendet ‘afër nesh’, e tregoi me qëndrimin që mbajti prej një të sëmuri psikik, karshi presidentit amerikan Trump. Kryeministri pak kohë më parë e cilësoi presidentin e sapo zgjedhur Trump një të keqe të madhe, ndërsa tanimë me mungesën e një mesazhi urimi po vë në rrezik marrëdhëniet miqësore me këtë vend të kudogjendur për shqiptarët. Në këto kushte, interesat kombëtare po merren peng nga interesat personale të Edi Ramës, që janë të lidhura ngushtë me krimin, drogën, korrupsionin. Duke thënë të zezat më të këqija për presidentin Trump, i gjendur ngushtë pas fitores së papritur, Rama i ka shpallur luftë SHBA’-ve. Ky qenie e paskrupullt që nuk njeh turpin e veprimeve të tij arrogante, duke ngulur këmbë tek qëndrimet e tij personale, po merr në qafë interesat tona kombëtare. Si mund të sulmohet presidenti i SHBA-ve, kur ne jemi një vend aleat i tyre dhe aleanca me SHBA është jashtëzakonisht jetike për shqiptarët. Ndaj Edi Rama duhet të dalë mbi ndjenjën e inferioritetit në raport me çka deklaruar kundër Donald Trump kur ishte kandidat për president dhe të nis mesazh urimin për presidentin e vendit mik. Nëse kjo nuk do të ndodh, vendi gjendet ne kufjet e një ‘lufte’.

Do të ndodhë siç ndodhi në Rumani. Mbi 15 mijë deri në 20 mijë protestues në Bukuresht ditën e djeshme janë ngritur në këmbë kundër një projektligji të qeverisë për të liruar politikanët e dënuar për korrupsion dhe veprimtari kriminale. Nën parullat dhe thirrjet “Rumania nuk mund të jetë e kuqe!”, “Ne nuk pranojmë!”, “Rinia nuk do ta lejojë!”, protestuesit kërkojnë bllokimin e këtij vendimi që minon demokracinë. E njëjta frymë do të përshkoj vendin tonë. Të zezat e kësaj qeverie nuk kanë fund, ndërsa për shkak të interesave personale të oligarkëve po sakrifikohet e ardhmja e vendit. Ashtu sikundër Presidenti Trump njoftoi zhvendosjen e pushtetit nga Uashington DC tek populli i thjeshtë, prej kohësh kreu Basha përmes programit të tij politik kërkon të vendos të parin, qytetarin. Pikërisht, era e ndryshimit të Shqipërisë do të vijë prej zhvendosjes së pushtetit nga politikanët tek qytetarët, me në krye një qeveri që në qendër të vëmendjes do të ketë pikërisht shqiptarin e thjeshtë. / G55

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top