Edhe sot më ndjek hija e Tij!

Shkruan: Arben Rugova, marrë me aprovim paraprak nga profili i autorit në rrjetin social facebook

Sot është ditëlindja e heroit tim, vepra e të cilit ka ndikuar edhe te prindërit e mi që të jem ky që unë jam – shqiptar para së gjithash!

Pra, sot është 611 vjetori i lindjës së heroit të të gjithë shqiptarëve – Gjergj Kastriotit – Skënderbeut!
E di fort mirë kur u krijua kombi si nocion modern, por topi s’e luan se fillet e para të një organizimi të shqiptarëve nisën kur Gjergji ishte gjallë!

Pas vdekjës së tij ndodhi ajo që ndodhi. Shumica jonë u konvertua në muslimanë, përfshi edhe të parët e mi!
Tash ta akuzosh Gjergjin për çfado që ndodhi pas vdekjes së tij, është njëjtë si ta akuzoni Adem Jasharin pse Kosova nuk iu bashkua Shqipërisë më 1999, më 2008, apo pse edhe sot kemi çështje të pazgjidhura me Serbinë!

Gjoni (jo baba i Gjergjit) paraardhësi im, ishte rreth 20-25 vjeçar kur u bë Mehmet, sepse drithin ((misrin) që nxjerrte prej arës e donte për familje!

Derisa nuk u konvertua (gjë që nuk e bëri me qejf), bylmetin ia grabitnin jeniçerët me urdhër të pashallarëve e vezirëve, disa prej tyre shqiptarë si ata “shqiptarët e ndershëm” të kohës së Serbisë!

Kjo që po them tash nuk ka ndodhur para 1000 as 2000 vjetësh, por para shtatë brezësh (me mua), para rreth 210 vjetësh!

Pra, nuk po flas për Dardanët, ani se unë edhe për dinastinë e tyre gjejë pjësë në krenarinë time! Sepse, unë nuk jam prej atyre moshatarëve të mi që nuk ia dinë as katragjyshit emrin!

Shqipërinë mëmë e bënë Rilindasit tanë, ata që besuan te vepra e Skënderbeut, që mbetën shqiptarë edhe 500 vjet pas pushtimit e sundimit otoman.

Edhe Kosovën, 500 vjet nën “turki” dhe 100 vjet të pushtuar e sunduar nga Serbia, e çliruan heronjtë shqiptarë që u rritën e brymosën me veprën e tij dhe të Rilindasëve tanë, të cilët pa asnjë dyshim, i ndiqte kudo hija e Gjergjit!

Gjatë këtyre 20-30 vjetëve të trazicionit në Shqipëri e Kosovë, disa analistë, historianë, injorantë të shitur dhe mohues të vetvetes, janë përpjekur ta zbehin epokën e Gjergj Kastriotit, duke u përpjekur ta paraqesin veprën e tij si një legjendë (përrallë) të shqiptarëve!

Por mua nuk më ka kalitur vetëm Marin Barleti e Naim Frashëri! Këta dy nuk e kishin shpallur Gjergjin një prej katër strategëve më të mirë ushtarak që ka pasur historia e njerëzimit, por historianë botërorë! Bustin e tij nuk e kemi vendosur vetëm neve nëpër qendrat tona, por ndodhet thuajse kudo nëpër qendrat tjera të Evropës!

Në këtë kohen tonë, kur ne shpeshherë me të drejtë jemi të dëshpëruar me vetveten, me klasen tonë politike, korrupsionin dhe të bëmat tjera të këqija të liderëve tanë, soji i keq i dalë nga keqqeverisja e tyre, për të krijuar përçarje ndër shqiptarë, historianë të politizuar e ndikuar nga doktrinat fetare, “akuzojnë” Gjergjin edhe për mbrojtje të Krishterimit dhe përsekutim të shqiptarëve myslimanë!

Asokohe shumica dërmuese e shqiptarëve ishin të krishterë (apo nuk kishte shqiptarë atëherë sipas disa pseudo analistëve e pseudo historianëve)! Dhe as atëherë, edhe pse ishte i krishter, vepra e Gjergjit nuk njihet si vepër as luftë fetare, por si luftë midis dy civilizimesh, midis Evropës e Azisë!

Gjegji luftoi me otomanët për Evropën e tij (edhe pse dikush nuk e beson as këtë dhe duhet të pyes pseudo historianë e analistë, nëse ekzistonte Evropa asokohe!?) Dhe, luftoi edhe me venedikasit, të krishterë, për Arbërinë e tij!
Gjergji ishte strateg shqiptar, vepra e të cilit do të jetojë të paktën edhe 611 vjet të tjera!

Sa për qartësim, përpjekje për ta zbehur e njollosur figurën e Gjergj Kadtriotit vjen prej “xhonturqëve”, të cilët duke na u shtirë tash si miq, u pëngon historia e epokës së Tij, u pengojnë poezitë dhe kënget të shkruara e kënduara për veprën e Tij, dhe bustet nëpër zyra dhe statujat nëpër sheshet tona!

Sot, në përvjetorin e lindjës së tij, askush nuk kërkon prej meje dhe shqiptarëve të tjerë të besimit Islam që të bëhen të krishterë! Dhe nuk bëhem…, por duke mos e harruar dhe duke respektuar të kaluarën, e ardhmja ime dhe e gjithë shqiptarëve është shumë më e sigurtë!

Çfardo erërash të fryejnë kohë pas kohe, mua dhe shqiptarët na ndjek hija e Tij! Të tjerët që mendojnë ndryshe për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, janë butakë që nuk i do as Lindja as Perëndimi!

Pakënaqësia jonë me zhvillimet e sotme politike, në Kosovë dhe Shqipëri, nuk guxon të lëkund bazamentin për të cilin ndjehemi krenarë! Gjergji është gjallë! Dhe me Gjergjin, Evropa është e gjitha e jona!

1 thought on “Edhe sot më ndjek hija e Tij!”

  1. Agron Krasniqi, Kosovë

    Arben,
    Pas vdekjes se Gjergj Kastriotit, shumica nuk u konvertua ne musliman siq pohon ti. 150 mije shkuan ne Kalabri edhe sot e kesaj dite jane Shqiptar. Pastaj nuk u konvertuan por me dhune duhej te deklarohen si musliman qe te shpetojne jeten e tyre. Se treti sot ne Kosove per shembull jane afer 20-25 mije musliman…..qe praktikojne religjionin islamik. Prej tyre shumica apo 15 mije jane ish Shqiptar te konvertuar ne Musliman, e tjeret jane ish turqeli, magjup, gabel, hashkali, serb, malazez…etj. Ne shumica e kombit Shqiptar , pra afer 95% jami te pafe pra nuk praktikojme asnje religjion.

    Mos harro se religjioni musliman nuk lejon kombe …..dmth: ose je SHQIPTAR ose Musliman.

    Ska tjeter.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top