SHKRUAR NGA DANIELA GRRICA
Media greke Kathemerini i ka kushtuar së fundmi një artikull çështjes së detit, marrëdhënies së kryeministrit Rama me Erdogan, vizitës së tij në Greqi dhe deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë mbi zhvillimet e fundit.
Të premten, më 11 shtator, Edi Rama inspektoi ndërtimin e disa shtëpive në një zonë të Tiranës në mëngjes, për të strehuar familjet e prekura nga tërmeti dhe në mesditë ai u pa duke hipur në një avion privat dhe u larguar në drejtim të panjohur.
Në orën 5 të pasdites, një kanal i vogël televiziv (A2) njoftoi se ai ishte larguar nga vendi për t’u takuar me Erdogan dhe pak më vonë u mor vesh që kryeministri kishte shkuar për një fundjavë në Turqi, ku do të takohej gjithashtu jozyrtarisht me presidentin turk.
Sidoqoftë, përmes mediave ishte bërë e ditur se të martën Rama do të udhëtonte drejt Greqisë, ku gjithashtu do të takohej me Kyriakos Mitsotakis.
“Linja Erdogan”
Mendjet e shumicës shkuan te “linja” që supozohej t’i jepej nga “vëllai i madh” Erdogan në funksion të diskutimeve me udhëheqjen greke për shënjimin e zonave detare.
Disa menduan se Erdogan të synonte të dërgonte Ramën si mbartës të një mesazhi për Mitsotakis kur të takoheshin në Athinë.
Vetë Rama foli gjatë një konference ku tha se ishte krenar për miqësinë e tij me Erdogan dhe siguroi në emër të presidentit turk, se ky i fundit i donte grekët.
Udhëtimi “në kohë të lirë” sigurisht që nuk e bën udhëheqësin shqiptar “të dyshimtë” nga pala greke. Anulimi i marrëveshjes për caktimin e kufijve të EEZ midis dy vendeve në 2009, megjithatë, mbart një gjurmë turke dhe tani që është çështja e parë në axhendën greko-shqiptare. Erdogan “i bërtet” Ramës në rezidencën e tij, disa orë para se të udhëtonte drejt Athinës duket se ka ngritur dyshime se vërtetë janë dhënë “këshilla” nga ana e presidentit turk.
Dora Bakoyannis ia përplasi në “fytyrë” Ramës, duke i thënë së “ne e dimë se Turqia ishte kundër marrëveshjes” dhe ish-Kryeministri Sali Berisha, kur u pyet nëse Turqia kishte ndikuar në vendimin e anulimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2009, tha: Absolutisht. Nuk mund ka dyshime. Njëqind për qind”.
Admirali turk, tashmë në pension, Xhihad Yaiçi, një mbështetës i doktrinës “Blu Homenland”, zbuloi gjithashtu në një intervistë me një gazetë lokale qershorin e kaluar tha se Ankaraja kishte ndërhyrë për të anuluar marrëveshjen, “duke paralajmëruar” se Greqia po mashtron”.
Edi Rama, sigurisht që e mohoi këtë në konferencë, duke thënë se Turqia nuk kishte ndërhyrë në anulimin e marrëveshjes së vitit 2009, duke pretenduar se ai i bëri thirrje në gjykatën kushtetuese për shkak të presionit nga “super-patriotët” në vendin e tij, të cilët akuzonin se “deti po u shitet grekëve”.
“Misteret e Marmaras” mund të zgjidhen me fillimin e dialogut midis Athinës dhe Tiranës për zonat detare, kështu që do të shihet nëse pala shqiptare i është vendosur një kufi nga Erdogan, kryesisht në çështjet e ishujve (Othonoi, Erikousa) dhe ishujve shkëmbor jashtë Korfuzit, cilat janë pikat në fjalë.
A mund të fillojnë bisedimet e EEZ menjëherë? Rama tha se “herët a vonë do të arrijmë një pikëpamje të përbashkët mbi zonat detare” dhe sugjeroi që çështjet të zgjidhen ose me ndihmën e vendeve të treta ose në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.
Sidoqoftë, Shqipëria ka hyrë në fazën e zgjedhjeve, e cila është caktuar për 25 prill, dhe klima politike është tashmë shpërthyese, sidomos pas lajmeve se Athina do të zgjeroj ujërat territoriale me 12 milje.
A do të guxojë Rama të hapë një çështje kaq të nxehtë në prag të zgjedhjeve kur e gjithë opozita dhe Presidenti Meta e akuzojnë atë se po përgatitet të “shesë detin”, domethënë të kryejë “tradhti kombëtare”?
Një burim i lartë diplomatik grek, të cilit “K” i bëri pyetjen se: “propozimi ynë do të jetë i tillë që do të jetë shumë e vështirë ta refuzosh” dhe tha se pavarësisht atmosferës elektorale Shqipëria mund të filloj diskutimet.
Pikënisja
Ai nuk pranoi të thoshte nëse ata do t’i referoheshin marrëveshjes së vitit 2009 në diskutimet e bëra gjatë mandatit të ministrit të Jashtëm Tsipras dhe mandatit të ministrit të Jashtëm Kotzia dhe Bushati, apo nëse do të fillonin “tabula rasa”.
Kryeministri Rama tha nga podiumi i “The Economist” se “ne jemi në bashkëpunim strategjik me Greqinë dhe Turqinë” dhe se ai nuk e ndjen që Shqipëria “është midis një çekiçi dhe një hekuri”.
Pjesërisht, ai nuk po gabon, me atë çfarë ka deklaruar, pasi Greqia dhe Turqia nuk po “luftojnë” në korridoret e Korfuzit, megjithëse përcaktimi i zonave detare të Greqisë dhe Shqipërisë mund të ndikojë në Kastellorizo për sa i përket ndikimit të ishujve Liliputian atje.
Sidoqoftë, i takon të vendosë nëse do të funksionojë brenda idealit dhe solidaritetit të përbashkët evropian ose do të veprojë në bazë të shërbimit të interesave të një vendi të tretë, jo-evropian që kërcënon një shtet anëtar.
Me fjalë të tjera, ai nuk mund të kërkojë, të bashkohet me BE dhe në të njëjtën kohë të jetë në përputhje me politikat e Turqisë që Evropa e Bashkuar aktualisht po kundërshton në Egje dhe në Mesdheun Lindor.
Populli shqiptar parashikon të ardhmen e tij në një Evropë të bashkuar, dhe jo në një model të një shoqërie të Erdogan, dhe as një “Blue Homeland” neo-Osman, të cilin, siç deklaroi ai gjatë një vizite në Tiranë, kufijtë do të arrijnë deri në brigjet e Adriatikut, përfshirë Shqipërinë!
Mbi të gjitha, është vetë Rama ai që ka marrë përsipër barrën e udhëheqjes së vendit të tij për në BE dhe në fakt pret të caktohet një datë për fillimin e negociatave me miratimin dhe ndihmën e Greqisë.
Prandaj, ai nuk mund të shkelë në dy “anije” që projektojnë deklarata pompoze të tilla si “ne jemi në bashkëpunim strategjik me Greqinë dhe Turqinë”. Në një moment, ai do të përballet me dilemën “e Europës së Bashkuar të Erdoganit ose me Turqinë?” dhe do të duhet të vendosë se anën e kujt do duhet të mbajë.
Është e kuptueshme që Athina, e cila ka në duar letrën e fortë europiane, duhet të marrë parasysh dhe të respektojë interesat e saj kombëtare. / SHEKULLI